VETË-LLOGARIA

VETË-LLOGARIA

0 1697

Në Kuran, Allahu thotë : “Në ditën e gjykimit Ne do të vëmë peshoja të drejta, e askujt nuk i bëhet e padrejtë asgjë, edhe nëse është (vepra) sa peshoja e një kokrre të melit Ne do ta sjellim atë. E mjafton që Ne jemi llogaritës”. Kuran, 21:47

 Allahu gjithashtu thotë: “…le të shikojë njeriu se çka ka bërë për nesër…” [Kuran 59:18] Omeri, Zoti qoftë i kënaqur prej tij, thoshte: “Llogarite veten, para se të llogaritesh“.

 Burrat dhe gratë e drejta janë gjithmonë plotësisht të vetëdijshëm që kanë ardhur në këtë botë për të mbart një premtim (marrëveshje) shpirtërorë që rezulton ose në fitim ose në humbje që në terma tjerë është ose xheneti ose zjarri i xhehenemit. Është njeri i urtë ai i cili përpiqet në adhurim dhe i thotë shpirtit të tij: “O shpirti im, ti kevetëm një jetë; asnjë moment të vetëm që të ka kaluar nuk mund të rikthehet, numri i frymëmarrjeve tua që të jepen nga Allahu, të janë të caktuara, dhe nuk mund tështohen.  Kur të mbaron jeta, më nuk mund të veprosh asnjë vepër shpirtërore, prandaj ajo që duhet të bëni, bëni tani, mendoni këtë ditë sikur jeta juaj të kishte kaluartashmë dhe kjo është një ditë shtesë (ekstra) e dhënë për ju nga dhurata e veçantë e të Plotfuqishmit. Çfarë marrëzie e madhe mund të jetë sikur ta humbasësh këtë ditë?

 Në Ditën e Ringjalljes, njeriu do të gjejë të gjitha orët e jetës së tij të rregulluara si një serial, i arkivit (sëndukut) me thesar të fshehura e të ruajtura mirë e në detajet më të vogla. Kapaku i parë kur do të hapet, do të shihet të jetë plot dritë: ajo paraqet një moment të cilin e shpenzoi duke bërë vepra të mira. Zemra e tij do të mbushet me gëzim të tillë që edhe një pjesë nga ai gëzim do të bëjë që banorët e xhehenemit të harrojnë zjarrin. Kapaku i dytë kur do të hapet, por do të jetë katran, errëtpërbrenda, dhe lëshon erë të keqe të tillë që do të bëjë çdo njëri të mbajë hundën e tij: ajo paraqet një moment të cilin ai kaloi duke bërë vepra të këqija, dhe ai do të vuajë dënimin. Kapaku i tretë kur të hapet, do të shihet të jetë bosh dhe nuk do të ketë as dritë e as errësi brenda: kjo paraqet momentet në të cilën ai nuk bëri as mirë e as keq. Atëherë ai do të ndiejë pendim dhe konfuzion të tillë sikur të një njeriu që ka qenë poseduesi i një thesari të madh dhe që e humb atë, ose sikur atij që e la t’i ikë nga dora.

 Kështu seritë e tëra të orëve të jetës së njeriut do të shfaqen, një nga një, shikimit të tij. Prandaj duhet t’i themi shpirtit çdo mëngjes, “Allahu ju ka dhënë njëzet e katërthesare, kini mendjen të mos ju humbasin ndonjëra prej tyre, që të mos jeni në gjendje të duroni keqardhjen që do t’iu vijë nga humbjet e tilla.”

 Përkujtimi i Allahut

 Kjo konsiston në përkujtimin e një njeriu që Allahu vëzhgon të gjitha veprat dhe mendimet e tij. Njerëzit shohin vetëm jashtë, ndërsa Allahu sheh njeriun si pamjen e jashtme ashtu edhe atë të brendshme.

 Kur Zulejha, gruaja e mbretit, u mundua të josh Profetin Jusuf, paqja qoftë mbi të, ajo hodhi një leckë mbi fytyrën e idhujve që ajo i adhuronte. Jusufi i tha: “O Zulejha,ti ke turp para një blloku prej guri, dhe a nuk duhet të turpërohem para Atij që krijoi shtatë qiejt dhe tokën?

 Abdullah Ibn Dinari tregon:  “Isha duke ecur njëherë me halifin Omer afër Mekës, kur u takuam me një djalë skllav-bari që ishte me kopenë e tij. Omeri i tha atij: “Më shit një dele.” Djali u përgjigj: “Nuk janë të mijat, por të padronit tim.” Pastaj, për të provuar atë, Omeri i tha: Ma shit mua dhe padronit i thuaj që e hëngri ujku.” Bariu, i çuditur nga kjo kërkesë i tha: Po Zotit të padronit, çfarë t’i them Ditën e Kijametit.” Omeri u ul në gjunjë dhe filloi të qajë nga këto fjalë, pastaj e bleu atë rob dhe e liroi.Ai i tha bariut: Për këtë thënie ju jeni i lirë në këtë botë dhe do të jeni i lirë në botën tjetër.”

Ditën e Llogarisë do të pyetesh për secilën vepër që ke vepruar, pyetja e parë: “pse e ke bërë këtë vepër?”, e dyta: “në çfarë mënyre e ke bërë këtë?”, dhe e treta: “për çfarë qëllimi e ke bërë atë vepër?”.

Pyetja e parë do të kërkohet për shkak se njeriu duhet të veprojë sipas udhëzimit hyjnor, e jo nga ndikimi njerëzor e djallëzor. Nëse kjo pyetje është përgjigjur kënaqshëm, pyetja e dytë do të provojë se në çfarë mënyre veprimi e ke bërë, me mençuri, apo me shkujdesje dhe neglizhencë, dhe pyetja e tretë, nëse është bërë thjesht për të kënaqur Allahun, ose për të fituar kënaqësinë e njerëzve. Nëse një njeri kupton kuptimin e këtyre pyetjeve ai do të jetë shumë vigjilent mbi gjendjen e zemrës së tij.

 Njeriu duhet të meditojë (të thërret veten) në mënyrë rigoroze të japë llogari për veprimet e tij që i ka bërë. Çdo mbrëmje ai duhet të shqyrtojë zemrën e tij për atë që ai ka bërë për të parë nëse ka fituar ose ka humbur në kapitalin e tij shpirtëror. Kjo është më se e nevojshme sepse zemra është si një partner biznesi e pabesë, gjithmonë e gatshme të mikloj e të mashtrojë, ndonjëherë ajo paraqet egoizmin e vet nën maskën e bindjes ndaj Allahut, në mënyrë që ti mendon se ke fituar, kur në realitet ke humbur.

 Një njeri i drejtë me emrin Amija, gjashtëdhjetë vjeç, llogaritte ditët e jetës së tij. Ai numëroi 21.600 ditë. Ai tha me vete, “Sa keq! Nëse unë kam kryer një mëkat çdo ditë, si mund të shpëtojnë nga ngarkesa e 21.600 mëkateve?” Ai nxori një britmë dhe ra për tokë, kur erdhën për ta ngritur atë, e gjetën të vdekur.

 Por shumica e njerëzve janë të pavëmendshëm, dhe kurrë nuk mendojnë për llogarinë e vetes. Njerëzit llogarisin në tespihët (rruzat) e tyre me vetë-kënaqësi numrin se sa herë kanë përmendur emrin e Allahut, dhe harrojnë të llogarisin fjalët e panumërta të kota që flasin.

 Së fundi, nëse ndonjëri e gjen veten neglizhent dhe jo të prirur që të jetw serioz në procesin e vetë-disiplinës dhe vetë-llogarisë, duhet të shoqërohet me atë që është i aftë në praktika të tilla në mënyrë që të rrisë entuziazmin e tij. Një njeri i drejtë kishte thënë: “Kur më rritet pasiviteti në vetë-disiplinë, unë shoh Muhamed Ibn Uasi , dhe sytë e tij rindezin te unë entuziazmin tim për të paktën një javë.”

GJITHASHTU NË ALBISLAM