Arhiva DitoreMay 12, 2017

0 531

1. Shërimi i zemrës me Kur’an! Fudajl Ibn Ijadi, rahimehullah ishte duke qëndruar tek koka e Sufjan Ibn Ujejnes, rahimehullah, gjatë periudhës sa ishte i sëmurë Sufjani. Fudajli i tha Sufjanit: “Thuaj: “Vetëm mirësisë së Allahut dhe mëshirës së Tij le t’i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata.” (Junus: 58).

Sufjani ia ktheu: O Eba Alij, pasha Allahun nuk do të gëzohemi kurrë, përpos se nëse e kapim ilaçin e Kur’anit dhe e vendosim tek sëmundja e zemrës.”

Hiljetul Evlija: 7/279

2. Allahu, xhele ue ala, në suren Al Imran, tha: “Dhe ngutuni.” (Al Imran: 133).

Kurse në Suren El Hadid, tha: “Shpejtoni.” (El Hadid: 21).

Ja, pra jemi në netët e muajit të bekuar (të ramazanit)! Ku janë ata që nguten dhe shpejtojnë në kryerjen e veprave të mira!? Ku janë ata që hyjnë në garë dhe nuk kënaqen me veten e tyre nëse mbesin të fundit në garë e jo të parët!? Pra, secili synon të jetë i pari dhe fituesi i garës, andaj let jemi prej fituesve! Nëse veprojmë kështu, atëherë realizojmë meditimin e këtyre dy ajeteve Kur’anore në mënyrên më të mirë të mundshme.

Shejh Dr. Nasir el Umer

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “…e NE, në shenjë sprove ju sprovojmë me vështirësi e kënaqësi, dhe ju ktheheni te Ne.” (Enbija: 35).

Hasan el Basri, rahimehullah, ka thënë: “Ishin të njejt sa ishin në mirësi, kurse kur u ndodhnin sprovat(vështirësitë) dalloheshin(se kush është me besim të fortë e kush me të dobët).”

Sajdul Hatir, fq.249

4. Teuhidi është ngritje kurse shirku është ulje dhe nënçmim! Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “… e kush përshkruan shok All-llahut, ai është sikur të bjerë nga qielli e ta rrëmbejë shpendi, ose si ai të cilin e gjuan era e stuhishme në ndonjë vend të humbur.” (Haxh: 31).

Njejtë është çështja e jobesimtarit, nëse ai largohet nga imani (besimi) i vërsulen atij shejtanët nga çdo anë, rrinë me të dhe ia humbin fenë e tij dhe dunjanë.

Shejh Abdurrahman es Sa’dij Tefsiri e Sa’dit, fq.538

5. Ji i këndshëm në fjalorin dhe shprehjet e tua! Lutja e Musait, alejhi selam, drejtuar Allahut, xhele ue ala, “Më zgjidh nyjen e gjuhës sime! Që ta kuptojnë fjalën time!” (Ta’ha: 27-28).

Fjalori i pastër dhe shprehjet kuptimplota të thirrësit islam, është shkak që të thirurit (njerëzit) ta kuptojnë mesazhin e tij drejtë dhe të meditojnë rreth shprehjeve të tij.

Muhamed Rashid Rida; Tefsirul Menar: 9/353

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

Nga arabishtja : Suad Shabani

NA NDIQNI NË