KËSHILLA E PARË

KËSHILLA E PARË

0 1635

Ne jetojmë në një kohë siç e përshkroi Imam Ibn Kajimi -Allahu e mëshiroftë!, duke thënë: “Toka dridhet, e qielli errësohet, e keqja shfaqet gjithandej, në tokë e në det. Nga padrejtësia e të ligëve, bereqetet u zhdukën, të mirat u pakuan, edhe kafshët e egra u dobësuan. Edhe jeta u turbullua nga shthurrja e zullumqarëve. Në një kohë ku qan drita e ditës dhe errësira e natës, nga punët e liga e veprat e tmerrueshme, po edhe melaqet të cilat regjistrojnë dhe raportojnë tek Zoti u ankuan për numrin e madh të imoralitetit dhe mbizotërimit të së keqes dhe të shëmtuares, dhe kjo –  pasha Allahun – është një lajm për një vërshim mbi të cilin retë janë tubuar, një tregues për një natë të zymtë, andaj skajohuni nga kjo rrugë me pendim të sinqertë përderisa pendimi është i mundshëm, dhe dera e saj është e hapur.” (Libri: “Fevaid” – të ibn Kajimit)

Në një kohë si kjo kohë, kur zemra ngurtësohet, imani dobësohet, dhe të paktë janë ndihmëtarët e së mirës.
Një kohë ku mungon shoqëruesi që të këshillon, dhe është e vështirë dhe e rrallë të gjesh një vëlla të mirë.
Një kohë ku fillon plogështia dhe dobësia të depërtojë thellë në zemër, ku shenjat e rënies dhe të dobësisë fillojnë të dalin në sipërfaqe, dhe këtu ndodh fatkeqësia që nëse nuk e heton, do të përfundojë njeriu deri në përkeqësim dhe devijim nga rruga e udhëzimit, përmirësimit, përkushtimit dhe përqëndrimit.

I lumtur është ai i cili kënaqet me atë që e posedon. Koha është më e vlefshme sesa të humbet e tëra në kërkim të dynjasë, me përjashtim të atij që është i kujdessëm në fitim, i përmbajtur nga lakmia, që ka qëllim t’u ndihmon të tjerëve, të jep lëmoshë nevojtarëve, në këtë rast, angazhimi i tij është më i mirë se sa  neglizhenca.

AbdulVahid ibn Zejd, Allahu e mëshiroftë kishte takuar vëllanë e tij Utbe, në një ditë dimri, me acar të ashpër, kur pa që ai po djersitej! E pyeti AbduVahidi: Cfarë ke? Po djersitesh në një ditë si kjo?! Utbeja iu arsyetua: “Hajr qoftë.” Insistoi AbdulVahidi në pyetje, e i tha: Të më tregosh! Iu përbetua në Allahun, e ai iu përgjigj: Betohem në Allahun, kujtova një mëkat që kisha vepruar para shumë vitesh në këtë vend, andaj kjo që e sheh është për këtë shkak. (Nga libri “Hiljetul Evlija” të Ebu Naim Al Asfahanit)

 O vëlla i dashur!
Kur do shfaqen tek ti veçoritë e të devotshmëve?!
Kur do ngjitesh në pozitën e garuesve?
Kur  do ecësh në rrugën e të mirëve?
Kur do largohesh nga vuajtjet e mëkatarëve?
Kur do gjunjëzohesh me të penduarit ?
Kur do ngrihesh natën me namazfalësit?
Kur do i trokasësh me lotët e tu dyert e Mëshiruesit?

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM