DISA MIRËSI TË ABDESIT

DISA MIRËSI TË ABDESIT

0 1789

Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Kur muslimani apo besimtari merr abdes, kur e lan fytyrën e tij, dalin prej saj bashkë me ujin, apo me pikën e fundit të ujit, të gjitha mëkatet që ka bërë me shikimin e syve të tij, apo e ngjashme me këtë. Kur i lan duart e tij, dalin prej tyre bashkë me ujin, apo me pikën e fundit të ujit, të gjitha mëkatet që ka bërë me to, derisa bëhet i pastër nga çdo mëkat.” (Hadithi është sahih e transmeton Buhariu 109 dhe Muslimi 244)
T’i fal gabimet! Çfarë mirësie!
Ka thënë Muhamedi, alejhi selam: “A t’ju tregoj sesi Allahu i fal mëkatet dhe i ngrit njerëzit në pozitë?! Marrja e abdesit të plotë edhe kur ka vështirësi, hapat e shumtë për në xhami, dhe pritja e namazit njërit pas tjetrit. Kjo është Ribat për ju, kjo është Ribat për ju, është Ribat për ju.” (Sahih transmeton, Muslimi 201)
Abdesi t’i ngrit shkallët tek Allahu.
I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, tha: “Ndiqni drejtësinë edhe nëse nuk mund t’i përmbaheni të gjitha veprave të mira. Ta dini se vepra juaj më e mirë është namazi dhe se askush nuk e ruan abdesin vetëm se besimtari i vërtetë.
Kush qëndron çdo herë me abdes është argument mbi imanin e tij.”
Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Me të vërtetë Umeti im do të njihet ditën e kijametit nga shenjat e abdesit, prandaj kush ka mundësi ta zgjasë atë (pra të lagë sa më shumë nga pjesët e caktuara në abdes).
Kjo është një nderë për besimtarin në Ditën e Gjykimit.

(Fjala “Ribat” ka për qëllim, përmbajtja, mbyllja e vetes, përkushtimi ndaj një gjëje. sikur ta ketë mbyll (përkushtuar) veten në këtë adhurim)

Përshtati: Valdet Kamberi

GJITHASHTU NË ALBISLAM