PERLAT PEJGAMBERIKE – 9 –

PERLAT PEJGAMBERIKE – 9 –

0 1594

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Mendjemadhësia është mos pranimi i të vërtetës dhe nënçmimi i njerëzve.”

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Nuk ka për të hyrë në xhenet ai njeri, i cili në zemrën e tij ka mendjemadhësi po qoftë edhe sa një grimcë.”

“Ringjallen mendjemëdhenjtë ditën e kiametit sikurse grimca (si buburreca) në formë të njerëzve. Ata nënçmohen nga çdo anë, pastaj dërgohen në një burg të xhehenemit të quajtur Bules, ku mbi ta është zjarri i xhehenemlinjve, e atyre u jepet me pi lëngun e shtrydhur nga xhehenemlinjtë.”

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Përderisa një njeri ishte duke ecur me mendjemadhësi, i pëlqeu xhybja e tij (teshat e tij dhe i hyri vetja në qejf), e lëshoi atë toka, ashtu që ai vazhdon të shkojë teposhtë në tokë (pak nga pak pa ia nda) deri sa të vije Dita e Kiametit.”

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Tre personave Allahu nuk iu flet në Ditën e Gjykimit, nuk i shikon fare e nuk i spastron nga mëkatet, dhe për ta ka një dënim të dhembshëm:

1: Burri plak, i cili bën zina (imoralitet).

2: Mbreti (i pari i shtetit) i cili është rrenacak (gënjeshtar) dhe

3: Fukaraja mendjemadh.”

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Nuk ka ndonjë njeri që të jetë modest për hir të Allahut, e që të mos e ngritë Allahu atë (lart).”

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Silluni mirë ndaj grave.”

Trasmeton Enesi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Kush përkujdeset (i mbikëqyrë) dy vajza derisa të rriten, ai do to vijë në Ditën e Kiametit ku unë dhe ai do të jemi (bashkë) kështu, dhe i bashkoi gishtat e tij.”

Transmeton Ebu Seid el-Hudriji,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Ai që i ka tri vajza, ose dy vajza, ose dy motra, dhe e ka frikën e Zotit ndaj tyre, ashtu që sillet mirë (dhe përkujdeset) ndaj tyre, e që nuk do të hyjë në xhenet.”

Ebu Hurejre,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- tregon se një njeri ka ardhur te Pejgamberi,- salallahu alejhi ve selem!,- dhe i ka thënë:  -Ndaj kujt kam më së shumti hak( obligim)? Pejgamberi,- salallahu alejhi ve selem!,-  i ka thënë: -Ndaj nënës. Ai i ka thënë: -Po pastaj ndaj kujt?  Pejgamberi,- alejhi selam!,- i ka thënë: -Ndaj nënës. Ai i ka thënë: -Po pastaj ndaj kujt? Pejgamberi,- alejhi selam!,- i ka thënë: -Ndaj nënës. Ai i ka thënë: -Po pastaj ndaj kujt? Pejgamberi,- alejhi selam!,-  i ka thënë: -Ndaj babës.”

 Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Njerëzit janë krijuar nga Ademi, e Ademi është krijuar nga dheu.”

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “(Shitësi dhe blerësi)… nëse janë të drejtë e të sinqertë, Allahu atyre ka për t’iu dhënë bereqet (në atë shitblerje), por nëse fshehin diçka (ndonjë të metë të mallit të tyre) dhe gënjejnë (gjatë shitblerjes), u fshihet atyre bereqeti i asaj shitblerje.”

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “…Nuk pakësohet pasuria nga sadakaja…”

Përzgjodhi dhe Përshtati: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

____________

 Muslimi: 147.

 Muslimi: 91.

 Tirmidhiu: 2492 dhe ka thënë: Hadithi ështëHasen sahih. Gjithashtu Shejh  Albani e ka bërë hasen.

 Buhariu: 5789, Muslimi: 2088.

 Muslimi: 172.

 Muslimi: 2588.

 Muslimi: 1468.

 Muslimi: 2631.

 Bejhekiu në Shuab el-Iman 6/404.

 Buhariu: 5971,  Muslimi: 2548.

 Ebu Davudi: 5118 , Tirmidhiu: 3956.

 Buhariu: 2079, Muslimi: 1532.

 Tirmidhiu: 2325, dhe ka thënë: Hadithi është hasen sahih. Gjithashtu edhe Shejh Albani e ka bërë sahih.

GJITHASHTU NË ALBISLAM