Arhiva MujoreMarch 2017

0 952
  1. Një musliman i rritur, i shëndoshë, jo udhëtarë, dëshiron të falet natën, një pjesë të saj apo më gjatë, dëshiron t’i lutet Allahut, ndërsa i themi që mos të falet, por më mirë të bie në gjum, deri në sabah.

PËRGJIGJJA: Ky person është në haxh, në Muzdelife, kështu që ai duhet të flej atë natë, e të mos preokupohet me namaz, e me adhurime tjera, siç është prej sunetit.

  1. Një musliman, ka kryer marrëdhënie intime me gruan e tij gjatë Ramazanit, megjithatë agjërimi i tij ësht në rregull, dhe nuk detyrohet të kompenson e as të shpaguan?

PËRGJIGJJA: Ky njeri ka kryer marrëdhënie intime me gruan e tij gjatë natës në muajin e Ramazanit, e jo gjatë ditës.

  1. Një musliman, i rritur, i shëndoshë, i cili e ka për obligim të agjërojë, nuk është udhëtarë, ushqehet gjatë ditës së agjërimit, por agjërimi i tij është në rregull, dhe nuk detyrohet të kompensojë atë ditë?

PËRGJIGJJA: Ky person është ushqyer me harresë, e kush ha dhe pi me harresë nuk e kompenson atë ditë, i dërguari i Allahut ka thënë: “Kur ndokush prej jush ha apo pi, nga harresa le ta përfundojë agjërimit, në të vërtetë atë e ka ushqyer dhe i ka dhënë për të pirë Allahu”. Shënon Buhariu dhe Muslimi

  1. Një musliman, është falur por qëllimisht nuk bën asnjë sexhde, dhe namazi i tij është në rregull, dhe nuk detyrohet ta kompensojë namazin?

PËRGJIGJJA: Ky person është duke e falur namazin e xhenazes.

Autor: Muhamed ibn Abdurrahman el Arifi

Pjesa e njëzetë

albislam.com

0 1303

1. Ibn Tejmije, rahimehullah, ka thënë; Allahu, xhele ue ala, ka thënë për Kur’anin: ”Atë (Kur’anin) nuk e prek kush, vetëm të pastrit.” (Vakia; 79) Që do të thotë që nuk udhëzohen me ketë Kur’an përpos se zemrat e dëlira dhe të pastërta.”

Mexhmu’u Fetava; 5/551

2.Nëse nuk e përmisoj veten time gjatë leximit dhe meditimit të Kur’anit, atëherë kjo është shenjë që zemra ime është ngurtësuar, dhe si pasojë, ajo nuk ndikohet dhe nuk rrënqethet gjatë leximit të Kur’anit. Kujtoj, sprovën që Allahu ia bëri sahabëve në lidhje me këtë çështje, ku tha: “A nuk është koha që zemrat të zbuten me këshillat e All-llahut dhe ne atë të vërtetën që zbriti (me Kur’an).” (Hadid; 16). Andaj, i hulumtojë shkaqet e ngurtësimit të zemrës që t’i largoj ato, e pastaj të kënqem me librin e Zotit tim.

D. Abdullah Ibn Belkasim

3.Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur’an mbi ndonjë kodër, do të shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga All-llahu. Këta janë shembuj që ua sjellim njerëzve, që ata të mendojnë.” (Hashër; 21). Mundohem që ta vërtetoj se Kur’ani (leximi,meditimi i tij) a ka lënë gjurmë në zemrën time, a mu ka shtuar përulja ndaj Allahut dhe a më janë lagur syt e mi nga të qajturit. Frikësohem që nëse një gjë e tillë nuk ka ndodhur, atëherë zemra ime nuk është në rregull, ndërsa Allahu e ceki shembullin e kodrës e cila do strukej dhe përulej po t’i zbriste Kur’ani. Andaj, ky është shkaku që më shtyen mua, që t’i kërkoj shkaqet e ngurtësimit dhe mospëruljes së zemrës!

D. Abdullah Ibn Belkasim

4. Nëse nuk e përmisoj veten time me leximin e Kur’anit, frikësohem që Kur’ani do të bëhet argument kundër meje, ashtu siç ka thënë i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem: ” Kur’ani, ose është argument për ty ose kundër teje.”

(Muslimi; 223, Tirmidhiu; 3517, Nesaiu; 2437, Ibn Maxhe; 280, Ahmedi; 22907)

D. Abdullah Ibn Belkasim

5.Kur e kujtoj gjendjen e atyre që nuk e respektuan Kur’anin, nuk e lexuan dhe nuk i medituan porositë e tij. Allahu të tillët i përshkroi në Kur’an me një përshkrimin më të keq tē mundshëm. Allahu, xhele ue ala, tha për ta: “Ata ishin si gomarë të trembur (të egër).” (Mudethir; 50). Dhe, gjithashtu , për ta Allahu, tha: “Por jo, ato janë zemra që kanë drynat e vet!” (Muhamed; 24). Frikësohem që nëse nuk ndryshoj veten time në një ndryshim të mirë, do të jem edhe un njëri prej tyre.

Dr. Abdullah Ibn Belkasim

Nga arabishtja: Suad Shabani

albislam.com

0 1372

Injorantët e para islamit, aneksonin fatkeqësitë e telashet kohës, duke i emërtuar kështu disa gjëra jo me emrat e tyre.  Kur i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, u dërgua me udhëzimin dhe fenë e vërtetë, i porositi dhe udhëzoi ata për thëniet e sakta dhe besimin e vërtetë. Një prej porosive të tilla ishte edhe ky hadtih.

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Mos emërtoni rrushin el-Kermu, mos thoni kohë e dështuar, ngase Ai, Allahu është koha”. Shënon Buhariu dhe Muslimi

SHPJEGIMI I HADITHIT

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, deshi që të ndalonte umetin e tij nga disa shprehje, fjali e besëtytni që mund t’i shpiejnë ata në rreziqe dhe mëkate, e tha: “Mos emërtoni rrushin el-Kermu”. Dhe atë se el-Kermu emërtohej hardhia e rrushit, por edhe vetë rrushi, dhe për venën që përbëhej prej rrushi, të cilën ata e quajtën el-Kermu ﴾bujar), dhe për bindjen e tyre se ajo përmban bujari e zemërgjerësi, të cilën gjë e urrejti i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, që me këtë emër të emërtohet rrushi e druri i rrushit, ngase ndodh që kur ta dëgjojnë këtë fjalë t’iu kujtohet alkooli, e i tërhjek epshi, mund të konsumojnë apo t’i afrohen konsumimit.

Imam el Hatabi ka thënë: “Kuptimi nga ndalesa është të rivërtetohet se vena është haram edhe nëse emri i fshihet, dhe se mbetja e këtij emri është një konfirmim i asaj që ata e supozonin se konsumuesi i tij është njeri bujar, kështu që ndaloi të thirret el-Kermu.

Imam Ibn el-Xheuzi ka thënë: “Ai, alejhi selam, ndaloi nga ky emërtim, sepse arabët e emërtonin el-Kermu për shkak bujarisë e cila ngjallej në zemrat e atyre që e pinin atë, kështu që ndaloi të emërtohet me një epitet që lëvdohet, që të bëhet më e qartë shëmtueshmria dhe ndalesa e tij”.

Më pas i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem,  tha: “mos thoni kohë e dështuar, ngase Ai, Allahu është koha” kohë e dështuar; kohë ekeqe, që në kohën e injorancës aneksonin fatkeqësishtë e problemet kohës, që është dita e nata; dhe ata ndaheshin në dy kategori;

Kategoria e parë, të cilët nuk besonin në Allahun, e nuk njihnin gjë tjetër pos kohës “ditën e natën”, në të cilat ndodhin ndodhitë, është koha ku ndodhin caktimet e Allahut, kështu ata fatkeqësitë ia aneksonin kohës me bindjen se ajo vepron, duke mos e ditur se edhe koha ka një Qeverisës, këta janë quajtur “dehrije”, apo kohorët, për të cilët Allahu thotë: “E, ata thonë: “Ekziston vetëm jeta e kësaj bote, vdesim (shumë si fëmijë) dhe jetojmë (një kohë), e vetëm koha na shkatërron”. Ata, për këtë, nuk kanë kurrfarë dijenie, ata, vetëm parafytyrojnë ashtu.” Xhathije, 24.

Kategoria e dytë janë ata që e njohin Krijuesin e tyre, duke mos dashur që t’i referohen Atij fatkeqësitë, kështu që ia aneksuan kohës.

Sipas këtyre dy kategorive, që të gjithë fajësojnë dhe e fyejnë kohën, e dikush prej tyre thotë: kohë e dështuar, kohë e pashpresë, e prishur, e keqe, e pavlerë, etj.

Kështu që i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ua prishi këtë bindje të tyre, duke u thënë: “Mos e shani kohën, sepse Ai, Allahu është koha,” pra mos e shani kohën sikur të jetë ajo vepruesi i gjithësisë mbi ju, ngase Ai Allahu është Vepruesi i saj, nëse e fyeni kohën, në fakt fyerja i kthehet Allahut.

Në hadithin kudsij thuhet: “Unë jam koha”, pra Unë jam Ai i cili e posedon kohën dhe e qeverisë atë.

DISPOZITA E FAJËSIMIT DHE FYERJES SË KOHËS

Fajësimi dhe fyerja e kohës ndahet në tre kategori, siç i ka përmendur Muhamed ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ato janë:

E para: Të ketë për qëllim vetëm se lajmërim (të një ndodhie), pa fajësuar atë, ky lloj është i lejuar, si të thotë: Jemi të lodhur nga vapa e madhe në këtë ditë, apo nga acari i madh, e fjali të ngjashme si kjo. Sepse veprat vlerësohen sipas qëllimit, këto fjalë vlejnë si të sakta nëse janë thjesht vetëm se lajmërim për një gjendje, sikur që tha Luti, alejhi selam: “Kjo është ditë e rëndë!”. Hud, 77

E dyta: Ta fyen kohën me bindje se ajo është vepruese, si të beson se koha është ajo e cila i rrotullon gjërat për kah e mira apo kah e keqja, kjo është shirk i madh, sepse beson se me Allahun ka edhe një krijues tjetër, ngase ndodhitë i aneksoi tek dikush tjetër pos Allahut, e çdo kush që beson se me Allahu ka edhe një krijues tjetër ai është jomusliman, njejtë sikur të beson se ka edhe një zot tjetër që meriton të adhurohet me Allahun, andaj ky është jobesimtar.

E treta: Ta fyen kohën, duke mos pasur bindje se koha është vepruese, por ka besimin se vetëm Allahu është ai i cili Vepron, por e fyen sepse në atë kohë ndodhin gjërat e padëshiruara për të, ky lloj konsiderohet haram, por që nuk arrin në shkallën e shirkut, është një mendjelehtësi dhe devijim në fe, sepse në realitet fyerja i kthehet Allahut, sepse Ai është i Cili e qeveris kohën dhe ndodhin në të gjërat, sipas dëshirës së Tij, çdo e mirë apo e keqe, pra koha nuk është vetëfunksionale, dhe kjo fyerje nuk është kufër, ngase fyerja e Alahu nuk ndodhi në formë direkte”.

POROSI DHE UDHËZIME PROFETKE

HADITHI I NJËMBËDHJETË

Islamweb.net

Përktheu: Shpend Zeneli

albislam.com

0 2416

Pyetja: Një imam ka kërkuar pesëqind dollarë për ta larë dhe ta përgatitë trupin e një burri për varrosje. A i lejohet kjo atij?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.

Larja e një muslimani që ka vdekur është një adhurim në vete, të cilin Allahu e ka obliguar për muslimanët, kështu që ai urdhër duhet të zbatohet me qëllim që të kërkohet shpërblimi dhe kënaqësia e Allahut.

Në qoftë se familja e të vdekurit i japin atij disa para, pa përcaktuar ai, nuk ka asgjë të keqe që ai t’i pranon ato para.

Por në qoftë se personi që lan të vdekurit kushtëzon se ai nuk do ta lajë të vdekurin përpos me një shumë të caktuar parash, i lejohet, por me padyshim që mangëson shpërblimin e tij tek Allahu.

Shejh Ibn Uthejmin është pyetur: A lejohet të marr pagë në këmbim të larjes dhe qefinosjes së të vdekurit?

Ai u përgjigj:

“Nëse pagesa ose dhurata i është dhënë pa u kushtëzuar, nuk ka dyshim se është e lejuar dhe nuk ka asgjë të keqe në këtë, sepse ajo që i jepet atij është në këmbim të punës së tij. Profeti, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë “Kushdo që ju bën një nder, kthejani.”

Por, nëse kjo pagesë është përcaktuar, atëherë padyshim që shpërblimi i tij pakohet, sepse ai që lan dhe qefinos të vdekurit arrin shpërblim të madh, ngase është një farz kolektiv (farz kifaje); kështu ai që lan dhe qefinos të vdekurit arrin shpërblimin e një farzi kifaje. Por në qoftë se ai merr para për këtë punë, atëherë shpërblimi i tij do të zvogëlohet. Por nuk ka asgjë të keqe edhe nëse i merr ato para, për shkak se kjo pagesë është në këmbim të një pune të bërë për një person tjetër, dhe në rastin e një pune të tillë lejohet të merr para për punën kryer, ashtu siç është e lejuar të pranohet pagë për mësimim e Kur’anit, sipas mendimit më të saktë.[1]

Dijetarët e Komisionit të Përhershëm për fetva janë pyetur: Cili është vendimi mbi marrjen e pagesës për larjen e të vdekurit, qoftë pagesa të jetë e përcaktuar apo jo?

Ata u përgjigjën:

Lejohet, por më së miri është të bëhet vullnetarisht, nëse është e mundur.[2]

Pagesa që përcaktohet nga ai që lan të vdekurit duhet të jenë në përputhje me punën e tij, pa ndonjë ekzagjerim (në çmim) apo përfitim nga rasti.

Islamqa.info

Përktheu: Shpend Zeneli

albislam.com

[1] Fetava Nur ala Darb, 7/36.

[2] Fetava Lexhnetu Deimeh, 15/112

0 994
  1. Një burrë i jep gruas së tij një qese të mbyllur e i thotë asaj: Merre këtë qese, e ke për detyrë të derdhësh atë që ka brenda para se të arrijë akshami, me kusht që mos ta hapësh qesen, as ta presish e as ta copëtoshë, përndryshe do jesh e shkurorëzuar. Kur erdhi mbrëmja ia dha qesen e zbrazur pa mos vepruar asnjë prej gjërave që ai ia kishte parandaluar, dhe kështu shpëtoi nga kushti i shkurorëzimit. Si?

PËRGJIGJJA: Kjo qese ka qenë prej pëlhure, që ishte e mbushur brenda me sheqer, kështu që e futi në ujë derisa sheqeri u tret, përmes vrimave të vogla të pëlhurës.

  1. Një person kishte shumë pasuri, prej llojit që duhet të jep zeqat, megjithatë dhjetë vite të tëra nuk dha asnjë dinarë, dhe në këtë periudhë nuk e kishte për obligim të jep.Si?

PËRGJIGJJA: Ky person i dha ato para një personi tjetër që ai t’ia ruan, dhe ai udhëton me pasurinë që ia kishtë dhënë, dhe u zhduk për dhjetë vite, personi që i takonin paratë e kërkon por nuk e gjen, e në këtë rast nuk e ka për obligim të jep zeqatin për këtë pasuri. Ngase prej kushteve të zeqatit është posedimi i plotë i pasurisë dhe mundësia për të menaxhuar me to si ai dëshiron.

  1. Çfarë thua për një person, musliman, i rritur dhe i shëndoshë, vdes, kështu që nuk i lahet xhenazja e as që i falet namazi?

PËRGJIGJJA: Ky person vdes si dëshmorë.

  1. Çfarë thua për në person, musliman, i shëndoshë, i rritur, i dhurohet një mish i cofëtinës që ta hajë, dhe i lejohet që të ushqehet me të edhe pse nuk është i urritr, e as në gjendje rrezikur për jetë?

PËRGJIGJJA: Këtij i është dhënë mish peshku, e i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Uji (i detit) është i pastër, cofëtinat e detit janë hallall”.

Autor: Muhamed ibn Abdurrahman el Arifi

Pjesa e nëntëmbëdhjetë

albislam.com

0 1327

Ebu Berzete el Eslemij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “O njerëz, të cilët keni besuar me gjuhë, e imani (besimi) nuk ka depërtuar në zemrat e juaja; mos përgojoni muslimanët, mos ndiqni të metat e tyre, pasi që kush pason të metat e tyre, Allahu do shpalos të metat e tija, e kujt Allahu i shpalos të metat, e turpëron në shtëpinë e tij”. Shënon Ahmedi, Ebu Davudi dhe ibn Hibani, ky dhe shejh Albain e vlerësojnë hadithin autentik.

Këtë porosi dhe udhëzim profetike na e përcjell sahabiu i nderuar Ebu Berzete el Eslemij, Allahu qoftë  kënaqur prej tij, që na tërheq vërjejten për një sjellje të shëmtuar dhe një mëkat të rëndë, që njeriun e fut në rrethin e hipokrizisë, e akuzimit në imanin e tij, njejtë edhe turpërimit në mesin e njerëzve.

TREGIMI RRETH HADITHIT

Në disa transmetime të tjera qëndron; se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, kishte kuptuar se disa prej hipokritëve po flisnin për disa besimtarë, kështu që i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ngriti zërin e tha: “O njerëz, të cilët keni besuar me gjuhë…” në një trasnmetim thuhet: “Thërriti i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, aq sa dëgjuan vashat e reja –të cilat qëndronin shumë larg në shtëpitë e tyre-.

SHPJEGIMI I HADITHIT

I dërguari, sal-Allahu  alehi ve selem, tha: “O njerëz, të cilët keni besuar me gjuhë, e imani (besimi) nuk ka depërtuar në zemrat e juaja”. Kjo thirrje, dhe ajo që u përmend më pas, tregon se cilësitë dhe veprimet e tilla që do përmenden për “të fshehtën e besimtarit, dhe ndjekjen e të metave të tija” janë prej atributeve të hipokritëve, apo shenja të imanit të dobët, në këtë aludon edhe fjala e Allahut: “Beduinët (arabët e shkretëtirës) thanë: “Na besojmë”. Thuaju (atyre): “Nuk keni besuar!” Por, thoni: “Na jemi nënshtruar!” meqë në zemrat tuaja ende nuk ka hyrë ende imani.” Huxhurat, 14

Komenti i këtij ajeti tregon se flet për njerëz hipokritë, këtë e pohon Buhariu, apo ka për qëllim besimtarët me iman të dobët, tek të cilët nuk është përqendruar imani në zemrat e tyre, por kishin besimin e dobët, e nuk ishin prej hipokritëve, njejtë thuhet edhe për kuptimin e fjalëve të profetit, sal-Allahu alejhi ve selem, në këtë hadith, se këto vepra aludojnë për besimin e dobët, apo janë shenja të hipokrizisë.

“Mos përgojoni muslimanët”, pra, mos i përmendni muslimanët në mosprezencën e tyre me gjëra që ata i urrejnë, ndalimi i përgojimit është përmendur në Kuran, në fjalën e Allahut: “O ju që keni besuar! Shmanguni prej shumë dyshimeve, meqë disa dyshime janë mëkat. Mos i hulumtoni të metat (e njëri-tjetrit) dhe mos e përgojoni njëri-tjetrin! Mos vallë dëshiron ndokush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur, e juve kjo u është e neveritshme! Druajuni Allahut! Me të vërtetë, Allahu është pranues i pendimit dhe mëshirues.” Huxhurat, 12.

Si dhe në hadithin e Ebu Hurejres i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka sqaruar kuptimin e përgojimit sahabëve, kur i pyeti ata: “A e dini se ç‘është gibeti (përgojimi)? Ata thanë: “Allahu dhe i dërguari i Tij e dinë. Tha: “Ta përmendësh vëllain tënd me një gjë që ai e urren”, i thanë: Çfarë thua nëse ai e posedon këtë që thuhet? Tha: “Nëse ai e ka atë që e thua e ke përgojuar, e nëse nuk e ka atëherë ke shpifur mbi të”. Shënon Muslimi

“Mos pasoni të metat e tyre”, mos hulumtoni të metat, të këqijat, rrëshqitjet, gabimet, ngase kush preokupohet me këto nuk e përmirëson e nuk e pastron veten.

“kush pason të metat e tyre, Allahu do shpalos të metat e tija”, pra, kush përpiqet që të ndjek të metat e të këqijat e tyre, Allahu i Madhëruar do zbulon të metat e gabimet e tija, dhe sipas veprave të tija ashtu do e ndëshkon. Disa kanë thënë, ka kuptimin se Allahu do e ndëshkon për veprimin e shëmtuar në dynja e në ahiret, me ndëshkim të përhershëm.

“e kujt Allahu i shpalos të metat, e turpëron në shtëpinë e tij”, do turpërohet, qoftë edhe nëse është në shtëpi, i fshehur prej njerëzve, pra, do e arrijë atë ndëshkimi dhe turpërimi, do e arrijë atë në dynja para se të ndëshkohet në ahiret.

POROSI NGA HADITHI

  • Shpërblimi është sipas veprës, njeri do shpërblehet varësisht prej veprës së tij, të mirë apo të keqe “kush pason të metat e tyre, Allahu do shpalos të metat e tija”, kështu qëndron edhe në bamirësi dhe punë të mira “kush ia mbulon një muslimani një të metë, Allahu ia mbulon atij në dynja e ahiret”. Shënon Buhariu dhe Muslimi
  • Mbikqyrja e të tjerëve dhe ndjekja e veprave të tyre vetëm se prish e nuk përmirëson: disa mund të mendojnë se mbikqyrja e njerëzve i përmirëson ata, por ky hadith e mohon atë në mënyrë indirekte, por edhe në formë direkte, siç e përcjell hadithi i Muavijes, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Distancohuni prej njerëzve, a nuk e sheh se nëse dëshiron t’i turpërosh njerëit, do shkatërosh edhe më shumë, apo mundet që t’i prishësh” Shënon Buhariu në librin e tij “Edeb el Mufred”, shejh Albani e ka vlerësuar hadithin atuentik.

Menaviu për këtë hadith thotë: “ka kuptimin, largohuni prej njerëzve, mos hulumtoni hallet e tyre, mos kërkoni të metat e tyre, a nuk e di se ti nëse i ndjek shpifjet mbi ta, që t’i mësosh e t’i përhapësh, do i fusësh ata në gjendje më të keqe, apo mund që të shkaktosh që ata të prishen edhe më shumë, për shkak se të dy palët bijnë në përgojim, apo në shpifje, e cila nuk ka bazë, nëpërkëmbet nderit i atyre ndaj të cilëve jemi të urdhëruar të mos pasojmë gabimet e tyre. Gjatë kontrollimit të të tjerëve mund të shkaktojmë rritje të përkeqësimit më tepër se vetë e keqja që ishte për qëllim të mënjanohet. Pra, sheriati çdoherë promovon mbulimin (e të metave) për aq sa është e mundur, ky hadith u drejtohet prijësave dhe atyre që kryejnë profesionin e tyre”.

  • Përmendja e gabimeve të tjerëve të shtyen në gabim tjetër, nga pasojat e këqija që ka përmendja e të metave të të tjerëve është ajo që e përmendin të parët, duke thënë: “Kam arritur disa njerëz të cilët nuk kishin të meta, por përmendnin të metat e të tjerëve, kështu që edhe njerëzit përmendën për ta të meta, dhe kam arritur disa njerëz që kishin të meta, dhe e përmbajtën veten nga të metat e të tjerëve, kështu që edhe të metat e tyre u harruan”. Njeriu shpërblehet sipas veprës së tij.

HADITHI I DHJETË

POROSI DHE UDHËZIME PROFETIKE

albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

0 3534

Pyetja: Kam dëgjuar në një ligjëratë që dijetarë kanë lejuar mes’hun mbi çorape, përmes të cilave nuk shihet lëkura e trupit, por kam lexuar se është e lejuar të japim mes’h mbi çorape edhe nëse janë të holla. Cili nga të dy mendimet është më i saktë?

Përgjigjja: Falënderimi i qoftë Allahut

Së pari:

Është vërtetuar në sunetin profetik përdorimi i mesteve, dhe shumica e dijetarëve kanë bashkangjitur në këtë dispozitë edhe çorapet.

Çfarë nënkuptohet me çorape? Halil al-Farahidi ka thënë: Çorape janë një lloj i mbathjeve në formë të mesteve, të përbëra prej liri, pambuku ose pëlhurave tjera.[1]

Dallimi në mes çorapeve dhe mesteve (el-khuf) është se mestet janë prej lëkure, ndërsa çorapet nuk janë prej lëkure; por ato janë prej leshi, liri, pambuku apo pëlhurave tjera.

Në kohën e tashme, çorapet janë bërë edhe prej najloni (ose pëlhurave artificiale).

Së dyti:

Nuk ka asnjë hadith sahih nga i dërguari, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, në lidhje me mes’hun mbi çorape.

Në lidhje me hadithin e transmetuar nga Tirmidhi përmes Ebu Kajsit, e ky nga Huzajl ibn Shurahbil nga Mugira ibn Shubah, i cili ka thënë: i dërguari, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, morri abdes dhe i dha mes’h çorapeve dhe sandaleve të tija.” – ky është një hadith daif (i dobët).[2]

Ebu Davudi në “Sunen” ka thënë: Abdurrahman ibn Mahdi nuk e transmetonte këtë hadith, sepse ajo që është e njohur edhe nga Mugira është se profeti, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, iu dha mes’h mesteve (el khufejn).[3]

Ali ibnul Medini ka thënë: Hadithin e Mugire ibn Shu’beh (rreth mes’hit mbi meste-khufejn) e kanë transmetuar banorët Medines, ata të Kufes, dhe banorët e Basrës. Ndërsa Huzejl ibn Shurahbil ka transmetuar nga Mugire, të ketë thënë: Dhe ai i dha mes’h çorapeve të tija – këtu Huzejli ka kundërshtuar transmetuesit e tjerë.[4]

El-Mufadal ibn Gasan ka thënë: E pyeta Jahja Ibn Mainin për këtë hadith dhe ai tha: Të gjithë transmetuesit e transmetojnë atë në lidhje me mestet prej lëkures-khufejn, përveç Ebu Kajsit.

Prej atyre që kanë klasifikuar hadithin si daif, janë: Sufjan Eth-Theuri, Imam Ahmedi, Ibn Maini, Muslimi, Nesaiu, el-Ukajli, Darakutni dhe Bejhekiu.

Neveviu ka thënë: Këta janë dijetarët kryesorë të hadithit. Edhe pse Tirmidhiu tha se është hadith hasen (i mirë), këta dijetarë kanë përparësi para Tirmidhiut; në fakt, secili prej tyre veçmas ka përparësi para Tirmidhiut, sipas konsensusit të dijetarëve.[5]

Por ka transmetime të vërteta (sahih) rreth mes’hit mbi çorape nga sahabët.

Ibnul Mundhiri ka thënë: Lejueshmëria e mes’hit mbi çorape është transmetuar nga nëntë shokët e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, prej tyre: “Ali ibn Ebi Talib, Amar ibn Jasir, Ebu Mes’ud, Enes ibn Malik, Ibn Omarit, Berra ibn Aazib, Bilalit, Ebu Umames dhe Sahl ibn Sadit.[6]

Ebu Davudi ka shtuar edhe të tjerë; Amr ibn Hurajith, Omeri ibn Hatab dhe Ibn Abasin.

Pra, mendimi se është i lejuar është i bazuar në këta sahabë, Allahu qoftë i kënaqur me ta, e jo në hadithin e Ebu Kajsit.

Imam Ahmedi ka deklaruar se mes’hu mbi çorape lejohet, dhe tha se hadithi i transmetuar nga Ebu Kajs ishte me të meta.

Kjo tregon për drejtësinë dhe barazinë e tij, Allahu e mëshiroftë. Kështu që ai është bazuar në transmetimet e sahabëve, dhe me anë të analogjisë së qartë, sepse nuk ka dallim të qartë mes çorapeve dhe mesteve, që do të bëjë të ndryshonte vendimin e mes’hit.[7]

Ibn Kudameja ka thënë: Sahabët, Allahu qoftë i kënaqur me ta, jepnin mes’h mbi çorape, dhe nuk kishte njeri që i kundërshtonte ata gjatë kohës së tyre, për këtë arsye konsiderohet se është konsensus (mes tyre).[8]

Njashtu nuk ka dallim në mes të mesteve dhe çorapeve edhe përnga dukja.

Shejh Islam Ibn Tejmije ka thënë: “Dallimi në mes çorapeve dhe mesteve është se të parat përbëhen nga leshi e këto të fundit janë prej lëkure. Është e njohur se ky dallim nuk ka asnjë ndikim në vendimet e Sheriatit. Andaj nuk ka dallim nëse ato janë prej lëkure, pambuku, liri ose leshi. Në të njëjtën mënyrë, sikur që nuk ka dallim nëse ihramet janë të zeza ose të bardha … Por qëllimi është se lëkura është më e qëndrueshme se sa materiali i pambukut, por kjo nuk ka të bëjë me vendimin, ashtu siç nuk ka dallim nëse lëkura është e fortë.

Përndryshe, ajo që dihet është se nevoja për mes’h mbi njërën është e njëjtë me nevojën për mes’h mbi tjetrën. Duke qenë të njëjta për sa i përket dispozitës fetare dhe nevojës për përdorim, dallimi midis tyre do të jetë dallim në mes të dy gjërave të ngjashme, e cila është në kundërshtim me drejtësinë dhe konsiderimit të saktë, që janë përmedur në Kur’an dhe Sunet, dhe ajo me të cilën Allahu zbriti Librat e Tij dhe i dërgoi të dërguarit e Tij.

Ata që dallojnë mes tyre me arsyetimin se tek njëri (çorapet) uji është i depërtueshëm e tek tjetri (mestet)  uji nuk depërton, kanë përmendur një dallim spontan, pa kurrfarë ndikimi.[9]

Së treti:

Shumica e këtyre dijetarëve të cilët e konsiderojnë se është e lejueshme të jipet mes’h mbi çorape kanë kushtëzuar që ato të jenë të trasha dhe të jetë e mundur që të ecet me to.[10]

Për shkak se vendimi mbi çorape është i njëjtë me vendimin mbi meste, e mestet janë vetëm se të trasha, kështu çorapet nuk mund të marrin hukmin e mesteve, pos vetëm nëse ngjasojnë me to.

Al-Kasani ka thënë: “Në qoftë se (çorapet) janë aq të holla dhe janë të tejdukshme, atëherë nuk lejohet mes’hi mbi to, sipas konsensusit të dijetarëve”.[11]

Ibn Katan el-Fesi ka thënë: Të gjithë dijetarët janë pajtuar njëzëri se nëse çorapet nuk janë të trasha, nuk lejohet mes’hi mbi to.[12]

Shejh Islam Ibn Tejmije është pyetur: A lejohet mes’hi mbi çorape, sikur mbi meste, apo jo?

Ai tha: Po, lejohet mes’hi mbi çorape, nëse është e mundur të ecësh në to, qoftë nëse ato janë prej lëkure, apo jo.[13]

Dhe ai tha: Në qoftë se janë të holla, nuk u jipet mes’h, sepse zakonisht nuk mund të ecësh në çorape të tilla dhe nuk ka nevojë t’u jipet mes’h mbi to.[14]

Në fetvanë e Komisionit të përhershëm për fetva, thuhet: Çorapet duhet të jenë të trasha, pjesa e poshtme nuk duhet të jetë e tejdukshme.[15]

Dhe ata thanë: Është i lejuar mes’hi mbi çdo gjë që mbulon këmbët dhe mbathen, të tilla si mestet dhe çorapet e trasha.[16]

Në mënyrë të ngjashme, Shejh Muhamed ibn Ibrahim ka thënë: Lejohet mes’hi mbi çorape dhe të ngjashme si to, nëse ato janë nga leshi, leshi i devesë, prej flokëve të dhisë, pambukut apo materialeve tjera, në qoftë se janë të trasha dhe mbulojnë këmbën, njejtë sikur që është e detyrueshme të lahen, përderisa përmbushin të gjitha kushtet e nevojshme.[17]

Dhe ai tha: Por në qoftë se çorapeja është e hollë dhe e tregon lëkurën, atëherë nuk mund të jipet mes’h mbi to.[18]

Shejh Ibn Bazi ka thënë: Një nga kushtet e mes’hit mbi çorape, është se duhet të jenë të trasha dhe të mbulojnë këmbën, nëse ato janë të holla, nuk lejohet mes’hi mbi to, sepse në këtë rast këmba dhe rasti që u përmend është sikur të jetë këmba e zbuluar.[19]

  • Disa prej dijetarëve e lejojnë mes’hin mbi çorape në të gjitha rastet.

Neveviu ka thënë: Dijetarët e medh’hebit tonë kanë transmetuar nga Omeri dhe Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me ta, se është i lejuar mes’hi mbi çorape, edhe nëse janë të holla. Ata gjithashtu kanë transmetuar këtë nga Ebu Jusufi, Muhamed Shejbani, Is’haku dhe Davudi.[20]

Këtë mendim e kanë Shejh Albani dhe Shejh Ibn Uthejmin, Allahu i mëshiroftë.

Por atë që kemi përmendur më lartë është mendimi i shumicës së dijetarëve, dhe ky është mendimi më i saktë, për shkak se baza e konsiderimit të lejuar (mes’hi mbi çorape) është një analogji me mestet, e çorapet e holla nuk janë si mestet, kështu që nuk ka analogji në këtë rast.

Çorapet të cilat sahabët i përdornin për mes’h ishin të trasha, sepse çorapet e holla nuk janë të njohura deri vonë.

Imam Ahmedi ka thënë: Nuk lejohet mes’hi mbi çorape, përveç nëse janë çorape të trasha … Njerëzit përdornin mes’hin mbi çorape, sepse për ta, çorapet ishin sikur mestet, kryenin funksionin e njejtë në këmbën e njeriut, me to ata udhëtonin.[21]

Nëse parashtrohet pyetja: Pse dijetarët përcaktojnë këto kushte në lidhje me çorapet?

Mubarekfuri ka thënë: Rregulli bazë është se këmbët duhet të lahen, siç kuptohet qartë prej Kuranit, e të ndryshohet prej tij nuk lejohet, përveç duke u bazuar në hadithe autentike, për të cilat hadithe kanë rënë dakord dijetarët e hadithit, siç janë hadithet për mes’hin mbi meste. Pra, është bërë e lejuar këmbimi i larjes së këmbëve me mes’hun mbi meste, dhe rreth kësaj nuk ka divergjencë në mesin e dijetarëve.

Ndërsa, hadithet të cilat flasin për mesh’in mbi çorape, për vërtetësinë e transmetimeve ka mospajtim mes dijetarëve, atëherë, si mund të lejohet dalja nga teksti Kuranor për larjen e këmbëve, për mes’h mbi çorape në të gjitha rastet?

Për shkak të kësaj, ata paraqitën disa kushte për lejueshmërinë e mes’hit mbi çorape, çorape që do jenë të ngjashme me mestet dhe kështu të përfshihen në hadithet që flasin për mes’hin mbi meste.

Nëse çorapet janë të trasha saqë mund të mbahen në këmbë pa u lidhur, dhe është e mundur të ecim me to, atëherë padyshim që nuk ka dallim në mes të këtij lloji të çorapeve dhe mesteve, sepse ato janë si meste. Por në qoftë se janë të holla, dhe nuk mund të mbahen në këmbë pa u lidhur, dhe nuk është e mundur të ecim me to, atëherë nuk janë si mestet, dhe padyshim që ka një dallim të madh mes tyre dhe mesteve.

Siç e sheh se mestet janë si sandale, në rast se nuk gjinden sandale, në mënyrë që mund t’i mbath ato e të ecë, kudo që ai dëshiron? Pra ai i cili mbath meste nuk ka nevojë që t’i hjek ato nëse dëshiron të ecë, kështu që ai nuk ka nevojë t’i hjek ditën apo natën; bile mund t’i mbath ato për disa ditë dhe netë, dhe është e vështirë për të që t’i hjek ato saherë që merr abdes “.

Përkundër atij që vesh çorape të holla, nëse ai dëshorn të ecë me to ai duhet t’i ndërron ato disa herë gjatë ditës dhe natës, dhe për të nuk është e vështirë që t’i hjek saherë që dëshiron të merr abdes.[22]

Përfundim:

Mendimi i shumicës së dijetarëve është se nuk lejohet mes’hi mbi çorape të holla, dhe se lejueshmëria (e mes’hit mbi çorape) është i kufizuar për çorape të trasha.

Allahu e di më së miri

Islamqa.info

Përktheu: Shpend Zeneli

albislam.com

[1] Në librin Mavahib el-Xhelil (1/318)

[2] Hadithi num‰ër 99.

[3] Sunen, 159.

[4] Ka shënuar Bejhekiu në “sunen el Kubra” (1/284)>

[5] Ng libri “Mexhmu Sherh el-Muhadheb” (1/500).

[6] Nga libri “El Evsat” (1/462).

[7] Nga libri “Tahdhib es-Sunan” (1/187)

[8] Nga libri “el-Mugni” (1/215)

[9] Nga libri “Mexhmu el-Fetava” (21/214)

[10] Nga libri: “el-Mabsut” (1/102); “el-Mexhmu” (1/483); “el-Insaf” (1/170)

[11] Nga libri “Bede’i Sana’i” (1/10)

[12] Nga libri “el-Ikna fi Meseil el-ixhma” (nr. 351).

