METODAT E PËRMIRËSIMIT

METODAT E PËRMIRËSIMIT

0 1276

Pjesa e dytë e temës “Ndarja selefite…”. Biseda e dytë është rreth metodave të shërimit të ndarjes, që unë i kam renditur në pikat në vijim:

1-Të kuptuarit se problemi është aktual dhe njohjen e rëndësisë së tij: Hapi i parë për të zgjedhur  çdo problematikë është njohja se problemi është prezentë. Ky kuptim ndoshta mungon tek një grup, sidomos tek ata të cilët e përkufizojnë selefizmin vetëm në vete, por nuk anashkalohet nga bartësit kryesor të davetit selefi! Disa prej tyre janë pjesë e problematikës, ngase janë edhe protagonistët e kësaj ndarjeje, e dikush jeton i izoluar nga vëzhgimi i gjendjes së davetit në përgjithësi, nuk di realitetin e gjendjes, e disa pohojnë prezencën e problemit mirëpo nuk e dinë madhësinë e saj, e as pasojat dhe rezultatet. Disa tjerë janë të vetëdijshëm për gjithë këtë mirëpo nuk e vendon këtë problematikë në listën e prioriteteve dhe gjërave me rëndësi. Është e ditur se ndarja është reale, mirëpo pengimi i saj është urdhër , Allahu thotë: “e mos u bëni nga idhujtarët.Të cilët e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ku secili grup i gëzohet idesë së vet“.

Sikur urdhrin e Zotit për pajtim dhe ndalimi i Tij prej përçarjes e kemi e dhe ndalimin e të dërguari të Tij, salallahu alejhi ue selem, nga përçarja. Obligim është që çdo individ prej atyre që thërrasin në fe duhet të përhap ndërgjegje tek gjithë selefitë, të sqarojë rrezikun e ndarjes, ta bart këtë mesazh dhe të nxis dijetarët dhe kërkuesit e dijes që të angazhohen me studim, analizë, të ofrojnë zgjidhje dhe metoda të përmirësimit, duke shpërndarë këshilla, ide dhe fetfa veçanërisht për këtë temë.

2-Sinqeriteti dhe devotshmëria ndaj Allahut: Kush shikon me kujdes në shkaqet e ndarjes që u përmendën më herët kupton se një pjesë e madhe për zgjidhjen e këtij problemi është në devotshmërinë ndaj Allahut subhanehu ue teala. Nëse çdo individ ka drojë prej Allahut dhe i frikohet Atij ashtu si duhet, do  ti jepte përparësi dobisë së përgjithshme selefitë, interesit të umetin musliman mbi dobinë e tij personale apo të një xhemati të ngushtë. Ai do ti njihte të drejtat e vëllezërve të tij e do ti ruante ato e nuk do ti shkelte, do ti njihte të drejtat e dijetarëve dhe pozitën e tyre në të cilat i ka vendosur Allahut i Madhëruar, nuk do sillej keq me  ta e as do ti kritikojë ose të shpifë mbi ta diç të kotë.

Njeriu është i dobtë nëse është i vetmuar i fuqishëm me vëllezërit e tij. Islami ka ndaluar nga mendjemadhësia dhe ka urdhëruar për modesti, është vërtetuar nga i dërguari, salallahu alejhi ue selem, të ketë thënë: “Allahu më shpalli mua që të bëheni modest, saqë të mos mburret njëri ndaj tjetrit dhe të mos urren njëri tjetrin”. E gjithë kjo po edhe shembuj tjerë që duhet njeriu ti merr parasysh para se të hyjë ose tu prijë tubimeve, të flet diçka që mund të përçajë e jo të bashkojë. Të ketë frikë Allahun që të mos jetë prej atyre që i përshkroi i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, me thënien e tij të shënuar në Xhamiun e Tirmidhiut me sened të mirë: “Kush kërkon dijen që të shoqërohet (për të polemizuar) me dijetarët, të zihet me mendjelehtit apo të tërheq vëmendjen e njerëzve, Allahu e shtyn atë në xhehenem”.

3-Të vepruarit me dituri dhe në pajtim me të parët tanë të mirë: Selefitë janë njerëzit më të kujdesshëm dhe thërrasin në pasimin e të parëve të mirë dhe në pajtim me ta. Tubimet dhe ligjëratat e tyre janë përplot me fjalë për besimin e të parëve dhe diturinë e tyre, për ibadetet dhe moralin e tyre, mirëpo realiteti i sotshëm shfaq se ka një ndërprerje  në shumë raste mes gjendjes aktuale dhe asaj në çfarë thërrasim. A ishin të parët Allahu qoftë i kënaqur me ta, ata që flisnin për nderin e njëri tjetrit? Apo dikush nga ata e nxirrte dikë nga rrethi i atyre që janë në të vërtetë dhe e akuzonin atë me bidat dhe gjëra të mëdha sado e madhe të ishte divergjenca mes tyre?

Kishte ndodhur një luftë e madhe në mes shokëve të dërguarit, salallahu alejhi ue selem, ditën e Xhemelit dhe ditën e Sifinit, u derdh gjak i madh, i dëlirë e i pastër, mirëpo zemrat u kthyen, u bashkuan dhe u zbutën. Allahu u dhuroi ithtarëve të sunetit bashkim pas përçarjes dhe unitet pas ndarjes.  A do ndodhte ajo që ndodhi, po të mos ishin zemrat e pastra e të dëlira, dhe të mos ishin të gjithë që e donin të vërtetën, të mirën dhe të arsyetonin tjetrin.

Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Të parët tanë –edhe pse kishte luftë mes tyre- emëronin për përgjegjës njëri tjetrin në fe, nuk armiqësonin si armiqësimi ndaj kufrit, pranonin dëshminë  e njëri tjetrit, merrnin dijen njëri prej tjetrit, trashëgonin, martoheshin dhe silleshin njëri ndaj tjetrit me sjellje të muslimanëve, me gjithë atë që kishte ndodhur mes tyre  si vrasje, mallkime dhe gjera tjera”. Sa më primare është sot që të marrim shembull nga këta bujarë, ngase mes nesh, me ndihmën e Allahut ,nuk ka arritur deri në vrasje. Shiko si ibën Tejmijem Allahu e mëshiroftëm i cilëson udhëheqësit në Misr dhe Sham se janë nga grupi i ndihmuar, përkundër se shtetet e tyre ndihmonin ideologjinë esharite dhe sufite,: “Grupi i Shamit dhe Misrit dhe të tjerë, ata në këtë kohë janë luftëtarët për fenë islame, dhe ata janë më meritorët për të marrë pjesë në grupin e ndihmuar të cilin e ka përmendur i dërguari, salallahu alejhi ue selem, në thënien e tij në hadithet e vërteta të transmetuara nga ai: “Do të mbetet një grup nga umeti im të përqendruar në të vërtetën, nuk u bën dëm ai që i kundërshton e as ai që i tradhton derisa të ndodh Kiameti”. Dhe për çfarë, vetëm sepse qëndruan në pozitë të cilën nuk qëndroi askush në kohën e tyre, a sheh gjendjen e ndonjë grupacioni selefit me më pak prestigj se sa gjendja e atyre.

4-Largimi nga fanatizmi që ushqen armiqësinë. Pasi bashkimi i mendimeve të kundërat në mospajtimin e skajshëm është i arsyetuar, atëherë nuk duhet që për këtë të ndahet reshti i muslimanëve dhe të urrehen zemrat.  Mungesa e një shpirti të këtillë dhe përhapja e shpirtit fanatik në mendim është ai i cili ndez kundërshtimet dhe armiqësitë, Allahu i mëshiroftë imamët tanë kur thanë: “Mendimi ynë (sipas neve) është i saktë por ka mundësi të jetë i gabuar, ndërsa mendimi i të tjerëve (sipas neve) është i gabuar por ka mundësi të jetë i saktë.  Me këtë kuptim bashkohen zemrat dhe bashkohet fronti. Kjo që e tham nuk është, përsëritje e  thënies së njohur ku thuhet: të bashkëpunojmë në atë që jemi pajtuar dhe të arsyetojmë njëri tjetrin në gjërat rreth të cilëve kemi mendime të ndryshme, ngase ky pohim nuk është i saktë. Mirëpo themi: të bashkëpunojmë në atë rreth të cilës jemi pajtuar.  E arsyetojmë njëri tjetrin kur mospajtimi tolerohet fetarisht ndërsa e kritikojmë njëri tjetrin kur mospajtimi nuk tolerohet fetarisht.

Ne nuk thërrasim që dijetarët dhe kërkuesit e dijes ti ndalojmë në kundërpërgjigjet ndaj tjerëve, e as të ndalojmë ndonjërin prej tyre që të qartëson gabimin e tjetrit, e as të ndalojmë asnjërin që ai të ndalojë të keqen edhe nëse është manifestuar nga dijetari.  Këto vepra janë të pëlqyera fetarisht mirëpo njeriu nuk duhet të jetë fanatik në mendimin e tij, e as t ë imponon mendimin e tij. Ibën Muflih Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Ahmedi në një transmetim të Miruedhiut ka thënë: nuk duhet që fekihu t’ua imponojë njerëzve medh’hebin e tij”.

5- Instalimi i referencës së unifikuar: Prani e një reference të tillë do tw zvogëlon deri nw masw mundësitë e ndarjes në mesin e selefive, dhe që këtu nuk do të ketë kundërshtime dhe ide të shumta të shmangura të pa rregullta si për nga numri dhe zgjerimi, bile ky lloj kundërshtimi do të jetë u kufizuar në rrethana shumë të ngushta.

Padyshim se prezenca e  një reference të këtillë  nuk mund të plotësohet me rekomandime dhe vendime, por kryhet me kohë me grumbullimin e eksperiencën tek njerëzit kompetent nga dijetarët që të veprojnë me këtë aktualitet, mirëpo ajo që mundet të veprohet sot është ftimi i dijetarëve prej vendeve të ndryshme që të tubohen në tubime shkencore apo organizata udhëheqëse që do të studiojnë gjërat e reja dhe bashkëkohore në të cilat kalon umeti, hulumtimi në çështjet e mëdha shkencore në të cilat mund të vie deri te mosmarrëveshja për shkak të saj në mënyrë që të udhëzohet shumica selefite në atë që ndodh tek ta, e më pas të përmirëson punët. Kam dëgjuar Ebu Husejnin duke thënë: Ndonjëri jep fetfa për nëj çështje që nëse i parashtrohej Omerit do të mblidhte gjithë luftëtarët e Bedrit.

6-Ndërhyrja e të urtërve: Ndarja në radhët selefite vetëm se ka ndodhur, obligim i dijetarëve të cilët nuk kanë qenë pjesë të grupeve është të korrigjojnë dhe kthejnë kundërshtarët në metodologjinë selefite sunite të cilat i pretendojnë për fe të tyre. Të parashtrohen çështjet e divergjencës në tavolinën e hulumtimit dhe të premtojnë të gjithë që realizimi i të vërtetës të jetë më e rëndësishme për ta, është mirë që organizimi i kësaj detyre të kryhet në mënyrë që të mos jetë shkel e shko e sa për të kaluar, dhe atë me formimin e shoqatave dhe organizatave të specializuara për këtë sferë.

Si ide është që në çdo vend të merr përsipër nga një grup prej njerëzve të mirë dijetarë apo kërkues të dijes të cilët marrin fjalën nga dy palët që të veprojnë me atë që Allahu i ka obliguar, duke bashkuar dy palët kundërshtare dhe mundimi që të afrojnë pikpamjet dhe të largojnë dyshimet dhe supozimet që kanë në zemrat, ti thërrasin që të gjithë të ulen para Librit të Allahu dhe sunetit të dërguarit salallahu alejhi ue selem, në atë që ishin të parët tanë të mirë dhe dijetarët e hershëm.

Iniciativa për pajtim të grupeve selefite apo kërkuesve të dijes, po edhe mes atyre që pretendojnë përkatësinë në islam është detyrë,  pajtimi i hasmërive është prej veprave më të mëdha sikurse ka treguar i dërguari salallahu alejhi ue selem me fjalën e tij që është shënuar në librin “Xhami’ Tirmidhi” me zingjir të vërtetë: “A tju tregoj për gradën më të mirë se agjërimi, namazi e sadakaja? Thanë : Gjithsesi o i dërguari i Allahu. Tha: Pajtimi i hasmërive, dhe prishja e hasmërive shkatërruese”.

