Vendimi sheriatik mbi urimin e festave të jomuslimanëve

Vendimi sheriatik mbi urimin e festave të jomuslimanëve

0 2241

Urimi i jobesimtarëve për festat e tyre të Krishtlindjes ose festave tjera të tyre fetare, është haram (e ndaluar) me konsenzus, ashtu siç edhe Imam Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij “Ahkam Ehludh-dhimmeh” (Rregullat në lidhje me jomuslimanët) e citon një gjë të tillë: “Sa i përket urimit për festat e jomuslimanëve, kjo është e ndaluar “haram” kategorikisht dhe për ketë ka një unanimitet midis dijetareve. Urimi është t’u thuash p.sh. “gëzuar festen” apo “gëzofshi në ketë festë” etj. Në këtë rast, edhe nëse thënësi i këtyre fjalëve shpëton prej daljes nga Islami, ai ka rënë në haram të madh, sepse është njësoj sikur atë e uron duke i thënë “urime për përuljen para kryqit”. Madje këto urime janë më të mëdha dhe më të urryera tek Allahu i Lartësuar sesa ta urosh dikë për pirjen e alkoolit, vrasjen e njerëzve apo bërjen e gjynaheve. Shumë prej njerëzve që nuk kanë madhështi për fenë e tyre bien në këtë gabim, pa e ditur ndyrësinë e veprës që kanë bërë. Prandaj, kush uron dikë për gjynahun, bidatin, apo kufrin e tij, e ka merituar urrejtjen e Allahut dhe zemërimin e Tij.” – këto janë fjalët e tij, Allahu e mëshiroftë.

Pra, urimi i jobesimtarëve në festat e tyre është e ndaluar dhe këtë e përmendi edhe Ibn Kajjimi, sepse ai (urimi) është pranimi i mosbesimit të tyre dhe të kënaqurit me ta. Edhe sikur të mos jetë i kënaqur me mosbesimin e tyre për vehte, prapëseprapë është e ndaluar për një musliman që të të kënaqet me ritualet fetare të jomuslimanëve ose t’i urojë ata për festat e tyre, sepse Allahu i Madhëruar nuk kënaqet me të. Allahu ka thënë në Kur’an: “Nëse ju nuk besoni, Allahu nuk është nevojtar për ju; megjithatë, Ai nuk është i kënaqur me mosbesimin e robërve të Vet, e nëse jeni mirënjohës ndaj Tij, Ai e pëlqen atë për ju.” [Ez-Zumer: 7], gjithashtu ka thënë: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe.” [El-Maide: 3]. Pra, urimi i tyre është i ndaluar, pa marrë parasysh a janë të përfshirë në punë ose jo. Nëse na urojnë në festat e tyre, ne nuk duhet t’ju përgjigjemi sepse nuk janë festa për ne dhe festat e tyre nuk janë të miratuara nga Allahu. Ata i kanë shpikur ato festa dhe i kanë legjitimuar. Allahu ka thënë: “E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshëpruarit.” [Ali Imran: 85]. Përgjigjja e muslimanit për festën e tyre për këtë rast është haram, sepse kjo është më e madhe se t’i urojë ata për shkak të pjesëmarrjes së tyre në të. Për këtë, i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Kush i përngjan një populli, ai është prej tyre.” [Transmeton Imam Ahmedi edhe Ebu Davudi].

Shejhul-islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij “Iktidau sirat el-mustekim muhalefetu es’hab el-xhehim” ka thënë: “Përngjasimi në disa prej festat e tyre, i detyron zemrat që të jenë të kënaqura me të pavërtetën dhe mund të tundohen e të përfitohet mundësia për t’i mashtruar të dobëtit.”

Pra, kushdo që vepron diçka të tillë, ai është mëkatar. Qoftë ajo me qëllim të mirësjelljes, modestisë apo të ngjashme, sepse kjo është fyerje e fesë së Allahut, forcim i shpirtërave të jobesimtarëve dhe u jipet mundësia e krenarisë në fenë e tyre.

Allahu është Përgjegjës që t’i bëjë krenarë muslimanët me fenë e tyre dhe t’i bëjë të qëndrueshëm në të dhe t’ju jep fitore kundër armiqve të tyre. Vërtetë Ai është më i Fuqishmi.

[Fetva nga Shejh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë. Në: “Mexhmu El-Fetava ver-Risail”,  3/369]

Përktheu nga arabishtja: Amir Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM