SHENJA E SHTATË – PASURIA ËSHTË BEGATI

SHENJA E SHTATË – PASURIA ËSHTË BEGATI

0 1411

Prej shenjave të suksesit është që kur Allahu Bujari, Dhuruesi i Madh, Begatuesi të jep pasuri të majme, për një urtësi që e di Ai, Zoti i madhëruar, e që kur të bashkohen tek robi shpirtmirësia dhe pasuria hallall, atëherë ky është një sukses, dhe përgëzohet për një jetë shumë të mirë.

I dërguari (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: “Sa mirë që është pasuria e mirë tek njeriu i mirë.” Hadithin e transmeton Abdullah ibën Amr ibnul As, shejh Albani e vlerëson të saktë.

Kështu e sheh se si ky i suksesshëm shpenzon pasurinë e tij në adhurim ndaj Zotti, ai kërkon për vepra bamirëse këtu e atje, që të shpenzojë në vepra humanitare e bamirëse, sepse zemrat e të mirëve vlojnë nga margaritarët e thesaret e mira dhe veprave të mira, e sa të shumta janë ato, është një det pa bregdet, është tregti me Allahun që nuk ka kurrë humbje, e për këtë udhëzohet ai që është i suksesshëm e i lumtur, dhe ec hapave të suksesit, andaj, ec dhe përqendrohu.

Çkado që të jepni nga pasuria, e keni për veten tuaj, po mos jepni për tjetërkë, por vetëm për hir të Allahut, e çkado që t’u jepni të tjerëve nga pasuria, ajo do t’u kompensohet në mënyrë të plotë duke mos u dëmtuar ju.” Bekare, 272.

Shejh Abdulmuhsin el Kasim (Allahu e ruajttë) ka thënë:

Pasuri e bereqetshme është ajo nga e cila përfitohet në punë të mira, dhe në shumë aspekte është e dobishme, shpenzohet në punë të mira dhe bamirësi, duke kërkuar kënaqësinë e Allahut, ai i cili mjaftohet me fitim të pakët hallall dhe përpiqet të jetë i drejtë në tregtinë e tij, do të shfaqet bereqeti  në pasurinë dhe në fëmijët e tij, i dërguari (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: kjo pasuri është e ëmbël, ai i cili e mer me të drejtë, është ndihma më e mirë, e kush e mer pa të drejtë, është si ai i cili ushqehet e nuk ngopet.

Të meditojmë këtë veprim të sahabiut të nderuar, kur i dërguari (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) bëri thirrjen e tij: kush e blen bunarin Rumah do ta ketë xhenetin?

I parapriu Othmani dhe e bleu, që të shuan etjen ezemrave të pastër, dhe që kovën e tij ta vëndojë me kovën e muslimanëve.

Abdurrahman ibën Aufi (radijALlahu anhu) thotë: Pasurinë e kam që të mbroj nderin tim dhe të afrohem me të më afër Allahut, Zotit tim.

Ishte ky i cili udhëhiqte karavanet të mbushura me pasuri dhe i jipte në rrugë të Allahut, sadaka për të varfërit e nevojtarët.

Allahu thotë: “Ne do ta përgatitim atë për më të lehtën.” Lejl, 7.

Ta dijmë se prej të pasruve të mëdhenj të muslimanëve ishin edhe dhjetë të përgëzuarit me xhenet, nuk i pengoi ata pasuria që të garojnë e të shpejtojnë në punë të mira, bile edhe arritën nderimin që të jenë shokë të pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem).

Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë Allahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi.” Ahzab, 23.

Bëj tregti me Allahun, ndaj të varfërve e nevojtarëve, dëgjo lotët e jetimit, të vejave e të ngratëve, ndihmo me pasurinë tënde studentët e varfër, e do të kesh shpërblim, sa që vetëm Allahu e di sa i madh që është.

Betohem në Allahun se nuk të bën dobi asgjë tjetër pos asaj që e vepron me duart e tua, ky është një realitet që duhet kuptuar mirë, a nuk ke dëgjuar fjalën e Allahut: “dhe jepuni nga pasuria që ua ka dhënë Allahu juve.” Nur, 33

Aisheja (radijAllahu anha) përcjell se ata kishin therë një dele, e i dërguari (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) e kishte pyetur: Çfarë ka mbetur? Ajo i tha: ka mbetur vetëm shpatulla. E i dërguari (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) i tha: Çdo pjesë paska mbetur përpos shpatullës. E shënon Tirmidhiu në Sunenin e tij.

Atëherë, të lëvizim që tani, le të kujdesemi për ta, qofshin në lagjen ku jetojmë, në fshat apo në qytet, e mos ke frikë se nuk pakohet.

Sadij (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: prej shkaqeve që largojnë brengat, mërzitë e telashet është edhe bamirësia ndaj njerëzve: “Mos bëni çrregullime në tokë pas rregullimit të saj (me të ardhur të pejgamberëve) dhe luteni Atë duke pasur frikë (dënimin) dhe duke shpresuar (mëshirën). S’ka dyshim se mëshira e Allahut është pranë atyre të mirëve.” Araf, 56.

Thuaj: “S’ka dyshim se Zoti im është Ai që i jep furnizim të begatshëm atij që do nga robërit e vet dhe Ai ia pakëson atij, e çkado që të jepni, Ai e kompenson atë dhe Ai është dhuruesi më i madh“.” Sebe, 39.

Medito rreth këtij thasri profetik që gëzon çdo zemër besimtar e të bindur në atë që është tek Allahu, se është më e mirë dhe e përhershme.

I dëruari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: për çdo mëngjes që zgjohet njeriu, dy melek zbresin dhe njëri prej tyre thotë: O Allah, jepi atij që jep, e tjetri thotë: O Allah atij që e shtrëngon dorën jepi shkatrim (të pasurisë).

Atë që ke në duart e tua prej pasurisë, është begati e Allahut mbi ty, e jo si rezultat i mundimin e fitimit.

Ta dijmë pozitën tonë se ku e kemi.

SHENJA NË RRUGËN DREJT SUKSESIT – SHENJA E SHTATË – PASURIA ËSHTË BEGATI

Përktheu: Hoxhë Shpend Zeneli