NJOHURI KURANORE – 46

NJOHURI KURANORE – 46

0 858

1. Në cilit ajet Kuranor është përsëritur nr.7 tre herë?

– Ajeti 43 në suren Jusuf;

وَقَالَ الْمَلِكُ إِنِّي أَرَىٰ سَبْعَ بَقَرَاتٍ سِمَانٍ يَأْكُلُهُنَّ سَبْعٌ عِجَافٌ وَسَبْعَ سُنْبُلَاتٍ خُضْرٍ وَأُخَرَ يَابِسَاتٍ ۖ يَا أَيُّهَا الْمَلَأُ أَفْتُونِي فِي رُؤْيَايَ إِنْ كُنْتُمْ لِلرُّؤْيَا تَعْبُرُونَ

“E (kur u afrua lirimi i Jusufit) mbreti tha: “Kam parë ëndërr shtatë lopë të majme dhe shtatë lopë të dobëta që i hanin ato (të dobëtat, i gëlltitën ato të majmet) dhe shtatë kallinj të gjelbër (që kishin lidhur frytin) e (shtatë) të tjerë të tharë. O ju pari, nëse dini të interpretoni ëndrrën, më tregoni për ëndërrën time!”

2. Dy pemë prej pemëve të Xhenetit janë cekur në Kuran?

– Shexheretul Huld (Pema e pavdekshmërisë) dhe Sidretul Munteha (afër Xhenetit të quajtur El Me’va).

3. Për një sure na lajmëroi i dërguari i Allahut, se kush i mëson përmendësh dhjetë ajetet e para i tilli është i mbrojtur nga sprova e Dexhallit?

– Sureja el Kehf.

4. Cilat janë dy drita që i janë dhënë Muhamedit, salallahu alejhi ue selem! , e që nuk iu kishin dhënë asnjë pejgamberi para tij?

– Sureja el Fatiha dhe dy ajetet e fundit të sures el Bekare.

5. Cilës mbretëresh ia ceku Allahu në Kuran, frontin e saj?

– Belkisës, mbretëreshës së popullit Sebe.

6. Cilin shpend e dërgoi Allahu për t’ia mësuar Kabilit varrosjen e vëllait të tij(të vdekur-të vrarë nga Kabilit) Habilit?

– Sorrën;

فَبَعَثَ اللَّهُ غُرَابًا يَبْحَثُ فِي الْأَرْضِ لِيُرِيَهُ كَيْفَ يُوَارِي سَوْءَةَ أَخِيهِ ۚ قَالَ يَا وَيْلَتَا أَعَجَزْتُ أَنْ أَكُونَ مِثْلَ هَٰذَا الْغُرَابِ فَأُوَارِيَ سَوْءَةَ أَخِي ۖ فَأَصْبَحَ مِنَ النَّادِمِينَ

” Allahu dërgoi një sorrë, e cila groponte në dhe, për r’i reguar atij se si ta mbulojë trupin e të vëllait. E ai i tha: “I mjei unë, a nuk qesh i afrë të bëhem si kjo sorrë, e a mbuloja trupin e vëllait tim?” Ashtu mbeti i penduar.” (Maide; 31).

7. Cilat janë dy suret të cilat fillojnë me falënderim ndaj Allahut, ato janë në radhitje menjëher njëra pas tjetrës?

– Sureja Sebe dhe Fatir.

8. Për cilin popull Allahu na lajmëroi se e duan shumë dunjanë dhe vrapojnë shumë pas saj?

– Jehudët.

Ali Abdulkadir el Murejshid

Nga arabishtja : Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 1063

0 1136