ZGJUARSIA DHE TË VETËDIJËSUARIT

ZGJUARSIA DHE TË VETËDIJËSUARIT

0 1723

       Allahu i Madhëruar, me urtësinë e Tij e ka bërë që ne si krijesa të jetojmë në planetin Tokë. Mirëpo, në këtë planet ne nuk jemi të amshueshëm, por jemi me një afat të caktuar siç është edhe vet ky planet dhe i gjithë kozmosi me një afat të caktuar. Një ditë do të zhduket në tërësi, e pastaj fillon jeta e Ahiretit, jeta e amshueshme. Në këtë Allahu I Madhëruar ka bërë vërejtje me shumë se një herë në Librin e Tij. Në suren Enbija ka thënë: “Njerëzve u është afruar koha e llogarisë së tyre, e ata të hutuar në pakujdesi, nuk përgatiten fare për të. * Atyre nuk u vjen asnjë këshillë e re (në Kur’an) nga Zoti i tyre, e që ata të mos tallen me të duke e dëgjuar.* Të shmangura nga e vërteta janë zemrat e tyre. Ata që janë zullumqarë dhe duke biseduar fshehtas (thonë): “A mos është ky (Muhammedi) diç tjetër pos njeri, sikurse edhe ju, pra a do t’ia pranoni magjinë e tij kur ju po e dini?” “ Enbija 1 – 3.

       Hasan el basriu rah. ka thënë: “Llogaria po afrohet dita ditës dhe cdo herë që të kalon një ditë, të ka shkuar një pjesë e jote. Njerëzit janë në gaflet të çuditshëm nga qëllimi për të cilin janë të krijuar për të. Dhe po ashtu nga njohja e Zotit të tyre Alahut dhul-xhelal.

       Njerëzit janë në gaflet nga dita në të cilën do të ndahen nga kjo dunja.  Janë në gaflet nga ajo që do ta gjejnë në varr. Janë në gaflet nga ajo që do ta shohin nga trishtimet e ditës kijametit. Janë në gaflet nga shumë gjëra të cilat ua ka mbuluar dashuria ndaj dynjasë, a dynjaja është si uji njelmët i detit, sa më tepër pi, aq më shumë të shtohet etja. I dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem ka thënë: po të kishte i biri Ademit një luginë me ar, do ta dëshiroje ta ketë të dytën, … .

       Jeta është si një sezon nga sezonet e tregtisë ku ekspozohen artikuj të shumtë të llojllojshëm. Prej tyre ka me kualitet të ulët dhe me kualitet të lart. I mençuri është ai që shikon të blejë atë me kualitet edhe pse është më shtrenjtë, sepse është më e qëndrueshme se ajo me kualitet të dobët edhe pse çmimin e ka të ulët. Pra duhet për të vetëdijwsuarin të mos kërkojë, përpos vetëm gjërat e çmuara, a gjërat më të çmuara në dynja janë njohja e të vërtetës, njohja e Allahut azza ve xhel-le.

       Vetëdisimi është shenjë nga shenjat e dashurisë Allahut ndaj robit të Tij dhe dëshira të bëjë ai hajr. Për këtë shkak tabi’iju i njohur Muhamed ibn Sirini rah ka thënë:  Kur të dojë Allahu mirësi për robin e vet ia bën atij një këshillues nga zemra e tij që e urdhëron dhe e ndalon. çdo herë që lajthit, apo bie në gaflet nga ajo për të cilën është krijuar, ia përkujton ai këshilluesi që është në zemër dhe kështu besimtari kthehet në rrugë të drejtë dhe kështu e gjen në vetëdysim të përhershëm.

       Imam El-Xheuzi e përshkruan të vetëdysuarin  me thënien: brenga e besimtarit është e ndërlidhur me Ahiretin, prandaj çdo gjë që është në dynja e ndërlidh me Ahiretin.

       Secilin që e preokupon një gjë, brengën e ka aty.

       Flitet se Omer ibn Hatabi u ka ran ë sy të tjerVe se ai nuk po qeshet dhe Një ditë E kanë pyetur: Pse spo qesh?Ai ka thënë: derisa ti mar çelsat e Kudsit në dorë, buza ime nuk do të qeshë.

