Arhiva MujoreSeptember 2017

0 1245

1. Allahu , xhele ue ala, ka thënë; “E kryenie haxhin dhe umrën për hir të Allahut deri tek pjesa: Pra kinie dro All-llahun.” (El Bekare; 196).

Ky është qëllimi kyesor dhe final i haxhit, frikërespekti dhe devotshmëria ndaj Allahut, edhe pse shumë haxhilerë janë neglizhent karshi kësaj. Qëllimi final i haxhit është kultivimi i devotshmërisë, këtë e vërteton ajeti i cili pason më poshtë; “Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria, e ju të zotët e mendjes keni dronë Time.” (El Bekare; 197).

Dr. Abdulmuhsin el Mutajrij

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Bëni mirë, se me të vërtetë Allahu i do bamirësit.” (El Bekare; 195).

Bamirësia i jep lumturi zemrës, e zgjeron gjoksin, sjell begati e mirësi si dhe largon fatëkeqësitë.

Ibn Kajimi, rahimehullah Tarikul hixhretejni; fq.279

3. Ramazani është shkolla e devotshmëris. Medito se si u përmend devotshmëria në ajetin e parë dhe të fundit të ajeteve të agjërimit. Ngase, agjërimi është nga shkaqet kryesore të kultivimit të devotshmëris. Le të bëhemi prej atyre që agjërimi ndikon tek ndëgjimin, shikimin, fjalët dhe mendimet tona për të mirë, në mënyrë që të realizojmë qëllimin final të agjërimit; “Kështu që të bëheni të devotshëm.” (El Bekare; 183).

Dr. Muhamed Rebia

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështërsim për ju. (të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, të madhëroni Allahun për atë se u udhëzoi dhe që të falenderoni.” (El Bekare; 185).

Ta falënderojmë Allahun për katër gjëra;
1. Dëshira e Allahut gjithnjë për lehtësime ndaj robërve të Tij,
2. Dëshira e Allahut gjithnjë për mosvështirësi ndaj robërve të Tij,
3. Plotësimi i ditëve të agjërimit,
4. Madhërimi i Allahut që na begatoi me udhëzim.

Të gjitha këto janë dhurata të çmuara nga Allahu për ne, andaj obligohemi të jemi falënderues ndaj Allahut.

Shejh Uthejmini, rahimehullah Tefsiri i sures el Fatiha dhe el Bekare; 2/336

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Më falënderoni e mos Më mohoni. O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me të falur, se vërtetë All-llahu është me durimtarët.” (El Bekare; 152-153).

Pasiqë Allahu urdhëroi që ta falënderojmë atë, vazhdoi tek urdhëri për sabër (durim) dhe për kryerjen e namazit, ngase robi i Allahut, nëse është në mirësi e falënderon Allahun, kurse nëse është i sprovuar, ai tregohet durimtarë.

Tefsiri Ibn Kethirit; 1/446

Burimi; albislam.com

Nga arabishtja; Suad Shabani

0 4424

O Zot, më fal mua mëkatin tim ditën e Gjykimit

(Rabi gfirli hatieti jevmed din)

Komentim i lutjes

Kjo lutje është përmendur nga i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, të cilin hadith na e përcjell Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, kur e pyeti të dërguarin, sal-Allahu alejhi ve selem: “O i dërguar i Allahut, djali i Xhed’anit, në kohën e injorancës mbante lidhjet farefisnore, ushqente të varfërit, a i bën kjo dobi? I tha: “Nuk i bën dobi, ai anjëherë nuk tha: O Zot më fal mua mëkatin tim ditën e Gjykimit”.[1]

Pra, ai nuk ka besuar në ditën e ringjalljes, e kush nuk beson në ringjallje është jobesimtar, nuk i bën dobi vepra e tij.

Kadi Ijadi, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Është formuar konsensus se jobesimtarëve nuk u bëjnë dobi veprat e tyre, dhe nuk shpërblehen me të mira për to, e as që u pakohet dënimi, por, disa prej tyre kanë dënim më të madh prej të tjerëve, sipas krimeve që kanë vepruar”.[2]

Shihet qartë se veçimi i kësaj lutjeje nga i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, është një argument për rëndësinë që ka, njashtu kjo lutje është përmendur nga miku i Mëshiruesit (Ibrahimi, alejhi selam), ku tha: “dhe i Cili, shpresoj se ma falë gabimin tim në Ditën e Kijametit!“. Sureja Shuara, 82.

