DIJETARËT DHE THIRRËSIT NËN BOMBARDIM

DIJETARËT DHE THIRRËSIT NËN BOMBARDIM

0 1759

Umeti e përjeton një periudhë në të cilën personat me ndikim publik dhe drejtuesit e mendimit në shumë sfera janë vendosur para testit esencial. Ky test/ sprovë me siguri që i përfshin edhe bartësit e thirrjes islame, thirrësit dhe ata që synojnë reformimin gjithëpërfshirës.

Shumë popuj e përjetojnë këtë sprovë (testim) me të cilin ndahet e mira nga e keqja. Edhe ata që thirren në dituri, pretenduesit e së vërtetës dhe thirrësit islam tani janë para pasqyrës të së vërtetës. Ata janë brenda laboratorit të quajtur Fitne me të cilën zbulohet esenca nga e cila janë ndërtuar. Stacionet e këtij rrugëtimi do të shpalosi atë që ka mbetur në rrugën e drejtë dhe atë tek i cili fjalët ndeshen me veprat.

Nuk ka dyshim se bota arabe është tani më e destabilizuar. Ndodhitë janë të shumta disa prej tyre të qarta dhe disa tjerë që nuk janë edhe aq të qarta. Ballafaqohemi me ndodhi që kërkojnë dituri të thelë, qëndrueshmëri të zemrës, freski e bindjes, largpamësi të besimtarit, vetëdije të pjekur dhe të paluhatshme. Jetojmë fazën e konflikteve ushtarake, luftërave ideologjike dhe tërheqjeve gjeopolitike. Në vazhdën e këtyre ndodhive shtohet presioni mbi dijetarët e Umetit, mbi thirrësit dhe mendimtarët. Çdo palë mundohet ti përvetëson, shtohet presioni i sistemeve, presioni i kërkuesve të diturisë dhe nga vetë popujt. Të gjithë dëshirojnë ta dëgjojnë zërin e tyre. Allahu e morri zotimin e dijetarëve se ata nuk do ta fshehin të vërtetën e as që do ta ndryshojnë atë për ndonjë interes apo qëndrim të dikujt.

Krahas vështirësisë për ta thënë dhe proklamuar fjalën e hakut presioni mbi dijetarët shtohet edhe nga bota perëndimore të cilët i sulmojnë drejtpërsëdrejti, ose i angazhojnë mediumet dhe politikanët e tyre me këtë detyrë.

Dijetarët të cilët në vendet islame ndaloheshin të flasin dhe që ngarkoheshin, si fajtorë, me pasojat e gjërave që ndodhin, tashmë janë caku i çdokujt.

E rrezikshmja në këtë fazë është dukuria e nënvlerësimit të dijetarëve dhe tallja me rolin e tyre. Dëshirohet që roli i dijetarëve botërisht të minimizohet dhe të izolohet në një kënd nga i cili nuk munden me ndikue në jetën njerëzore dhe në ndodhitë madhore.

Tendenca tjetër është të largohet pavarësia e thirrësit dhe dijetarit, të heshtet e vërteta dhe të flitet e pavërteta.

Kjo tendencë e prishur është në kundërshtim me rolin qendror të cilin duhet ta mbajnë dijetarët, nga të cilët pritet që çdoherë ti prijnë së vërtetës dhe të janë në qendrën e ndodhive shoqërore. Ata kështu do të angazhohen në mbrojtjen e njerëzve nga errësirat e lajthitjes duke e zbatuar urdhrin e Allahut, subhanehu ue te’ala: “Kujtoje (o Muhamed) kohën kur Allahu mori premtimin nga ata që u është dhënë Libri se do t’ua shpjegojnë atë njerëzve dhe nuk do të fshehin asgjë nga ai. Pastaj ata e hodhën pas shpine (premtimin) dhe e ndërruan atë me një vlerë të vogël. Eh, sa këmbim të shëmtuar që bënë ata!” (Ali Imran, 187)

Në këto ditë thirrësi i ngjanë atij që ec mbi litar. Fjalët duhet me i zgjedh me kujdes dhe qëndrimin ta ndërton me vigjilencë në kohë kur shumëkush e pret mendimin e tij. Madje edhe nëse vepron kështu (me kujdes e dituri), nuk do të shpëtojë dot nga kritikat. Sido që të veprojë armiqtë do thonë: i tejkaloi kufijtë dhe do të mundohen ta largojnë nga skena në çdo mënyrë. Imami i kohës sonë Ibën Uthejmini thotë: Ulematë janë tre kategori, alimi i miletit, alimi i shtetit dhe alimi i popullit. Ulematë e miletit, Allahu na bëftë prej tyre, janë ata që e drejtojnë popullin me dispozitat e Allahut, subhanehu ue te’ala, dhe të Dërguarit, sal-lallahu alejhi ue selem, nuk frikohen nga askush, kushdo që të jetë.

Ulematë e shtetit janë ata që shikojnë epshin e sundimtarit dhe të tilla janë gjykimet e tyre, mundohen që ti shtrembërojnë tekstet e Kuranit dhe Sunetit, që të përshtaten me dëshirën e sundimtarit. Këta janë të humburit.

Ulematë e popullit janë ata që e shikojnë popullin, nëse populli kërkon një gjë të lejohet ia lejon, nëse diçka kërkon të ndalohet ua ndalon. Mundohen që ti shtrembërojnë tekstet e Kuranit dhe Sunetit, që të përshtaten me epshin e popullit…

Këta të cilët Ibën Uthejmini i quan ulematë e miletit janë ata që nuk mashtrohen me dynjanë dhe bukuritë e saj kalimtare: “Midis ithtarëve të Librit, me siguri ka të atillë që e besojnë Allahun dhe atë që ju është shpallur juve, si dhe atë që u është shpallur atyre, duke qenë të përulur para Allahut dhe pa i këmbyer shpalljet e Tij me ndonjë vlerë të paktë. Ata do të kenë shpërblimin e tyre te Zoti i tyre. Vërtet, Allahu është i shpejtë në llogari!” (Ali Imran, 199)

Këta janë ata që synohet të largohen nga skena, nga këta frikohen çarqet perëndimore dhe bishtat e tyre në botën islame. Ata janë caku i granatimit informativ dhe skajimit profesional. Ata ecin mbi litar në kohën kur jeta është mbuluar nga valët e sprovave…Allahu është mbrojtësi i tyre.

Editorial në portalin www.amoslim.net / albislam.com

Nën mbikëqyrjen e dr. Nasir El Omer

Përktheu Talha Kurtishi

GJITHASHTU NË ALBISLAM