Kur e ndërroj vendin, si t’ia filloj Ramazanit

Kur e ndërroj vendin, si t’ia filloj Ramazanit

0 1270

Nëse një agjërues shkon prej një vendi në vend tjetër dhe në vendin e parë lajmërohet hyrja e muajit Shevval (Bajrami), a llogaritet edhe për këtë kjo ditë, ditë Bajrami, gjersa në vendin ku është tani ende nuk është parë hëna e muajit Shevval?

Përgjigje: Nëse njeriu transferohet prej një vendi Islam në vend tje­tër Islam dhe Bajrami i vendit në të cilin shkon vonohet, ai du­het të mbetet me ata në agjërim derisa të vijë Bajrami.

Sepse agjërim është dita kur agjërojnë njerëzit, Bajram është di­ta kur hajnë njerëzit dhe kurbani pritet ditën kur njerëzit pre­sin kur­ban. Ky edhe pse agjëron një ditë më tepër ose më pak, kjo ësh­të e njëjtë sikur rasti kur udhëton prej një vendi në vend tje­tër në të cilin vonohet perëndimi i diellit në krahasim me ven­din e parë.

Ka mundësi që atë ditë agjëron dy, tre ose më tepër orë.

Kështu është edhe nëse shkon në vend tjetër, ku ende nuk ësh­të parë hëna.

E dijmë se Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, na ka ur­dhë­ruar që të mos agjërojmë përveç me shikimin e hënës, po ashtu ka thë­në: “..dhe lëreni agjërimin kur ta shihni hënën”.

Ndërsa e kundërta, të transferohet prej një vendi në të cilin ësh­të vo­nuar dalja e hënës në një vend në të cilin hëna ka dalë më para, në këtë rast ai e bën Bajramin së bashku me ata dhe e plo­tëson atë që i ka mbetur nga Ramazani. Nëse i ka ikur një di­të, kompenson një ditë, nëse dy, i kom­penson dy. Për rastin e dy­të themi se duhet të kompensojë për shka­ku se muaji nuk mund të ketë më pak se 29 ditë apo të ketë më tepër se 30 ditë.

Thamë se duhet të bëjë Bajram edhe nëse nuk i ka plotësuar 29 ditë, nga shkaku se hëna është parë, e kur të shihet hëna është e do­mos­do­shme ndërprerja e agjërimit. Por pasi ka agjëruar më pak se 29 ditë –ndër­sa, dihet se muaji nuk mund të ketë më pak se 29 ditë- atëherë e ka de­tyrim t’i plotësojë 29 ditë me kom­pen­sim.

Gjë që është e kundërt me çështjen e parë, ku nuk guxon ta ndër­­presh agjërimin përveç kur ta shohësh hënën. Nëse nuk e sheh, atë­herë en­de je në Ramazan. Pra, nuk mundesh ta ndër­presh agjë­ri­min gjersa en­de e ke detyrim të agjërosh. Edhe pse bë­hen më shu­më ditë, ajo llo­ga­ri­tet sikurse të agjërosh më shumë orë në ditë.

përktheu: Omer B.