Kur duhet myslimani të fillojë agjërimin e 6 ditëve të Shevalit?

Kur duhet myslimani të fillojë agjërimin e 6 ditëve të Shevalit?

0 1536

Pyetja: Kur mundem të filloj agjërimin e gjashtë ditëve të Shevalit, ngase tani jemi në pushimin vjetor?

Përgjigje:

Falënderimi i takon Allahut.

Mund të fillosh agjërimin e gjashtë ditëve të Shevalit prej ditës së dytë të Shevalit, sepse në ditën e Bajramit është e ndaluar të agjërosh. Në çfarëdo kohe gjatë Shevalit mund t’i agjërosh këto ditë, megjithëse veprat më të mira janë ato që bëhen sa më shpejtë.

Komisioni i Përhershëm për Fetva, ka marrë pyetjen vijuese:

A duhet agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit të bëhet menjëherë pas Ramazanit, pas ditës së Bajramit, apo a është e lejuar të agjërojmë disa ditë pas Bajramit në muajin Sheval apo jo?

Ata u përgjigjën si vijon:

Këto ditë nuk është e patjetërsueshme të agjërohen menjëherë pas Fitër Bajramit, mirëpo është e lejuar të fillosh agjërimin e tyre një ditë ose disa ditë pas Bajramit, dhe ato mund të agjërohen rradhazi ose veçmas gjatë muajit të Shevalit, varësisht se si është më e lehtë për të, e çështja në të është e gjerë, e nuk është obligative, por është vullnetare!

Dhe Allahu është Burimi i fuqisë. Allahu e bekoftë Pejgamberin tonë Muhammedin, sal-lallahu alejhi ve selem, familjen, shokët e tij dhe u dhuroftë paqe.

Fetava el Lexhna el Daimeh,10/391

Origjinali arabisht: http://www.islam-qa.com/ar/ref/7860

Perkthimi anglisht: http://www.islam-qa.com/en/ref/7860