Pasi që, ai lakmonte që t’i falet mëkati ditën e Gjykimit, për ne është më primare të kërkojmë prej Allahut të Madhëruar, e të mos ndalemi me këtë lutje. Kështu që kjo lutje, aludon në ca gjëra: Kujt Allahu ia fal mëkatet, ka shpëtuar nga çdo gjë e frikshme, dhe i mundëson arritje të çdo dëshire në atë ditë madhështore.

Fjala e tij: “ditën e Gjykimit”, pa përmendur emra tjerë prej emrave të ditës së Kiametit, për të treguar rëndësinë e kësaj kërkese në atë ditë, kur robi do jetë më i nevojshëm për falje të Zotit të Madhëruar, ngase dita e Gjykimit është dita e llogarisë dhe shpërblimit të veprave, ngase prej emrave të Allahut është ‘Ed-Dejan’. Që ka kuptimin, Ai i Cili llogarit dhe shpërblen robërit, që të gjithë.

Kështu që gjykon mbi ta me të vërtetën e qartë, me peshoren e drejtësisë, kështu që duhet që njeriu t’i kushtojë rëndësi kësaj lutjeje të bekuar, duke pasuar e ndjekur sunetin profetik.

Përktheu nga gj. arabe: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Muslimi me numër 214.

[2] Sherh Nevevi, 2/89.

0 2445

1. “Shpeshtoni salavatet mbi mua në natën e xhuma dhe ditën e xhuma se kush dërgon një salavat, do t’i kthehet atij me dhjetë salavate.” [e ka bërë hasen Shejh Albani] – Shejh Dr. Sead el-Atik

2. “Nëse nuk mund ta bësh namaz natën dhe të agjërosh ditën, atëherë dije se je i privuar nga mëkati jot.” – Fudajl ibn Ajjadi, Allahu e mëshiroftë

3. “Çdo njeri ka një farë të mirë në zemrën e tij që duhet të ujitet.” – Shejhul-islam Ibn Kajjim el-Xhevzije, Allahu e mëshiroftë

4.  Hakimi ka thënë: “Sekreti i mjerimit të njeriut është në pesë gjëra brenda vetes: epshi, zemërimi, arroganca, egoizmi dhe pronësia.

5. “Një nga arsyet për përfundimin e shqetësimeve dhe faljen e mëkateve është salavati ndaj Profetit salAllahu alejhi ve sel-lem, dhe ditën e xhuma efekti i salavatit është më i madh. I Dërguari salAllahu alejhi ve sel-lem, tha që të dërgojmë salavate mbi te.” – Shejh Dr. AbdulAziz et-Tarifi

6. “Nëse fuqia yte të nxitë për padrejtësi ndaj njerëzve, atëherë kujtoje fuqinë e Allahut mbi ty.” – Omer ibn AbdulAziz, Allahu e mëshiroftë

7. “Morali është elementi më i rëndësishëm në formimin e individit ideal dhe familjes së shëndoshë, shoqërisë dhe shtetit të përparuar. Rëndësia e vetëdisiplinës kontribuon në ndërtimin e asaj që tashmë veq ekziston. Filloni nga vetja.” – Shejh Nebil el-Avedi

0 1151

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Dhe kështu (sikurse edhe ty) çdo pejgamberi i bëmë armiq disa nga njerëzit dhe nga xhinët e djallëzuar.” (El En’am; 112).

Nëse dijetari e trashëgon nga i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem! , mesazhin e tij, patjetër do ta trashëgon edhe urrejtjen e njerëzve ndaj tij, po që se e dojn njerëzit në përgjithësi, atëherë nuk êshtë në rregull diçka, le ta rishikoj mesazhin dhe thirrjen e tij mos ka ndonjë mangësi.

Shejh Abdulaziz Tarifi

2. Nëse e sheh se Allahu po të dhuron një pas një (radhazi) mirësi dhe dhunti, ndërsa t’i je duke i mëkatuar në atë periudhë Allahut, dije se kjo është për ty afrim i dënimit; “Ne do t’i afrojmë ata dalëngadalë te dënimi prej nga nuk presin.” (A’raf; 182).

Meqë lanë pas dore atë me çka u këshilluan (t’i i drejtohen Zotit), Ne ua hapëm dyrt e çdo gjëje (begatie) derisa kur u gëzuan për atë që ju kishte dhënë, i kapëm befas, e ata mbetën të zhgënjyer.” (El En’am; 44).

Ebu Hazim el A’rexh El Adab esh Sher’ijeh, të Ibn Muflih; 3/232

3. Përtacia (dembelia) është armiku i diturisë dhe pengesa kryesore për zotërimin e saj (diturisë). Allahu në Kur’an, ka ndaluar që besimtarët të jenë të tillë (dembela) dhe na ka qortuar të qëndrojmë me shoqëri të tilla. “Ti përmende Zotin tënd në vete (heshtas), me respekt e me dro, jo me shprehje të larta, (përmende) në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bërë prej atyre që nuk kanë kujdes(që janë dembel).” (El A’raf; 205).

Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë për qëllim kënaqësinë (razinë) e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar.” (Kehf; 28).

Miftah Dar es Sea’deh, të Ibn Kajimit rahimehullah; 1/112

4. Sëmundja e zemrës e shpie njeriun në shkatërrim të përjetshëm dhe nuk ka shërim të zemrës në fjal përpos se duke u pajisur me dituri. Dhe për këtë arsye, Allahu e quajti librin e tij si shërim të zemrave dhe gjoksave, Allahu , xhele ue ala, ka thënë; “O ju njerëz! Juve ju erdhi nga zoti juaj këshilla (Kur’ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në krahrorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët.” (Junus; 57).

Miftah Dar es Sea’deh, të Ibn Kajimit, rahimehullah; 1/111

5. Mjerë dhe vaj halli si po kalon koha shpejtë dhe po ec jeta (vitet), kurse zemra ende qëndron e privuar nga Zoti i saj. Del prej dynjasë duke mos shijuar gjënë më të ëmbël të saj, e ajo është njohja e Allahut si dhe doli nga dynjaja si i falimentuar. “Përjetojnë kënaqësi (në këtë jetë) dhe hanë ashtu si hanë kafshët, e veni i tyre ëshrtë zjarri.” (Muhamed; 12).

Ibn Kajimi, rahimehullah Tarikul hixhretejni; fq.211

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi; albislam.com

0 1593

Ka thënë Dijetari i shquar Ibën El Uthejmin, Allahu e mëshiroftë:

Nëse pyet dikush se kush e ka të drejtën më të madhe, prindërit apo i Dërguari i Allahut paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të?
Themi: e drejta e të Dërguarit është më e madhe se e drejta e vetes tënde për ty. Për këtë, obligohet njeriu të flijojë veten për të Dërguarin, paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, poashtu obligohet që të Dërguarin ta dojë më shumë se veten, prindërit dhe gjithë njerëzit në përgjithësi.
Nëse thotë ndonjëri: a nuk e ka përmendur Allahu të drejtën e prindërve pas të drejtës së Allahut?
Themi: po gjithsesi, thotë Allahu: “dhe Zoti yt urdhëroi që mos të adhurohet kush pos tij dhe bamirësi ndaj prindërve” por themi se e drejta e të Dërguarit është e integruar në të drejtën e Allahut sepse adhurimi i Allahut nuk plotësohet pa sinqeritet dhe pa pasimin e të Dërguarit paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të.

Burimi: Shpjegimi i librit Kopshtet e të devotshmëve/Kapitulli vlera e lutjes për të Dërguarin, paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të.

albislam.com

Përktheu nga gjuha arabe: Abdusamed Selimi

0 4110

O Allah, na ndihmo që Ty të përmendim, Ty të falënderojmë dhe në formën më të mirë Ty të adhurojmë

اللَّهُمَّ أعِنَّا عَلَى ذِكْرِكَ، وَشُكْرِكَ، وَحُسْنِ عِبَادَتِكَ

(Allahume ainna ala dhikrike, ve shukrike, ve husni, ‘ibadetike)