       A nuk i ke parë kur hynë zejtarë të ndryshëm në ndonjë ndërtesë, do ta vëresh rrobaqepwsin duke i shikuar stofat, perdet, ndërsa, marangozi (zdrukthtari) i shikon ormanët, tavolinat, .. muratori i shikon muret, a besimtari kur të sheh errësirën, e përkujton errësirën e varrit, nëse e ndjen dhembje, e përkujton dënimin, kur të dëgjojë ndonjë zë të trishtuar, e përkujton fryrjen në sur, kur ti sheh njerëzit duke fjetur, e përkujton vdekjen dhe të vdekurit në varreza, kur të shijojë ndonjë kënaqësi, e përkujton xhenetin, .. e kështu me radhë. dmth të gjitha mendimet i ka të lidhura me ahiretin dhe kjo e angazhon nga gjërat tjera. Pra besimtari çdo herë është i zgjuar me vetëdije. çdo gjë që sheh në dynja e lidh me Ahiretin dhe ai nuk lejon të gjendet në gaflet nga ai qëllim për të cilin e ka krijuar Allahu I Madhëruar. Kështu ai është në ibadet të vazhdueshëm. Mirëpo këta të vetëdijesuar nuk janë me një nivel, por ata klasifikohen në grada.

Gradat e të vetëdijwsuarve:

Ibn Xheuziju i përmendet ato grupe dhe thotë:

–          ka prej tyre që e mund epshi dhe natyra e tij e shpie në atë që ia kërkon nefsi, … nuk i bën dobi tërheqja e vërejtjes gjë që më tepër ia shton përgjegjësinë.

–          Ka prej tyre që janë të vënë para përpjekjes mes dy anëve: mendjes që urdhëron në devocion dhe epshit që shpie në hamendje. Në këtë luftë ka prej tyre që pësojnë në luftën pas përpjekjes së gjatë dhe kthehet në sherr dhe – Allahu na ruajt – i përfundohet me atë gjendje. Ka prej tyre që ngadhënjejnë një herë e herën tjetër pësojnë. Ky është lënduar, por nuk ka “vdekur”.

–          Ka prej tyre që e mposhtë armikun dhe e burgosë në burg dhe nuk i mbet armikut në kurthet e tij, përpos vesveset (cytjet). Në zgjuarsi ka të tillë që kur janë zgjuar, nuk kanë fjetur, prej kur kanë dalë në rrugë, nuk kanë pushuar. Brenga e tyre është ngritja lart. Sa herë që tejkalojnë një situatë, i vërejnë mangësitë dhe bëjnë istigfar.

       Këta janë më të zgjedhurit të cilët i kanë ndërlidhur qëllimet e tyre të larta  dhe i kanë ngritur lart nga toka. Ata janë ata të cilët e braktisën edhe gjumin që njeriu ka nevojë për të. Ne gjatë leximit e hasim nxënësin e Ibn Abasit tabi’iun Tavusin duke thënë: përmendja e Xhehenemit ua ka fluturuar gjumin adhuruesve.

       Për në fund, secilit nga muslimanët që e brengosë çështja e fesë dhe ia jep përparësi ahiretit, para dynjasë, ua kisha preferuar të marrin për shoqërues hadithin profetik ku I dërguari salallahu alejhi ve selem ka thënë: ai që e ka për qëllim Ahiretin, Allahu ia mbledh gjërat dhe ia bën pavarësinë (pasurinë) në zemrën e tij, a dynjaja i vjen e nënshtruar para tij, ndërsa ai që e ka për qëllim dynjanë, Allahu ia shpërndan gjërat dhe ia bën varfërinë mes syve të tij, a nuk i vjen nga dynjaja, përpos ajo që Allahu ia ka caktuar. Tra. Ibn Maxhe nga Zejd ibn Thabit “Vërtet që në të ka padyshim kujtim për atë që ka zemër, ose që vë veshin e dëgjon duke qenë i vëmendshëm e dëshmues.” Kaf 37

Përgatiti Ali Shabani

Gusht 2012

GJITHASHTU NË ALBISLAM