Më pas do të pendohem!

Më pas do të pendohem!

0 240

“Vriteni Jusufin ose braktiseni në ndonjë vend të largët, se pastaj babai juaj do të kthehet nga ju dhe, pas kësaj, do të bëheni njerëz të mirë” Surja Jusuf, 9.

Na mëson surja Jusuf se kur vëllezërit e Jusufit deshtën që të gjejnë një arsyetim për veprimin e gabuar të tyre thanë: “pas kësaj do të bëhemi njerëz të mirë”

Vëllezërit e tij deshtën të përfundonin me çështjen e Jusufit, që ta fitojnë dashurinë e babait, e më pas do ta shfaqnin pendimin pasi ta kenë kryer veprimin (krimin), e vetëm se e keqja u shtua edhe më tepër, vendosën ta hedhin në bunar, e prej këtij gjynahi u degëzuan shumë gjynahe apo gabime tjera, si; hilja, mashtrimi, tradhtia, shpifja e gënjeshtra, vrasja … saqë edhe ujku nuk shpëtoi nga shpifjet e tyre.

Gabimi nuk rregullohet me gabim. Mëkati nuk fshihet me mëkat tjetër.

E as që mund që hasedi (smira) të jetë mjet që të shpije në adhurim.

Ngaqë asnjëherë nuk bëhen bashkë (qëllimi i keq e pendimi i supozuar).

E që është fenomen i përhapur edhe sot, ku shumë prej sojit të tyre mundohen që të arrijnë synime e të përfitojnë interesa në koriz të dikuj tjetër, duke e sakatuar tjetrin, me mashtrimin se, pastaj me Zotin do t’i rregulloj raportet.

Përkthim
Hoxhë Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM