Djemtë me mjekra nuk po agjërojnë së bashku me ne?!

Djemtë me mjekra nuk po agjërojnë së bashku me ne?!

0 1321

Këshillit të Përhershëm të Fetvasë në Arabinë Saudite, iu drejtua kjo pyetje:

“Në vendin tonë ka disa vëllezër të kapur pas fesë, të cilët mbajnë edhe mjekra, por ata veprojnë ndryshe nga ne në disa çështje, siç është për shembull agjërimi i Ramazanit. Ata nuk agjërojnë derisa ta shohin Hënën e re me sy të lirë. Kështu që ndonjëherë ne agjërojmë një ditë ose dy ditë para tyre dhe po kështu, ata e mbyllin Ramazanin një ose dy ditë pas nesh. Sa herë që ne i pyesim ata kur agjërojnë ditën e Bajramit, na thonë se ne nuk agjërojmë e as nuk bëjmë Bajram, derisa ta shohim Hënën e re me sy të lirë, sipas fjalës së Profetit (alejhi salatu ue selam): “Agjëroni kur ta shikoni atë (Hënën) dhe ndërpriteni kur ta shikoni atë (Hënën)!” Ata nuk e marrin në konsideratë shikimin e hënës me anë të aparateve, kështu që kuptohet se ata nuk pajtojnë me ne edhe në namazin e Bajramit, të cilin e falin në bazë të shikimit të tyre dhe po kështu, edhe në Bajramin e Kurbanit, në ditën e Arafatit, etj.”

Ndërkohë, ky Këshill iu përgjigjet duke thënë: 

Është e detyrueshme për ta që të agjërojnë me njerëzit, të mbyllin Ramazanin po me ta, e të falin Bajramet me muslimanët e vendeve të tyre, në bazë të hadithit: “Agjëroni kur ta shikoni atë(Hënën) dhe ndërpriteni kur ta shikoni atë (Hënën)!”,qëllimi i të cilit është se agjërimi dhe ndërprerja e tij, bëhet në bazë të shikimit me sy të lirë ose me mjete, të cilat ndihmojnë syrin në shikimin e tij, po ashtu edhe në bazë të fjalës tjetër të Profetit (alejhi salatu ue selam) që thotë: “Agjërimi është në ditën që agjëroni, Bajrami në ditën që bëni Bajram dhe Kurbani në ditën që bëni Kurban.”

Kryetar: Abdulaziz ibn Baz

Zëvendëskryetar: Abdurrezak Afifi

Anëtar: Abdullah Gudejan