Komentim i lutjes

Kjo lutje është përmendur në hadithin e Muadh ibn Xhebelit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, e mori atë për dore dhe i tha: “O Muadh, Betohem në Allahun se unë të dua, betohem në Allahun se unë të dua. Dhe tha: “Të porosis që në fund të çdo namazi të mos e lesh pa thënë: O Allah, më ndihmo që Ty të përmendi, Ty të falënderoj dhe në formën më të mirë Ty të adhuroj”.[1]

Kjo lutje ka një vlerë shumë të madhe, është shumë e çmuar, për atë se, lutja më e mirë është kërkimi i ndihmës në kënaqësitë e Allahut, e dhuratat më të mira janë: lehtësimi i kësaj kërkese. Që të gjitha lutjet e transmetuara sillen rreth kësaj, dhe largimin e të kundërtës, dhe në plotësimin e saj, e në lehtësimin e shkaqeve të saja, kështu që medito. Shejh islam ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Kam medituar rreth lutjes më të dobishme, dhe gjeta se ajo është kërkimi i ndihmës në kënaqesitë e Tija, e që më pas këtë lutje e vërejta në suren Fatiha, dhe atë në ajetin: “Vetëm Ty të adhrojmë, dhe vetëm prej Teje dihmë kërkojmë”. Fatiha, 5.[2]

Për këtë i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, porositi mikun e tij, Muadhin që të mos e le këtë lutje në fund të çdo namazi, e disa e përcaktojnë këtë lutje me kuptimin pas përfundimit të çdo namazi, mirëpo mendimi më i saktë është të thuhet në fund të çdo namazi.

Fjala e tij “O Allah na ndihmo që Ty të përmendim”, që është një kërkim prej Allahut për ndihmë që të e përmend Atë, ngase është një prej vepave më të mira, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “A dëshironi t’ju tregoj për një prej veprave më të mira, e nga më të pastrat tek Sunduesi juaj, e nga më të lartat për gradat tuaja, e më e mirë se sa të dhuruarit e arit dhe argjendit, e më e mirë për ju se sa të përballeni me armikun tuaj, ku të godisni qafat e tyre e ata t’u godasin qafat tuaja?! Thanë: Gjithsesi, o i dërguar i Allahut. Tha: Përmendja e Allahut të Madhëruar (dhikri)”.[3]

Dhikri e përfshinë Kuranin, e që është prej dhikreve më të mira, dhe përmban çdo lloj dhikri si thënia; La ilahe il Allah, SubhanAllah, istigfari, salavatet mbi të dërguarin, sal-Allahu alejhi ve selem, etj.

Fjala e tij “Ty të falënderojmë”, pra, të falënderojmë për dhuntitë e dukshme dhe ato të padukshme, të cilat nuk arrijmë dot t’i numërojmë “E, nëse ju doni t’i numëroni dhuntitë e Allahut, atëherë nuk do të mund t’i numëroni”. Nahl, 18.

Falënderimi manifestohet me vepra, sikur që thotë Allahut i Madhëruar “O familje e Davudit! Punoni duke falenderuar (Allahun)!” – E, pak nga robërit e Mi janë falenderues”. Sebe’, 14.

Njashtu manifestohet edhe me gjuhë, me falënderim, lavdim, me përmendje të dhuntive, Allahu thotë “dhe kujtoni begatitë që u ka dhënë Allahu, edhe Librin (Kur’anin) dhe diturinë e hollësishme, që ua ka zbritur, për t’ju këshilluar juve”. Bekare, 231.

Falënderimi më i madh është devotshmëria ndaj Allahu të Madhëruar “andaj, druajuni Allahut, që të jeni falënderues”. Ali Imran, 123.

Padyshim që suksesi për të qenë falënderues ka nevojë për një falënderim të posaçshëm, e deri në pafund. Ibn Rexhebi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Për çdo dhunti të Allahut që i ka dhënë robit të Tij, në fe apo në dynja, ka nevojë për falënderim. E më pas, suksesi të jesh prej atyre që falënderojnë, është një dhunti tjëtër, dhe ka nevojë për falënderim tjetër, dhe kështu suksesi që të falënderosh për të dytën herë është dhunti tjetër, ka nevojë për një falënderim tjetër, e kështu deri në pafund. Robi, nuk mundet që të zbatojë falënderimin e të gjitha dhuntive. Realiteti i falënderimit është; të ndjesh paaftësinë e falënderimit”.[4]

Fjala e tij “dhe në formën më të mirë Ty të adhurojmë”, që adhurimi të kryhet në formën më të plotë e më të përsosur, dhe atë me sinqeritet të pastër për Allahun, dhe pasimin e traditës së të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, duke mos shpikur risi.

Përktheu nga gj. arabe: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Ebu Davudi, me numër, 1522. Shjeh Albani e verësoi hadithin si autentik-sahih.

[2] Marrur nga libri ‘Medarixh es Salikin’ 1/75-78.

[3] E shënon Ahmedi në Musnedin e tij, 36/33 me numër 21702. Tirmidhiu me numër, 3377. Ibn Maxhe me numër, 3370. Imam Maliku në Muvata 2/295. Hakimi 1/496. Shejh Albani e vlerësoi sahih në librin e tij ‘Sahih Tirmidhi’ me numër 2688.

[4] Nga libri ‘Lataif el Mearif’ f. 301.

0 2160

Me te vërtetë lavdia i takon Allahut, Atë e falenderojmë, prej Tij kërkojmë ndihmë dhe falje. Kërkojmë prej Allahut të na mbrojë nga sherri I vetes tonë dhe të këqiat e veprave tona. Atë që e udhëzon Allahu, ska kush e devijon dhe atë që e devijon, ska kushe udhëzon.

Dëshmoj se nuk ka Zot që meriton adhurimin, përpos Allahut të vetmit të pa shoq dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Allahut

O ju që besuat, kini frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)! “ Ali Imran 102

O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra. Dhe kini frikë Allahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se Allahu është mbikëqyrës mbi ju. “ Nisa 1

O ju besimtarë, pëmbajuni mësimeve të Allahut dhe thuani fjalë të drejta. Ai (Allahu) iu mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh “ Ahzab 70, 71

Fjala më vërtetë është fjala e Allahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i të dërguarit, salAllahu alejhi ve selem, veprat më të këqia janë të shpikurat, e çdo vepër e shpikur (në fe) është risi (bidat) e çdo bidat shpie në Zjarr.

E në vijim:

Vëllezër të ndëruar besimtar, fillimisht e falenderojmë Allahun e Madhëruar që na bëri musliman, pjestarë të umetit të Muhamedit, salAllahu alejhi ve selem.

Atij ia dërgojmë salavetet dhe përshëndetjet më të mira, familjes së tij, sahabëve dhe të gjithë atyre besimtarëve që e pasojnë rrugën e tij.

Të nderuar vëllezër, viti hixhri 1348 mbaroi me muajin Dhul Hixhe, e në vijim është muaji Muharem.

Viti të cilin muslimanët e llogarisin kohën e tyre quhet hixhri, sipas shprënguljes së pejgamberit. salAllahu alejhi ve selem prej Mekes në Medine.

Kjo ndodhi ishte një ndodhi e madhe. Ndodhën gjëra të mëdha të cilat do t’i përmendim në vijim shkurtimisht;

Së pari; pse i dërguari i Allahut u desh ta le Meken e të emigrojë për në vendbanim të ri?

Namazi ishte bërë obligim për besimtarët, ndërsa mekasit i pengonin besimtarët ta kryejnë këtë obligim.

Pos kësaj, ata ishin tubuar dhe kishin kuvenduar dhe kishin dalur me një vendim që ta mbysin të dërguarin e Allahut.

Pas kësaj i vjen leja nga Allahu për ta lëshuar Meken.

I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ve selem, e len Aliun, radijAllahu anhu, të flejë në vendin e tij dhe ai me Ebu Bekrin dalin herët. Rrugëve të Mekes kishin lënë roje për ta vrojtur të dërguarin e Allahut, por, Allahu atyre ua mjegulloi para syve.

Allahu i Madhëruar  në lidhje me këtë rast ka thënë:

Ne u kemi vënë edhe para tyre pendë edhe mbrapa tyre pendë dhe ua kemi mbuluar sytë, prandaj ata nuk shohin. “ Jasin,  9

I dërguari i Allahut kalonte nëpër rrugët e Mekes me kokën lartë dhe ua hudhte dheun nëpër koka.

Në agim, kur zbardhi dita, kur hynë në shtëpinë e të dërguarit, e panë Aliun në vendin e të dërguarit të Allahut, plani u dështoi.

Ishte ky një shembull i sakrifisës

I dërguari i Allahut së bashku me Ebu Bekrin dalin nga Mekeja dhe arrijnë te mali Theur. Aty u arritën te një shpellë. Ebu Bekri hyri i pari, e pastroi shpellën dhe i mbuloi të gjitha vrimat që mos të del ndonjë insekt, apo diçka, e ta dëmtojë të dërguarin e Allahut. Pastaj hyri i dërguari i Allahut salallahu aljehi ve selem.

Pastaj mushrikët arritën te shpella dhe Ebu Bekri shqetësohet, dhe i thotë të dërguarit: Po të shikonin nën këmbët e tyre, do të na shihnin. Mirëpo, i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ve selem, i thotë:

Çfar mendon ti për dy veta kur Allahun e kanë të tretin?”

Allahu i Madhëruar e ka cekur këtë rast në Librin e Tij Famëlartë:

Në mos e ndihmofshit atë (Pejgamberin), atë e ka ndihmuar Allahu; kur ata që nuk besuan e nxorën atë vetë të dytin; kur që të dy ishin në shpellë, kur po i thoshte shokut të vet: “Mos u pikëllo (friko), Allahu është me ne!” E Allahu zbriti qetësi (në shpirtin e) atij, e fuqizoi me një ushtri që ju nuk e patë; e fjalën e atyre që nuk besuan e bëri më të ultën, kurse fjala e Allahut (është) më e larta. Allahu është më i fuqishmi, më i urti. “ Teube, 40

Ky ishte një shembull i shokut besnik

Pas edhe këtij dështimi, me të nxituar e shpallën shpërblimin me njëqind deve për atë që do ta sjell Muhamedin, alejhi selam, të gjallë, apo të vdekur.

Suraka ibn Malik iu vu mbrapa dhe e arriti. Për aq sa ia mësynte ta godas të dërguarin, kali i fundosej në tokë.

I dërguari i Allahut i tha Surakas: A dëshiron një ditë t’i kesh bylyzikët e Kisras në krahët e tua?

Pastaj ai kthehet dhe kur takonte gjurmues rrugës, u thoshte të kthehen.

Ky premtim u realizua në periudhën e kalifit Omer.

Në vazhdim të rrugës arritën në Tenden e Umi Mabedit.

Afrohen aty dhe e vërejnë një dele tek tenda. Kërkuan leje ta mjelin delen, por aj u tha se është shterpë. Mirëpo i dërguari i Allahut e lëmoi me dorën e tij të bekuar, bëri dua dhe asaj i erdh qumshti. Pastaj u dha të pinë të gjithëve, e më në fund piu vet.

Ky ishte një shembull i moralit të mirë.

Kur afrohen afër Medines stacionohen në vendin e quajtur Kuba. Aty qëndron katër ditë dhe gjëja e parë që kanë bërë aty, ishte ndërtimi i xhamisë Kuba. Kjo xhami shquhet si xhamia e parë në islam.  Për këtë shkak kjo xhami gëzon një privilegj të madh sa që i dërguari, salAllahu alejhi ve selem, ka thënë:

“Namazi në xhaminë Kuba ështi si një umre.“ Tra. Tirmidhiu

Ky ishte një shembull se prioritet ka feja ndaj dynjasë.

Këto janë ndodhitë më të rëndësishme gjatë hixhretit.

E lusim Allahun që çdo herë që e përkujtojmë hixhretin të marim mësime për në jetën tonë të përditshme.

Allahu thërret për në xhenet, dhe atë që do, e vë në rrugë të drejtë.

Hutbeja e dytë

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, salavatet dhe selamet qofshin për Muhamedin, familjes së tij dhe sahabët e tij.

Eshtë e vërtetë se Allahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam.” Ahzab 56

Të nderuar vëllezër besimtarë, e këshilloj veten dhe juve që ta kemi frikë Allahun dhe Atë ta dëgjojmë dhe respektojmë.

Mësimet e dobishme që marrim nga hixhreti janë:

Sakrifikimi – me fjetjen e Aliut në vendin e të dërguarit të Allahut.

Krenaria – me daljen e pejgamberit, salAllahu alejhi ve selem, me kokë lart nga Mekeja.

BesnikëriA – me shoqërimin e Ebu Bekrit të dërguarin e Allahut.

Moralin e mirë – me sjelljen e mirë të të dërguarit të Allahut me gruan e vetme në shkretëtirë.

Se prioritet ka feja ndaj dynjasë – me ndërtimin e xhamisë në Kuba.

Lutje:

  • O Zot ynë, na jep në dynja të mirën dhe në Ahiret të mirën dhe na mbroj nga zjarri I xhehenemit.
  • O Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe besimtarët në ditën e llogarisë.
  • O Zot ynë, jepja shpirtërave tanë devoshmërinë dhe pastroi se Ti je më i miri që i pastron, ti i ke në kujdes dhe je miku më i mirë i tyre.
  • O Allah, na bëj ta shohim të vërtetën dhe na furnizo me pasimin e saj dhe na bëj ta shohim të kotën dhe na furnizo t’i largohemi asaj.
  • O Allah, fali besimtarët dhe besimtaret, muslimanët dhe muslimanet, të gjallët nga ata dhe të vdekurit.
  • O Allah forcoe islamin dhe muslimanët dhe shkatëroi shirkun dhe mushrikët.
  • Subhane rabbike rabbel-izeti amma jesifun, ve selamun alel-murselin, vel-hamdu lilahi rabbil-alemin.

Përgatiti Hoxhë Ali Shabani

0 1200

1. Banorët e burgut, i thanë Jusufit, alejhi selam, ashtu siç e përshkruan Allahu në Kur’an; “Na trego komentin e saj (ëndrrës).” (Jusuf; 36).

Banorët e burgut iu drejtuan Jusufit, alejhi selam dhe i thanë; Na komento ëndrrën! Edhe pse ata nuk e dinin se Jusufi ishte pejgamberë dhe i ditur, e as nuk e dinin më parë se ai komentonte ëndërrat. Edhe pse ishin jobesimtarë, mbreti jobesimtarë, shteti jobesimtarë, megjithatë, duhet ditur se njerëzit e mirë dallohen në fytyrat e tyre, njerëzit i duan ata dhe i respektojnë edhe nëse nuk i njihnin më parë.

Pastaj, banorët i than Jusufit, alejhi selam; “Ne të konsiderojmë nga komentuesit e mirë (të ëndërrave) dhe prej të mirëve (bamirsve).” (Jusuf; 36).

Shejh Muhamed Salih el Munexhid

2. Si po e siguron veten nga sprova e femrave, kur ai që ishte më i mirë se ti, Jusufi, alejhi selam, tha për sprovën e grave, drejtuar Allahut; “Nëse Ti (o Zot) nuk më largon prej meje dredhinë e tyre, unë mund të anoj te ato dhe të bëhem injorant.” (Jusuf; 33).

Ali Tantavi, rahimehullah Nur ve hidaje; fq.124

3. Butësia ështê prej cilësive që i do Allahu, ajo e mbush besimtarin me mirësi në dunja dhe në ahiret. A nuk e keni lexuar fjalën e Allahut, se si e përshkruan mikun e Tij, Ibrahimin, alejhi selam; “Vërtet, Ibrahimi ishte shumë i butë, shumë i dhembshëm dhe i kthyeshëm.” (Hud; 75).

Ibn Abasi, radijAllahu anhuma El Hilmu, të Ibn Ebi Dunja;fq.51

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Sikur të donte Allahu nuk do t’i bëim shok (nuk do të ishim idhujtarë), as ne, as prindërit tanë, e as nuk do të ndalonim asnjë send.” (En’am; 148).

Kush arsyetohet me caktimin e Allahut(me kaderin) për kryerjen e mëkateve dhe nuk pendohet tek Allahu për ato mëkate, i tilli do të jetë njeriu më i humbur në dunja dhe ahiret.

Shejhul Islam Ibn Tejmije, rahimehullah Mexhmu’ul Fetava; 14/265

5. Nëse i shihni njerëzit duke shkuar shumica tek rrugët e harameve (gjërave të ndaluara), atëherë mos shkoni pas tyre (mos i ndjekni), ngase shumica e njerëzve në përgjithësi janë në dalalet (në humbje), Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Në qoftë se u bindesh shumicës (mohuese që janë) në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e Allahut.” (El En’am; 116).

“Po ti edhe pse lakmon (për besimin e tyre), shumica e njerëzve nuk do të besojnë.” (Jusuf: 103).

Ali Tantavi, rahimehullah Nur ve hidaje; fq.233

Burimi; albislam.com

Nga arabishtja; Suad Shabani

0 2060

Miliarderi saudit Sulejman Er-Raxhihi, thotë: 

“Kam qenë aq i varfër saqë nuk isha në gjendje të marrë pjesë në një udhëtim shkollor me vlerë prej 1 rijal saudit, pavarësisht të qarave të mia meqë familja ime nuk kishte as 1 rijal.

Një ditë para udhëtimit, unë e dhashë një përgjigje të saktë, mësuesi ishte me shtetësi palestineze dhe ai si shpërblim më dhuroi 1 rijal, ndërsa nxënësit tjerë më duartrokitën.

Nuk e kisha menduar kurrë një gjë të tillë, andaj shkova shpejt dhe morra pjesë në udhëtim dhe kështu që të qarat e shumta u shndërruan në gëzim që zgjati me muaj!..

U rrita dhe ditët kaluan, dhe e brakitsa shkollën për të punuar për jetën…pas disa vitesh punë, me ndihmën e Allahut.

I njoha punët e bamirësisë…dhe mu kujtua mësuesi palestinez që më dhuroi 1 rijal…

Dhe fillova ta pyes veten se 1 rijal që më dha a ishte ajo një shpërblim apo një bamirësi?

Nuk dhashë dot përgjigje. Por, thashë se çfarëdo që të ishte qëllimi, unë kisha një problem të madh atë moment, që ma zgjedhi duke mos e ndjerë diç unë e as të tjetërët. Kjo më shtyri të kthehem në shkollë dhe ta takoj mësuesin palestinez, dhe unë e dija rrugën e tij, vajta për ta takuar dhe t’i njoh kushtet e tij.

Er-Raxhihi shtoi duke thënë:

“Unë u takova me këtë mësues të nderuar, dhe e gjeta në vështirësi, i pa punë dhe duke u përgatitur për ta lënë vendin. Vetëm sa nuk kishte ndodhur, unë i thash atij pas njoftimit me të: O mësuesi im i nderuar, unë kam borxh shumë ndaj jush, e që është me vite me radh. Ai me zë të lartë tha: A ka dikush që mua më ka borxh?

Pastaj unë e pyeta se a i kujtohet një nxënës të cilit i kishte dhënë 1 rijal? Ai u kujtuar dhe tha duke buzëqeshur: Po! A më keni kërkuar që të më ktheni 1 rijal?

Thotë Er-Raxhihi: “I thashë: Po”… Pas një diskutimi, e morra në makinën time dhe u nisëm derisa u ndalëm  para një vile të bukur, zbritëm aty dhe hyrëm brenda, dhe i thashë: ”Mësuesi im i nderuar, kjo është pagesa e borxhit tuaj me gjithë atë makinë dhe një pagë e nevojshme për tërë jetën.” Mësuesi ishte i habitur: “Kjo është shumë e madhe.” Por, i thashë atij: “Besoni se bamirësia që e keni bërë ju ndaj meje është shumë më e madhe se kjo vilë dhe kjo veturë, unë ende nuk e harroj gëzimin.”

Miliarderi Er-Raxhihi, në fund thotë: “Angazhohuni me gëzim e të tjerëve dhe lironi një vështirësi, dhe pastaj prite shpërblimin nga më Bujari Allahu.”

Përkujtim:

“Në librin e Guinness të rekordeve botërore është ranguar si qendra më e madhe  në botë e vakëfit për bamirësi, ferma me 200.000 palma. (Ferma Er-Raxhihi në rajonin e Kasimit).

Kjo fermë është vakëf për hir të Allahut të Madhëruar dhe prodhimi i tyre shpërndahet në organizatat bamirëse si dhe për dy xhamitë e shenjta për iftar në muajin e shenjtë të Ramazanit.

NA NDIQNI NË