Sa është e saktë se perdja mes Allahut dhe robërve të Tij ngrihet në kohën e iftarit?

Sa është e saktë se perdja mes Allahut dhe robërve të Tij ngrihet në kohën e iftarit?

0 2105

Pyetja:

Në një hadith që flet për vlerën e agjërimit thuhet: Pasi që Musai (paqja qoftë mbi të) e pyeti Allahun: O Allah! Ti më ke nderuar me privilegjin të flas direkt me Ty, pa ndërmjetësues, a ke dhënë këtë privilegj ndonjë personi tjetër? Allahu i madhëruar u përgjigj: O Musa! Gjatë periudhës së fundit (të kësaj bote) Unë do të dërgoj një umet, i cili do të jetë umeti i Muhamedit, me buzë të thata, gjuhë të thara, trup të zbrazur e me sy të zhytur thellë në vrimat e tyre, dhe stomak që vuan nga dhimbjet e urisë – do të më lusin, e ata do të jenë shumë më pranë Meje se sa ti o Musa! Përderisa ti flet me Mua, mes Meje dhe teje ekzistojnë 70.000 mbulesa, por në kohën e iftarit nuk do të ketë asnjë mbulesë të vetme ndërmjet Meje dhe umetit të Muhamedit.

Pyetja ime është: sa është autentik ky hadith? Sepse po përhapet gjithandej nëpër internet.

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut

Ky hadith nuk është prej fjalëve të Profetit (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të), dhe kjo nuk është diçka që dihet nga dijetarët, po edhe as nga dijetarët e hadithit në librat e tyre. Në përgjithësi nuk transmetohet përveç se në disa libra autorët e të cilëve i mbushën ato me hadithe të shpikura, të rreme, me tregime dhe mite, të tilla si librat: (Nuz’hat el-Mexhalis ve Muntehab el-Nefeis) nga historiani dhe letrari AbduRrahman ibn AbduSelam el-Safuri (i vdekur më 894 hixhri) fq. 182-183, Kapitulli mbi vlerat e Ramazanit dhe inkurajimi për të bërë vepra të mira në të. Gjithashtu në tefsirin (Ruh el-Bejan; 8/112) të autorit Ismail Haki el-Hanefi el-Haluti (i vdekur më 1127 hixhri). Ai përmendi një hadith të ngjashëm me atë të përmendur nga pyetësi, ku thuhet: “Musai (paqja qoftë mbi të) ka thënë:” O Zot, Ti më ke nderuar duke më folur drejtpërdrejt. A do t’i japësh dikujt tjetër diçka të tillë? Dhe Allahu i shpalli: “O Musa, kam robër që do të sjell në fund të kohës (para Kiametit) dhe Unë do t’i nderoj ata në muajin e Ramazanit dhe Unë do të jem më afër tyre sesa me ty, sepse ti ke folur me Mua por mes Meje dhe teje ka 70.000 mbulesa, por kur umeti i Muhamedit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) agjëron derisa buzët e tyre të bëhen të bardha dhe fytyrat e tyre të zverdhen, Unë do të ngre mbulesën midis Meje dhe tyre në kohën kur ata bëjnë iftar. O Musa! Lum për atë që etet mëlçia etij dhe ndjen uri stomaku i tij në Ramazan.”

Në tekstin e këtij hadithi ka diçka që tregon se është i refuzuar (dmth. i paqëndrueshëm), që janë fjalët “Unë do të jem më afër tyre sesa me ty” – duke iu referuar Musait (paqja qoftë mbi atë). Është e njohur në besimet muslimane se të Dërguarit dhe Profetët janënjerëzit më të mirë se të gjithë njerëzit e tjerë, dhe Musai (paqja qoftë mbi të) është një nga të dërguarve të dalluar, kështu që si mund të jetë Allahu më pranë robërve të Tij se sa Profetit (paqja qoftë mbi të), për të cilin Ai tha: “E Ne e thirrëm nga ana e djathtë e Malit dhe e afruam pranë Nesh për një bisedë me të.” Sureja Merjem, 52

Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: Ai u tërhoq aq afër sa dëgjoi kruarjen e Penës – dmth., Duke shkruar Tevratin.

Shih: Tefsir el-Kur’an el-Adhim nga Hafidh Ibn Kethir (5/237).

Për në fund: Hadithi i përmendur nuk është në asnjë nga librat bazike, kështu që nuk lejohet t’i atribuohet të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ose të besohet se çfarë flitet në të.

Allahu e di më së miri.

Islamqa.info / albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli