Sa ditë duhet pritur lehona për të filluar të falë namaz?

Sa ditë duhet pritur lehona për të filluar të falë namaz?

0 2084

Pyetje: kam lind qe tre javë  e tash jam pastruar, andaj ne e dimë se duhet me pritë dyzet ditë për të filluar faljen e namazit. Më sqaroni më mirë, ju lutem?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdërimi dhe bekimi i tij qofshin mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij:

Nuk është e caktuar kohëzgjatja më e shkurtër e lehonisë d.m.th. ndonjë grua mund të pastrohet shumë shpejt pas lindjes dhe nuk do të thotë që të pret dyzet ditë. Nëse i ndodh që të pastrohet pa u plotësuar dyzet ditë, atëherë falet, agjëron dhe i lejohen marrëdhëniet intime me bashkëshortin. Lidhur me këtë dijetari i njohur Tirmidhiu thotë: “dijetarët duke filluar prej sahabëve, tabiinëve dhe atyre që kanë ardhur pas tyre janë unanim se lehona nuk falet dyzet ditë përpos nëse pastrohet më herët, atëherë merr gusël dhe falet.” (Sunen, vëllimi I parë, hadithi 139)

Nëse, pas këtij pastrimi sërish i paraqitet gjakderdhja duke qenë në dyzet ditshin, atëherë këtë e konsideron lehoni dhe ndalet së faluri apo agjëruari deri sa të plotësohen dyzet ditë. Për përfundimin e lehonisë, dijetarët nuk janë në ujdi, mirëpo shumica e tyre mendojnë se lehoni konsiderohet gjakderdhja deri në dyzet ditë, pas asaj femra duhet të lahet dhe falë namaz.

Burimi në gj. shqipe: albislam.com