Po përsëritet Bedri

Po përsëritet Bedri

0 405

Ankth, mërzi, frikë e shpresë për fitore, janë bërë lëmsh brenda kraharorit të besimtarëve.
Duar që s’arrijnë dot për ta ndihmuar popullin Palestinez, këmbë që s’hapërojnë drejtë vendbanimeve të tyre në këto ditë të vështira është ajo që na ngulfat  fillimisht si njerëz imanli, e më pas si qenie me origjinë njerëzore.
Morën fëmijën nga prehri i nënës, të dashurin nga duart e bashkëshortes, morën babain- shtyllën e shtëpisë, morën shtëpitë, vendet, morën… e morën… e morën…, e pyes veten çfarë na mbeti më?
Jo më larg se dje, qarkulloi një shkrim që rrit frikën brenda zemrave, gjoja se okupatorët po mobilizohen me zullumqarët tjerë për t’i dhënë fund një vendi që quhet Palestinë, mu ajo Palestine e cila banon në  zemrat tona, e që sytë tanë janë të përlotur për çdo ditë me lot të freskët për edhe një ngjarje të ditës.
E çfarë shkruan se bëjnë!?
Ka përgatitur 100.000  trupa e 200.000 rezervë për t’i kthyer hakun për zërin e pakët që ju dëgjua pas shumë kohë vështirësie që kaloi ky popull.
Kaluan vite, dekada e po afrohet shekulli në të cilin ritet zullumi mbi kokat e vëllezërve e motrave tona, po ajo që më mundon është pyetja brenda vetes sime se kur do të jehojë zëri ynë e të arrijë në çdo vesh të çdo qenieje të gjallë, se ne vuajmë në pamundësinë tonë për t’ju ndihmuar e për ta ngritur sërisht shpresën e çdo zemërthyeri të këtij ummeti…
Çfarë kam t’ju ofroj unë pos duasë drejtuar Bujarit Vigjilent që ka nën mbikqyrje çdo pik loti, gjaku e dhimbjeje që shkaktuan kriminelët e së bashku me ta edhe çdokush që ua zgjati dorën për ndihmë e që i shprehi ngushëllime për aktualen.
S’na frigëson numri i trupave që përgatiten për sulm, as emrin me të cilët i quani Luanët tanë, pasi Ai, fuqia e të Cilit është  absolute na mjafton mbi kokat e zullumqarëve.
Është koha që të zgjohemi e të japim më të mirën nga vetja jonë pasi duart e këmbët s’na duhen për të arritur në ndihmë të cilësdo lloj ndihmë qoftë, pasi armën më të fortë e kemi duanë, e cila në çast udhëton drejt Arshit të Allahut së bashku me përulësinë tonë.
Allahu që mposhti ushtrinë e elefantëve me zogj t’vegjël, e që e përmbysi në fundin e detit faraonin, do i mposhtë e përmbysë edhe ‘faraonët’ e ‘majmunët’ e kësaj kohe…
Andaj them: shtoni duatë, merrni shkaqet o ummet, se Allahut s’i duhet ndihma jonë për ta ngritur fjalën e Tij, Allahut i duhet shkaku, e që në këtë rast je ti:
‎وَمَا رَمَيْتَ إِذْ رَمَيْتَ وَلَٰكِنَّ اللَّهَ رَمَىٰ ۚ
ti nuk i gjuajte (në të vërtetë) kur i gjuajte ata, por All-llahu (të ndihmoi) i gjuajti, (Enfal, 17)
Ky ajet zbriti për luftën e Bedrit kur sahabët të habitur pytnin të Dërguarin se si mund të kishte ndodhur që një goditje me shpatë të shkaktonte tre të çara, e Allahu u përgjigj në këtë mënyrë se kur gjuajten e goditnin ata, realisht godiste Allahu me ushtrinë e vet – melekët që iu bashkangjitën fuqisë besimtare, ku sahabët ishin shkaku i fitores, e jo vetë fitorja.
Përgatituni për mbrojtje nga sulmet me armë më moderne të kësaj kohe, neve na mjafton arma jonë që daton nga njeriu i parë në fytyrë të kësaj toke – DUASË që vazhdimisht udhëtojnë drejtë Arshit me jehonën e zërit tonë.
Ja Rabb, ndimoje këtë popull. Përsërite Bedrin çdoherë kur ne mbështetemi në Ty e shpresojmë në përgjigjen Tënde, o Fuqiplot.
Palestina ime mos u frigëso, ke Allahun e Ai të mjafton ty
فَلِلَّهِ الْعِزَّةُ جَمِيعًا
Allahut i takon e tërë fuqia  (Fatir, 10)

Mr. Jasemin Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM