Pas teravisë a ka namaz nate?

Pas teravisë a ka namaz nate?

0 1672


Pyetje
: Vitet e fundit kemi dëgjuar për një dukuri të re, që në dhjetë netët e fundit të Ramazanit të thonë e falëm teravinë, e më vonë do të falim namaz nate. Si është paraqitur ky dallim dhe a është kjo nga praktika e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem?

Përgjigje: Së pari themi se i gjithë namazi i natës gjatë muajit të Ramazanit është një, nuk bëhet dallim, siç e bëjnë disa nga njerëzit. Po megjithatë emërtimi i namazit të natës në muajin Ramazan me emrin “teravih” nuk është bërë në kohën e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem. Ky emërtim ka dalë më vonë. Në kohën e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem është njohur me emrin “kijamu Ramadan”. Një gjë tjetër në lidhje me këtë çështje është se vepra më e lavdëruar në namazin e natës në Ramazan është që të lexohet sa më tepër Kuran; d.m.th., kijami të jetë më i gjatë, e jo numri i rekateve. Vetë Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem në Ramazan dhe po ashtu jashtë Ramazanit në namaz nate ka falur vetëm tetë rekate, por është falur gjatë. Aishja radijallahu anhu ka thënë: “I Dërguari i Allahut nuk ka shtuar në Ramazan e as jashtë Ramazanit më tepër se njëmbëdhjetë rekate.” D.m.th., tetë rekate dhe tre vitër.