Duke iu falënderuar Allahut metodologjia e selefive është një, thirrja e tyre një, dhe referenca e tyre është një, le të mblidhen kundërshtarët në një fjalë të përbashkët që do ta thonë që të gjithë, e cila është gjykimi  i librit të Allahut dhe sunetit të dërguarit salallahu alejhi ue selem sipas kuptimit të selefit që të jetë gjykues në mosmarveshjet mes tyre, pajtuesit të jenë prej të urtërve në gjykim dhe drejtësi në mes palëve, dhe të jetë synimi i secilit kërkimi i kënaqësisë së Allahut, kujdesi për davetin dhe gjithë umetin islam. Pasha Allahun ky është proekt që të mençurit nuk i takon të shmanget apo ta refuzon.

7-Mësimi i diturisë fetare profesionale dhe studijim i hollësishëm i gjendjes aktuale: Dituria është mburojë, e mbron zotëruesin e tij me lejen e Allahut nga rënia në vende rëshqitëse, u cek më herët se dituria e mangët është një shkak prej shkaqeve të ndarjes që e shohim sot. Dituria është e kërkuar, e që është dituria e metodoligjuar profesionale të cilën e bartën dijetarët tanë të pakrahasueshëm gjeneratë pas gjenerate.  Ku një pjesë e problemit janë pikpamjet e ndryshme ndaj aktualiteteve dhe gjërave të reja. Kjo çështje ka nevojë për dijetarë të specializuar dhe kërkues të dijes të talentuar për më shumë meditim dhe njohje të detajeve të gjendjes bashkëkohore që shtohet degëzimi dhe komplikimi i saj ditë pas dite. Këtë detyrë duhet që ta udhëheqin shoqatat dhe organet shkencore që u propozua më herët që ta kemi në vëmendje më shumë, duke kërkuar ndihmë nga të specializuarit në fusha të ndryshme të nevojshme, që të qartësohet vizioni për të gjithë dhe pastaj gjykimi do të jetë në atë formë që i përshtatet aktualitetit ose që do të jetë më afër tij.

8-Kujdesi në edukimin e nxënësve dhe konfirmimi i lajmeve: Sa të nevojshëm që jemi sot që të ketë dikush që i aludon nxënësit e dijes kah morali i mirë, që të ngriten nga punët e vogla dhe absurde të cilat bëjnë dëm e nuk bëjnë dobi, dhe të ngriten nga bartja e lajmeve mes shokëve për ta penguar fitnen dhe zhdukur ate. Kjo është detyrë e dijetrëve dhe hoxhallarëve të cilët merren me mësim, nuk duhet të mjaftohet vetëm me mësimin e shkencave fetare, por duhet patjetër kujdes ndaj nxënësve me drejtim dhe udhëzim, ngase dituria duhet të le trashigim veprën, nëse kjo dituri e përfituar nuk le gjurmë në moralin dhe sjelljen e nxënësit, atëherë nuk është dituri e dobishme me të cilën shpresohet ahireti dhe metodologjia e ehlu sune uel xhemea pasuesit e gjurmëve dhe lajmeve nga i dërguari, ata i japin rëndësi transmetimit më shumë se tjerët, andaj duhet që pasuesit e tyre selefitë të ecin rrugën e tyre dhe të pasojnë gjurmët e tyre.

9-Përsosja e arenës shkencore, të davetit real dhe të vërtetë në fushën e internetit: Kjo ka nevojë për bashkim të përpjekjeve të dijetarëve, nxënësve të tyre, thirrësve në rrugë të Allahut dhe gjithë selefitë nga të cilët pranohet, që e dinë rezikun e kësaj, ndërsa nga dijetarët kërkohet që të tërheqin vëmendje nga kjo arratisje-sidomos në rrjetin e internetit,- dhënien e fetfave tmerruese nga persona  jo të profesionuar që flasin në forumet dhe paltake pa dituri fetare, poashtu duhet që pronarët e forumeve dhe faqeve të intërnetit të mos lejojnë publikimin e thënjeve të secilit, edhe pse çështja e fundit  mund të jetë e rëndë për tu reaizuar, ngase është në kundërshtim me zakonin i cili është përqëndruar me vite të tëra, ku shumica e pronarëve të faqeve dhe forumeve mjaftohen me thirrjen e vizituesve në frikë ndaj Allahut e më pas ua lënë përgjegjësinë atyre për atë që shkruajnë në forume.

Ne në atë që thërrasim bartë në vete vështirësi të madhe vetëm se kjo gjë mbyll një derë të madhe të sherit. Përndryshe mbyllja e forumeve apo mos hapja  qysh në fillim është më mirë se hapja dhe përmbushja e tyre me gjëra të mjerueshme dhe të helmuara. Sidomos me injorancën e përhapur dhe jomundësinë e shumë njerëzve për dallimin në mes të vërtetës dhe së kotës.

Hapja e dhjetë forumeve të rregulluara sipas rregullave që i cekëm është më mirë dhe më parimore se dhjetëra po edhe qindra forume që përmbushin me hajr dhe sher gjithashtu.

10-Butësia në vend të vrazhdësisë: Do të ishte më mirë për atë të tërhiqet nga vrazhdësia që të ngjall kuptimet e butësisë për të cilat nxiti i dërguari salallahu alejhi ue selam në shumë  raste ku ka thënë: “Butësia kur ekziston në ndonjë gjë vetëm se e zbukuron dhe nuk mungon nga një gjë vetëm se e shëmton”. Poashtu ka thënë: O Aishe Allahu është i butë dhe e do butësinë, dhe i jep butësisë atë që nuk i jep vrazhdësisë”.

Ajo që ngatërrohet shumë njerëzve në këtë drejtim ëshë paaftësia e dallimit mes rasteve të ndalimit të së keqes dhe gradave të saj, dhe mes rasteve të hulumtimit shkencor dhe rasteve të këshillimit: nuk jemi këtu që të bëjmë thirrje për mos këshillimin e kundërvajtësit ose mosndalimin e të keqes-nëse është e nevojshme- për më tepër nga thirrja për të heshtur nga gabimet e tyre dhe mosqarimi tek njerëzit, mirëpo ne thërrasim në urtësi dhe dhënien e çdo drejtimi të drejtën e saj, dhe urtësia siç ka thënë ibën kajimi është: “Veprimi i të duhurës,  në mënyrë të duhur, në kohën e duhur”.

Ajo që futet në zemrat dhe e rit ndarjen në arenën e selefizmit është nxitimi i disave në publikimin e kundërpërgjigjeve dhe kritikave, me ofendim ndaj kundërvajtësit, degradimin e tij apo hedhja e akuzave të mëdha mbi të, më parimore do ishte që të mjaftohet me sqarimin e gabimit dhe diskutimin e çështjes me nje diskutim shkencor të qetë, por nëse sheh se çështja është e madhe dhe duhet të parandalohet e të tërhiqet vëmendja nga ai, atëherë më parimore është për kundërvajtësin ta tërhek fjalën e ti,j me një këshillë që nuk do të jetë sheshazi, e ti sqaron atij ku ka gabuar dhe rezikun në të cilin shpie fjala e tij, e nëse i bëhet atij i qartë qëllimi dhe ende vazhdon në idenë e tij, pa asnjë fakt, argument konkret apo ndonjë argument të përngjajshëm, atëherë nuk fajësohet nëse ia mohon atij sheshazi, është i arsyetuar tek Allahu i Madhëruar, pastaj sa bukur do ishte nëse ky mohim të kishte qenë me sjellje të kufizuar dhe dëshirë të sinqertë në kthimin e kundërshtarit në mendimin e duhur, me iniciativë për afrimin e zemrës së tij dhe zemrave të pasuesve të tij, e kjo gjë nuk arrihet vetëm se me butësi të cilën e sqaroi i dërguari salallahu alejhi ue selem se Allahu i jep atij atë që nuk i jep tjetërkujt.

Dhe për në fund nuk posedoj asgjë pos të lutem Allahut të Lartmadhëruar të më ket dhënë sukses në atë që kam përmendur nga shkaqet dhe metoda të përmirësimit për të cilat vuan arena selefite sot, ndarja që gëzon armikun dhe brengos mikun, ajo që ishte e qëlluar është nga Allahu i Lartmadhëruar dhe vetëm nga dëshira e Tij, e çka ishte e gabuar është nga unë dhe nga shejtani, dhe unë kthehem nga ai (gabim) dhe pendohem tek Allahu.

Kjo ishte e tëra, Allahu e di më së miri, paqa dhe bekimi i Allahut qoftë mbi robin, pejgamberin e tij Muhamed, mbi familjen e tij  dhe gjithë shokët e tij.

Përktheu: Shpend ZENELI

GJITHASHTU NË ALBISLAM