KONCENTRIMI NË NAMAZ – Vlera e saj dhe shkaqet që të ndihmojnë drejt saj

KONCENTRIMI NË NAMAZ – Vlera e saj dhe shkaqet që të ndihmojnë drejt saj

0 4629

Falenderimi i takon vetëm Allahut, salavatet dhe selamet qofshin mbi profetin që nuk ka profet pas tij, në vijim:

Vëllau im besimtarë dije se koncentrimi në namaz, falja e namazit me hushu – frikërespekt është shpirti i namazit dhe zbukurimi i madh i tij, andaj namazi pa koncentrim është boshë dhe pa kurrëfarë dobie, pasi që dihet se një vepër të jetë e pranuar tek Allahu duhet ti plotëson dy kushte:

1 – Të jetë i sinqertë vetëm për Allahun dhe

2 – Të jetë në pajtueshmëri me sunetin e Muhamedit-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të.

Duke u bazuar në fjalën e Allahut: “T’ju sprovon se cili prej jush do të jetë më vepërmiri” dijetarët kanë thënë: Më vepër miri do të thotë ai që e qëllin dhe ai që është më i sinqertë.

Namazi vëlla i nderuar dhe ti motër e respektuar dije se është prej adhurimeve më të rëndësishme që e kryen besimtari pesë herë gjatë një ditë-nate. Andaj kur të humb koncentrimi në namaz humb një kusht i pranimit të veprës, kështu që namazi bëhet jo i plotë ose formalitet, lëvizje të veçanta, të pashpirt dhe pa frikërespekt ndaj Krijuesit.

Humbja e koncentrimit në namaz është sëmundje e cila duhet të ndalet besimtari dhe ta shëron edhe atë për dy arsye të rëndësishme:

1 – Sepse namazi është peshore e parë që tregon për pranimin ose mospranimin e veprës, i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Çështja e parë për të cilën do të jetë llogari robi në ditën e gjykimit është namazi, nq qoftë se atë e ka në rregull atëherë i ka në rregull edhe veprat tjera, e poqëse namazin nuk e ka në rregull, nuk i ka në rregull edhe veprat tjera.

2 – Besimtari përfiton nga namazi i tij aq sa është i koncentruar në të, siç përcillet nga Ibn Abasi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Njeriu e fal namazin kurse nga ai e fiton gjysmën e tij, një të tretën e tij, një të katërtën e tij, një të pestën e tij, një të gjashtën e tij, një të shtatën e tij, një të tetën e tij, një të nëntën e tij, ose një të dhjetën e tij, ka dikujt nuk i pranohet aspak, e ka dikujt ai i bëhet në formë topi i ngritet mbi kokë dhe i thotë: Të humbtë Allahu ashtu siç më humbe ti mua”…

Prandaj vëlla dhe motra ime ndalu dhe mendose a do të ishe i kënaqur që mos të të pranohen veprat tua tjera shkaku i mospërmirësimit tënd në namaz? Apo vallë mos do të mjaftonte për ty që nga namazi yt të fitosh gjysmën, çerekun apo një pjesë të vogël të tij?

Hushu-ja, frikërespekti në namaz d.t.th: Kthimi i zemrës vetëm nga namazi dhe mospërzierja e tij me diç tjetër ose mosdhënia përparësi diçkaje tjetër pos namazit. Atëherë namazi bëhet shkëlqim i syve të namazfalësit, njejtë siç thotë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: “Kënaqësia e syvë te tmij është në namaz”.

Hushuja në namaz arihet fillimisht me qetësimin e gjymtyrëve të trupit, mos lëvizja e tepërt në të, meditimi me zemër dhe frika nga ajo çfarë e bën në namaz qoftë diçka haptas apo fshehtas.

Shkaqet që të ndihmojnë të jesh i koncentruar në namaz janë disa edhe atë:

1 – Ta kujtosh madhërinë e Allahut – Përkujtimi i madhështisë së Krijuesit si dhe ta kujtosh mirë se para kujt qëndron, ta kesh parasysh se Ai është afër Teje, të dëgjon, të të sheh si dhe e din se çfarë fsheh në brendësinë tënde në ato çaste i jep një ndjenjë të veçantë namazit.

Po ashtu të ndjehesh i turpëruar përpara Allahut gjatë qëndrimit tënd që të afrohesh tek Ai edhe më shumë, e kjo në veçanti mund të ndjehet kur je në namaz sepse atëherë e din se më kënd je duke komunikuar, kujt i je drejtuar. Gjithashtu kujto fjalën e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ku thotë: “Kur ndonjëri nga ju çohet për tu falur, Ai e lut Allahun Zotin e tij, andaj le të ketë kujdes se si e lut Atë”.(Transmeton Muslimi nr. 651)

2 –Meditimi – Meditimi rreth asaj që lexon nga Kurani, duke marur mësim nga ajetet që këshillojnë apo kërcënojnë apo përgëzojnë, madje qofshin ato edhe ajete të moralit ose dispozitave edhe në to njeriu mund të meditoj dhe të përfitoj. Po ashtu të mediton rreth kuptimit të duave dhe dhikreve të cilat përsëriten dhe thuhen në ruku, sexhde si dhe uljet ndërmjet rekateve, ngase futja në punë të trurit me tad he meditimi rreth tyre zgjon koncentrim dhe frikën ndaj Allahut. Poashtu namazfalësi e bën që të mendon rreth namazit e jo jashtë saj.

3 – Përkujtimi i vdekjes – Përkujtimi i çastit të ndarjes nga kjo botë, pra i përfundimit të jetës si dhe kur të falet namazi të falet me ndjenjën se ky është namazi yt i fundit kurse pas kësaj të tjerët do ta falin ty namazin e xhenazes, pra në namazin tjetër ti do jesh i faluri bëjnë që njeriu të ketë një qasje shumë serioze ndaj namazit. Lidhur me këtë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Kujtonie vdekjen gjatë namazit sepse kur njeriu e kujton vdekjen gjatë namazit të tij kjo është më afër përmirësimit të tij, fale namazin sikur të jetë ai namazi i fundit për ty”. Sepse ai i cili e ndjen se ai namaz është i fundit në jetën e tij atëherë kjo është shtytës i fortë që ta përmirëson dhe ta ndjej namazin sa më shumë, pra mundohet që koncentrimin e tij ta ketë në nivel, është i kujdesshëm se çfarë lexon, si lëviz, si qëndron, çfarë mediton, kur është në ruku dhe sexhde nënshtrimi i tij dallon e kështu me radhë.

4 – Kujdesi ndaj suneteve të namazit – pas kujdesit ndaj farzeve dhe shtyllave të namazit, kujdesi ndaj suneteve të namazit duke mos i anashkaluar porse duke u munduar që ti kryejmë që të gjitha apo sa më shumë, bën që këto të lejnë shenja të forta në koncentrimin gjatë namazit.

5 – Moslëvizjet e tepërta dhe pa nevojë gjatë namazit – moslëvizjet e shumta ose të panevojshme, mbajtja e qetësisë dhe rehatisë së plotë në namaz janë evitues të madh të dekoncentrimit. Andaj kur dikush prej selefit e ka parë dikënd i cili bënte lëvizje të shpeshta në namaz i thoshte: Sikur zemra e tij të friksohej do të friksoheshin edhe gjymtyrët e tij.

6 – Llogaria e fryteve të namazit dhe përkujtimi i vlerës së lartë që ka namazi – koncentrimi në namaz siç dihet është shkak për faljen e mëkateve, i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Çdo besimtarë që në kohën e namazit obligativ mer abdest siç duhet si dhe koncentrohet mirë në të, e plotëson rukunë e tij, kjo llogaritet si shlyerje mëkatesh për të, përderisa nuk bie në mëkatet e mëdha”, kjo vlen për të tërë kohën. (Transmeton Muslimi).

Prandaj duhet ta kuptojmë vlerën e namazit realisht, edhe atë në shumë aspektë, si në koncentrim, frikë, përulësi, meditim etj. Sepse njeriu privohet shumë keq kur nuk i pranohet namazi i tij nga shkaku i neglizhencës dhe talljes së shejtanit me të në adhurimin e tij. Vallë a nuk është tragjike për njeriun të falet një kohë të gjatë, e namazi i tij mos të ketë përmirësim porse të ndodh e kundërta? Apo të kthehet në adet dhe formalitet e jo në adhurim të mirëfilltë i cili do të shijohej dhe do të ndjehej kënaqësi. Prandaj nëse kalon një kohë dhe namazi kthehet në rutinë, atëherë personi ka nevojë për ndryshim të gjendjes urgjentisht, pasi që ka thënë Ibn Mesudi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij: Ai namaz i cili nuk të ndalon nga të këqijat ai namaz nuk është namaz. – Pra mos falja e namazit me konentrim dhe hushu, sjell pasoja të rënda, sjell më pas neglizhencën, plogështinë, mëkatet e vogla pastaj të mëdhat e mund të çoj deri në devijim dhe lënien e ti tërësisht, e kjo është grada më e ulët në të cilën mund të bjen një besimtarë pas udhëzimit.

Mos qetësimi në namaz, mos ndjenja e namazit, mos ndjenja e kënaqësisë kur vin koha e namazit apo mos pritja e tij me zell dhe dashuri tregon se namazi është në rënie e sipër për nga “kualiteti” që do të thotë vin në pikëpyetje pranimi i tij. Kurse e kundërta e gjithë kësaj, ndjenja, shijimi, pritja e tij dhe e ezanit me ëndje, ndjenja e një rehatie të veçantë gjatë lidhjes në namaz, qetësia dhe rehatia që ndihet kur robi komunikon me Krijuesin e tij, shkëlqimi i syvë të tij para me se hy dhe kur del nga ky adhurim tregon se personi është në ngritje e sipër në devotshmërinë e tij, e si pasojë kjo do të sjellë që ai të përmirësohet në çdo aspekt të jetës së tij madje qofshin ato çështje të brendshme të zemrës apo të jashtme, te moralit, sjelljesm, komunikimit me njerëzit etj.

Format që sinjalizojnë jo kincentrimin në namaz:

1 – Lëvizjet e tepërta në namaz pa nevojë, si: Lëvizjet e duarve, këmbëve, rregullimi i teshave, prekja e flokëve, shikimi dikund tjetër e jo në vendin e sexhdes, shikimi drejt apo lartë etj.

2 – Rrotullimi në namaz, i cili është dy lloje; Fizik dhe kuptimorë:

Fizik – është rrotullimi i trupit, tundja, përkundja, lëvizja e syvë majtas e djathtas, kjo është vjedhje të cilën e vjedh shejtani nga namazi i robit.

Kuptimorë – është mospërqëndrimi i zemrës tek Allahu duke kujtuar në qëllimet e dunjasë, në çështje jashtë namazit.

Andaj i koncentruar është ai i cili shpëton nga lëvizjet e syrit në qiell dhe zemrës në namaz.

3 – Gabimet e shpeshta dhe meditimi i pakët rreth asaj çfarë thua po lexon nga Kurani  ndërsa nga shkaqet kryesorë të moskoncentrimit në namaz është edhe hutia, gafleti dhe dalja nga namazi me të menduar dhe me ndjenja, neglizhencë e cila mund të ndodh shumë lehtë dhe shpejt e si pasojë të sjell dekoncentrim total në namaz, ndaj të cilës duhet të kemi kujdes të madh.

5 – Mosqetësimi në namaz, vjedhja prej shtyllave dhe vaxhibeve të namazit, si: mosqetësimi në ruku nga ngritja e tij e shpejtë, mosqetësimi në sexhde dhe në uljen ndërmjet sexhdeve e të ngjajshme. Ka thënë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: “Njeriu më i keq është ai i cili vjedh nga namazi i tij”. – Thanë sahabët: O i Dërguari i Allahut si mund të vjedhe nga namazi i tij” – Tha: “Nuk e plotëson rukunë dhe sexhden e tij”. Në një transmeton tjetër qëndron: “I Dërguari i Allahut ka ndaluar nga çukitja në namaz, si çukitja e gjelit, nga shtrirja siç ulet qentë dhe nga rrotullimi siç e rrotullon dhelpra kokën e saj”.

Pregatiti: Nexhat Ceka

GJITHASHTU NË ALBISLAM