[13] Nga “Mexhmu el-Fetava” (21/213)

[14] Nga Sherh ‘Umdat el-fikh (1/251)

[15] Fetvaja me numër (5/267)

[16] Nga “Fetava Lexhnetu Deimeh” (4/101)

[17] Nga “Fetava ve Rasail Shejh Muhamed Ibn Ibrahim” (2/66)

[18] Nga “Fetava ve Rasail Shejh Muhamed Ibn Ibrahim” (2/68)

[19] Nga “Fetava Shejh Ibn Baz” (10/110)

[20] Nga “Mexhmu Sherh el-Muhedheb” (1/500)

[21] Nga “Mugni nga Ibn Kudames” (1/216)

[22] Nga “Tuhfat el-Ahuedhi” (1/285)

0 1571

Padyshim që përfitimi më i madh, shpërblimi më me vlerë që e arrin njeriu në jetën e tij është arritja, dhe fitimi i xhenetit, shpëtimi e distancimi nga zjarri, Allahu i Madhëruar në librin e Tij thotë: “dhe kushdo që largohet nga zjarri i xhehenemit (skëterrës) dhe hyn në xhennet, ai ka arritur atë që ka dëshiruar. E, jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi mashtruese”. Ali Imran, 185.

Sa njerëz në jetën e tyre orvaten që të pastrojnë veten e të shpëtojnë nga dështimet materiale, shoqërore, e të tjera. Harrojnë që të përkushtohen për rrugët e shpëtimit nga zjarri, këto rrugë të qarta për të cilat na udhëzoi dhe na porositi i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, prej tyre është edhe hadithi që na e përcjell Enes ibn Maliku, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë: i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë:

“Kush falet dyzet ditë (në xhami) me xhemat, për hir të Allahut, duke arritur tekbirin fillestar, atij i garantohen dy distancime: Distancim nga zjarri dhe distancim nga hipokrizia”. Shënon Tirmidhiu, Albani e vlerësoi hasen ( të mirë)

SHPJEGIM I HADITHIT

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, porositi umetin e tij, me fjalët: “Kush falet dyzet ditë (në xhami) me xhemat, për hir të Allahut”, me besnikëri dhe sinqeritet, duke kërkuar vetëm kënaqësinë e Allahut, të falet për dyzet ditë, një pas një, pa ndërprerë, me xhemat, ky është numri i përcaktuar, që nëse njeriu nëse arrin të përkushtohet në adhurim për kaq kohë, adhurimi për të do bëhet zakon, e nuk do jetë vështirësi për të.

“duke arritur tekbirin fillestar”, pra tekbirin fillestar ta arrjë së bashku me imamin. Ibn Haxheri, thotë: “Arritja e tekbirit fillestar është sunet i fortë, kështu që të parëve nëse iu ikte tekbiri fillestar, ngushëllonin veten tre ditë me rradhë, e poqëse u ikte namazi me xhemat, ngushëllonin veten shtatë ditë”.

“i garantohen atij dy distancime, distacim nga zjarri”, pra shpëtim nga zjarri dhe dënimi i tij.

“distancim nga hipokrizia”, pra largon prej tij cilësinë e hipokrizisë. Imam Tibiu ka thënë: “e siguron në këtë botë nga veprimi i ndonjë vepre të hipokritëve, e mbarëson për veprimin e punëve të njerëzve të sinqëertë, e në botën tjetër e siguron atë nga dënimi i hipokritit, dëshmohet për të se nuk është prej hipokritëve, pra hipokritët kur ngriten për t’u falur ngriten me përtaci, e halli i tij ndryshon prej tyre”.

SI ARRIHET TEKBIRI FILLESTAR

Tekbiri fillestar arrihet me dy gjëra: Duke qëndruar në saf në momentin kur thërret ikameti, dhe ndjekjen e imamit gjatë tekbirit, disa dijetarë e përcaktojnë kohën e arritjes së tekbirit deri kur imami të fillojë të lexojë suren Fatiha.

Imam Neveviu ka thënë: Preferohet që jemi të kujdesshëm të arrijmë tekbirin fillestar së bashku me imamin, mënyra se si arrihet është në disa forma, më e sakta është të jetë prezent kur imami merr tekbirin fillestar, dhe menjëherë të hyjë në namaz pas imamit, e poqëse vonohet, nuk konsiderohet ta ketë zënë tekbirin fillestar.”

Ibn Rexhebi, ka thënë: “Imam Ahmedi potencon në transmetimin e Ibrahim ibnul Harithit, se nëse nuk e arrin tekbirin me imam, nuk e ke arritur tekbirin fillestar.”

PËRKUJDESI I SELEFIT PËR TEKBIRIN FILLESTAR

Janë përcjellur nga të parët tanë, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, shumë raste që tregojnë për përkujdesin e tyre, dhe përkushtimit në arritjen e tekbirit fillestar, prej tyre; na përcjell Muxhahidi e thotë: kam dëgjuar një prej shokëve të profetit, sal-Allahu alejhi ve selem, nuk e di cili ishte, por e di që ishte prej atyre që prezentuan në Bedr, i thoshte djalit të tij: “A e arrite namazin me ne? Tha: Po. E pyeti: A e arrite tekbirin fillestar? Ai i tha: Jo! i tha: “Ajo që të ka ikur është më me vlerë se të kesh njëqind deve, që të gjitha me sy të zi”. E shënon Abdurrezaku, në “Musanef”.

Kanë përcjellur nga Said ibn Musejibi të ketë thënë: “Nuk më ka ikur tekbiri fillestar që prej pesëdhjetë vitesh”.

Vekiu ka thënë: “Eameshi ishte në vitet e shtatëdhjeta, nuk i ikte tekbiri fillestar, e shoqërova më tepër se dy vite, asnjëherë nuk kompensonte një rekat”.

HADITHI I NËNTË

POROSI DHE UDHËZIME PROFETIKE

Përktheu: Shpend Zeneli

albislam.com

NA NDIQNI NË