SUBHANALLAH

SUBHANALLAH

0 7157

         Njëri prej të dërguarve të Allahut është edhe Sulejmani i biri i Davudit, alejhima selam. Allahu ia kishte nënshtruar erën. Kur dëshironte të udhëtonte, e urdhëronte erën me urdhër të Allahut, formohej si qilim ndër të, e bartte me gjithë parinë që kishte dhe udhëtonte nëpër qiell, e kur dëshironte të zbriste, i thoshte: Zbrit këtu.

Allahu Sulejmanit i kishte dhënë sundim të madh, Allahu thotë:

Kërkoi fillimisht faljen, ngase sundimi pa falje prej Allahut nuk ka aspak vlerë, pozita pa falje është mallkim, dynjaja pa falje është hidhërim, Tha: O Zot më fal mua.“Tha: “Zoti im, më fal (gabimin), më dhuro asi pushteti që askush pas meje nuk do ta ketë; vërtet, Ti je dhuruesi më i madh”. Sad 35.

Njëherë udhëtoi me erë për në Indi, e kur agoi mëngjesi duke qenë mbi qilimin e erës e mbuloi diellin mbi bujkun i cili ishte duke e punuar tokën. Bujku u kthye duke menduar se është re dhe kur e pa Sulejmanin me familjen e tij, me parinë dhe ushtrinë e tij tha: SubhanAllah! Me të vërtetë familjes së Davudit i është dhënë sundim i madh.

U ngrit fjala SubhanAllah Tek i Përhershmi, i Përjetshmi, kaloi pranë veshit të Sulejmanit, alejhi selam, dhe e dëgjoi, i tha erës: Zbrit këtu tek ky bujku.

I tha bujkut: Çfarë the? Tha: Të pashë ty, dhe pashë sundimin tënd, e thashë SubhanAllah, i është dhënë familjes së Davudit sundim i madh.

Sulejmani, alejhi selam, tha: Betohem në atë që shpirti im është në dorën e Tij, thënia jote SubhanAllah është më e madhe se sa ajo që i është dhënë familjes së Davudit.

Thotë i Dërguari, salallahu alejhi ue selem: “Kush thotë në mëngjes  dhe në mbrëmje SubhanAllahi ve bihamdihi njëqind herë, nuk do të vjen në ditën e Kiametit askush me gjë më të mirë se kjo, pos atij që ka thënë po aq herë ose më tepër se ai”.

Po ashtu ka thënë: “Kush thotë: SubhanAllahi ve bihamdihi i mbjellët një pallmë në xhenet”.

“Kush thotë SubhanAllahi ve bihamdihi njëqind herë i falen mëkatet edhe nëse janë sa shkuma e detit”.

“Është pyetur i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, cila fjalë është më e mira? Tha: Ajo të cilën Allahu e zgjodhi për melaqet dhe robërit e tij: SubhanAllahi ve bihamdihi”.

“Dy fjalë janë të lehta në gjuhë, të rënda në peshore dhe të dashura tek Mëshiruesi (ato janë) SubhanAllahi ve bihamdihi, SubhanAllahil adhim”.

Transmetohet nga Ebu Seidi, radijallahu anhu, se i Dërguari i Allahut ka thënë: “A mundet që dikush prej jush që brenda ditës të fitoj një mijë të mira?” njëri prej të pranishmëve pyeti: “E si mund të fitojmë një mijë vepra të mira gjatë ditës?” i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, u përgjigj: “Ai i cili gjatë ditës thotë 100 herë Subhanallah, do t’i shkruhen një mijë vepra të mira dhe do të fshihen një mijë të këqija”.

Përshtati: Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM