Arhiva MujoreSeptember 2017

0 1336

Pyetja: Cila është dispozita fetare rreth urimit me rastin e vitit të ri Hixhri, si përshembull duke thënë “Qofshi në mirësi për shumë vite” ose duke u lutur për të për bekim, apo duke dërguar mesazhe urimesh për vitin e ri Hixhri?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut

Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, është pyetur: Cila është dispozita për urimin me rastin e vitit të ri Hixhri dhe si duhet t’i përgjigjemi, nëse një person më uron?

Ai u përgjigj:

Nëse dikush të uron, atëherë përgjigjju atij, por mos fillo me urime të tilla. Ky është mendimi më i qëlluar lidhur me këtë çështje. Pra, nëse një person ju thotë, për shembull, “Gëzuar Vitin e Ri”, atëherë ti ia kthen, “Allahu të përgëzoftë me mirësi dhe e bëftë një vit të mirë dhe të bekuar për ju.” Por ju mos filloni me një urim të tillë, sepse unë nuk e di, që selefët (brezat e hershëm të Islamit) e përgëzonin njëri-tjetrin me rastin e vitit të ri. Njashtu, dijeni që selefët nuk e konsideronin muajin Muharem si muaj i parë të vitit të ri, përveç se në hilafetin e Omer ibn Hatabit, Allahu qoftë i kënaqur me të.

Shejh AbdulKerim el-Hudajr për urimet me rastin e vitit të ri Hixhri, tha:

Lutja për një musliman me një lutje të përgjithshme, shprehjet e së cilit urim njeriu nuk i merr si një lloj rituali, si në raste të veçanta si dy Bajramet, nuk ka gë të keqe, veçanërisht nëse qëllimi me këtë urim është miqësia, shfaqja e gëzimit dhe përgëzimi në fytyrën e muslimanit. Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Unë nuk filloj me urim, por nëse dikush më uron, ia kthej urimin, sepse përgjigja ndaj përshëndetjes është e detyrueshme. Por të qenit i pari që uron nuk është as suneti e as e ndaluar.

Islamqa.info / albislam.com

Përktheu nga gj. arabe: Shpend Zeneli

0 1436

Dijetari i shquar Ibn Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, thotë:

“Vëndi i nijetit është zemra, dhe nijeti nuk zë vënd në gjuhë në të gjitha veprat.

Për këtë, kush e shqipton me gjuhë nijetin dhe ka për qëllim namazin, agjërimin, haxhin, abdesin apo diçka tjetër nga adhurimet, ka bërë risi (bidat) në Fenë e Allahut – diçka që nuk është prej saj.

Ngase i Dërguari i Allahut, Muhamedi (paqa dhe bekimet qofshin mbi të) merrte avdes, falte namaz, jepte zekat, agjëronte, bënte haxh dhe të gjitha këto i vepronte pa e shqiptuar nijetin me gjuhë, nuk thoshte: – O Allahu im! Unë po e bëj nijet që të marr avdes, po e bëj nijet të fal namaz, po e bëj nijet të jap zekat, apo po bëj nijet të bëj haxhin, nuk vepronte kështu sepse vëndi i nijetit është zemra dhe Allahu e di se çka gjendet në zemër, nuk i fshihet Atij asgjë, siç thotë Allahu në ajetin Kuranor:
“Thuaju: Edhe nëse e fshihni atë që keni në zemrat tuaja apo e shpallni haptazi, Allahu e di atë…” {Ali Imran, 29}

Andaj, njeriu duhet që t’a pastrojë nijetin e tij për hir të Allahut të Lartësuar, në të gjitha adhurimet e tij si dhe gjatë adhurimeve mos të ketë për qëllim diçka tjetër, përveç Fytyrën e Allahut, dhe botën e përtejme.
Allahu urdhëroi për këtë duke thënë:

“Ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij..” që ka kuptimin -të sinqertë në veprën që bëjnë.

“…dhe falin namazin, e japin zekatin, se ajo është feja e drejtë”
Është e duhur prania e nijetit, pra e sinqeritet në të gjitha adhurimet e tij.

Për shembull: e bën nijet për avdes!
Merr avdesin për Allahun!
Merr avdesin duke zbaruar urdhërin e Allahut!

Këto janë tre gjëra:
– Nijeti në adhurime,
– Që Nijeti të bëhet për Allahun,
Kjo është mënyra më e plotësuar e nijetit.

Burimi: Spjegimi i librit -Rijadu Salihin / albislam.com

Përktheu nga arabishtja: Nusret RAMADANI

Pyetja: Veprat dhe fjalët e të dërguarit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, para shpalljes, a konsiderohen si sunet, siç është martesa e tij me Hatixhen, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, etj?

Përgjigjja: Falënderimi i qoftë Allahut.

Në origjinë veprimet e të dërguarit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, para shpalljes konsiderohen jashta sunetit legjislativ dhe se nuk detyrohemi ta ndjekim ose ta marrim atë si shembulltyrë, me përjashtim të praktikës së tij pas shpalljes, në këtë rast veprimi i tij është i pranuar ligjërisht, ose në formë të detyrueshme ose në formë të preferuar, siç është; përmbushja e premtimeve, ndihma e të varfërve, nderimi i mysafirëve, ndihma e njerëzve kur i godet fatkeqësia, etj. Në këtë rast ne jemi të detyruar të ndjekim sunetin e tij, ngase tani konsiderohet ligj për ne, pra, pas profetësisë, dhe jo atë që ai, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, e bëri para se të bëhej profet.

Bazuar në këtë, ka disa veprime që ai i bëri para profetësisë, që ne nuk jemi të detyruar t’i ndjekim, ose për shkak se nuk është konfirmuar ligjësimi i tyre për ne, ose për shkak se ato u shfuqizuan pas profetësisë.

Shejh Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Gjërat që ndodhën para profetësisë nuk konsiderohen si gjëra që duhet të ndiqen apo që janë të ligjshme për ne, siç është rasti me veprimet e tij pas profetësisë, sepse muslimanët janë të pajtimit se ajo që është e detyrueshme për ta është pasi që ai u bë profet, duke filluar nga besimi në të, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, e veprimi i asaj me çfarë erdhi ai.

Prandaj, kushdo që e le namazin e xhumasë dhe namazin me xhemat, dhe jeton vetëm në shpella dhe male, ku nuk ka as namaz të xhumasë e as namaz me xhemat, dhe pretendon se është duke e ndjekur të dërguarin, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, sepse ai vetmohej në shpellën e Hira para profetësisë, andaj, braktisja e adhurimeve fetare që atij i janë ligjësuar dhe për të cilat ka urdhëruar Allahu dhe i dërguari i Tij, dhe ndjek atë që i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, kishte vepruar para profetësisë, është gabim. Ngase, pasi që Allahu e nderoi atë me profetësi, ai, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, nuk veproi atë që kishte vepruar më parë, duke u vetmuar në shpellën e Hira, e kështu me radhë.

Njashtu, asnjë prej sahabëve nuk shkonte në shpellën Hira, dhe nuk linin xhumanë apo namazin me xhemat qoftë edhe në vendet e izoluara, dhe asnjëri prej tyre nuk vetmohej për dyzet ditë, siç bëjnë disa prej muslimanëve të mëvonshëm. Përkundrazi, ata adhuronin Allahun me adhurime islame të cilat i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, i ligjësoi për ta.

Marrur nga libri, Mexhmu’ul Fetava (18/10).

Islamqa.info / albislam.com

Përktheu nga gj. arabe: Shpend Zeneli

0 1267

1. Shejhul Islam Ibn Tejmije, rahimehullah, ka thënë; ” Kuptimet e ajkave të ajeteve Kur’anore nuk ka mundësi ta shijoj ëmbëlsinë e tyre, përpos zemrave të pastërta, e ato janë zemrat e të devotshmëve.”

El Fetava; 13/245

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Është e vërtetë se njeriu është i prirur të jetë i padurueshëm.” (Mearixh; 19).

Nëse dëshiron ta njohësh dikë prej njerëzve që është i padurushêm (nuk bën sabër), atëherë e kupton përmes këtyre gjërave; Kur e kaplon uria e sheh se si nevrikoset dhe nuk e nxen veni ven. Kur e kaplon sëmundja, e sheh tërë kohën duke u ankuar. Kur dikujt i jepet përparësi para tij, ai e shfaq menjëherë paknaqësin dhe hidhërimin.

Ibn Kajimi, rahimehullah Bedaiu tefsir; 3/197

3. Kujdes, të mos jesh prej atyre që e sigurojnë veten e tyre nga dënimi i Allahut. Ngase, Allahu, xhele ue ala, kur i përmendi cilësitë e robërve të Tij të sinqertë në Suren El Mearixh, tha; “Sepse është e vërtetë që nuk ka shpëtim (siguri)  prej dënimit nga Zoti i tyre .” (El Mearixh; 28).

Nuk duhet ta ndjen veten të sigurtë nga dënimi i Allahut askush, sadoqoftë të ketë arritur gradën e adhuruesve.

Dr. Abdulmuhsin el Asker

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ai e ngriti qiellin dhe Ai vuri drejtësinë. Që të mos kaloni kufirin në drejtësi. Edhe ju mbani me drejtësi peshojën, e mos leni mangu në peshojë!” (Err Rrahman; 7-9).

U përmend drejtësia në tre ajete Kur’anore, ajet pas ajeti në suren Rrahman, ngase kjo fe është fe e drejtë (e ndêrtuar mbi drejtësinë ). Toka dhe Qielli janë krijuar për drejtësi.

Dr. Abdullah el Gufejli

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Atë ditë Ne i tubojmë kriminelët symavijosur (të verbër, të shëmtuar).” (Ta’ha; 102).

Kriminelët njihen me tiparet e tyre.” (Rrahman; 41).

Ka fytyra që nxihen.” (Al Imran; 106).

Në botën tjetër kriminelët dhe zullumqarët do të dallohen prej të tjerëve me shenjat e lartëpërmendura në ajetet Kur’anore, si fytyra të nxirura, të verbër, të mavijosur, të shumtuar, etj.

Dr. Sa’d Ibn el Utejbi

Burimi; albislam.com

Nga arabishtja; Suad Shabani

0 7582

O Zoti im, mos më le vetëm (pa fëmijë – djalë), e Ti je trashëgimtari më i mirë.[1]

  رَبِّ لا تَذَرْنِي فَرْدًا وَأَنتَ خَيْرُ الْوَارِثِينَ

(Rabi la tedherni ferden ve ente hajrul verithin)

Komentim i lutjes

Kjo lutje e bekuar, është lutja e dytë e profetit Zekerija, alejhi selam, këtë lutje autori e rreshtoi pas lutjes së parë, e cila erdhi me shprehje të arritjes së kërkimit të cilën e dëshiron, e që është të ketë një fëmijë, këtë lutje e bëri në formë të kërkimit, ndërsa lutja e dytë erdhi në formën e kërkimin që të mos ndodh një gjë që ai e urren, e që është të mbetet i vetëm pa fëmijë, dhe njëkohësisht kjo lutje përmban kërkim nga Allahu që ta furnizojë me një fëmijë, e që të dy lutjet janë në shkallën më të lartë të mirëselljes, kërkimit në formën më të bukur nga Zoti i gjithësisë, kështu që robi duhet të zgjedh metodat më fisnike që i përkasin lavdfalënderimit dhe kërkimit gjatë lutjes drejtuar Mbretit absolut, Zotit të tij Bujar.

O Zoti im, mos më le vetëm (pa fëmijë – djalë)”, iu lut Allahut në heshtje e me përkushtim duke thënë: O Zot, mos më le të vetmuar pa fëmijë, e pa trashëgimtarë.

e Ti je trashëgimtari më i mirë”, pra, Ti je më i Miri që mbet pasi që të gjithë vdesin, që është një lëvdatë për Allahun e Madhëruar i Cili qëndron përçdoherë, dhe flet për zhdukjen e çdo gjëje të gjallë pos Tij, që është një kërkim i mëshirës së Allahut, dhe një lutje me çfarë i përshtatet kërkesës me fjalën “Ti je trashëgimtari më i mirë”, në këtë rast është përdorur  rrënja e mbiemrit superlativ , që është një retorikë e shtuar në lavdërimin e Allahut të Madhëruar, në shenjë kërkimi mëshire për t’u përgjigjur lutja.

Allahu iu përgjigj lutjes së tij, e furnizoi atë me një profet të mirë, të cilin Vet Allahut e emërtoi ‘Jahja’, alejhi selam, dhe bëri që gruja e tij të jetë pjellore, pasi që ishte grua sterile, që është një fakt për fuqinë absolute të Tij, për të Cilin nuk ka gjë të pamundur as në tokë e as në qiej.

Dhe Allahu na njoftoi për shkakun e përgjigjjes ndaj lutjes së tij, Allahu thotë: “Me të vërtetë, ata nxitonin në vepra të mira”. Enbija, 90. Ata garonin për mirësitë e ndryshme, në forma dhe lloje të ndryshme, në kohërat e preferuara, duke e plotësuar në mënyrën më të mirë e më të përshtatshme “dhe ishin të përulur ndaj Nesh”. Enbija, 90. Ishin të përkushtuar në përulësi, modest në çdo rast e çdo kohë.

Na u luteshin, duke shpresuar (mëshirën Tonë), dhe duke druajtur (nga dënimi Ynë)”. Enbija, 90. Ata gjithashtu i frikoheshin Allahut, e luteshin për gjërat e dëshiruara, prej të mirave të dynjasë e ahiretit, e kërkonin mbrotjen e Tij nga gjërat e padëshiruara, prej dëmeve në këtë dynja e në ahiret, në rehati e në vështirësi, dhe në këtë ajet fjala është në kohën e tashme dhe kjo për dy dobi:

  1. Lutjet e tyre të shpeshta, vazhdueshmëria e tyre në lutje me plotëdëshirë dhe frikërespekt, siç aludon në këtë fjala në kohën e tashme “shpejtojnë”.
  2. Pasqyrim i ngjarjes në mendje, sikur lexuesi sheh në moment ndodhinë, prej ku ngjallet ndjekja e tyre në këtë vepër.

Përktheu nga gj. arabe: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] Sureja Enbija , 89.

0 1894

1. “Një nga arsyet e pranimit të lutjes është njohja e Teuhidit dhe pranimi i padrejtësisë ndaj vehtes (po në errësirë ai (Junusi a.s.) tha se: “Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejt vetes!”) dhe ia pranoi.” – Shejh Dr. AbdulAziz et-Tarifi

2. “Robi nuk do të punojë derisa t’i jep përparsi fesë para epshit dhe nuk do të shkatërrohet derisa t’i jep përparsi epshit para fesë.” – Fudajl ibn Ajjadi, Allahu e mëshiroftë [El-Hilje, 3/27]

3. “Kush e ka shijuar lezetin e ibadetit për Allahun, gjithashtu do të shijojë lezetin e të çliruarit nga pasimi i egos dhe pasimi i njerëzve; E kush është i privuar nga e para, është i privuar edhe nga e dyta.” – Shejh Dr. AbdulAziz et-Tarifi

4. “Në mosprezencën tënde ata që të mbështesin janë shokët e vërtetë.” – Ali ibn Ebi Talib, radijAllahu anhu

5. Të gjitha shpellat janë të errëta, përveç shpellës (surja el-Kehf) në Kur’anin tonë, një dritë që shkëlqen mes dy xhumave. – Thënie nga selefi

6. “Gjumi i shpeshtë në [anën e majtë] është e dëmshme për zemrën për shkak të tendencës së organeve ndaj tij.” – Shejhul-islam Ibn Kajjim el-Xhevzije, Allahiu e mëshiroftë

Përktheu dhe përshtati: Amir Shabani

Burimi: albislam.com

0 1827

“Më ruaj nga sherri që Ti e cakton”
(Meditim rreth lutjes profetike në kunut)

Dijetari i mirënjohur Muhamed b. Salih El-Uthejmin thotë:
“Allahu cakton të mirën dhe të keqen. Për sa i përket caktimit të së mirës, ajo është mirësi absolute edhe si caktim edhe si e caktuar p.sh: caktimi i furnizimit të bollshëm, sigurisë, lumturisë, udhëzimit e fitores për njerëzit etj., e tëra është mirësi si caktim dhe si e caktuar.
Sa i përket caktimit të sherrit, ai është mirësi si caktim ndërsa sherr si e caktuar p.sh. thatësia – është sherr mirëpo caktimi i saj nga Allahu është mirësi. Allahu i madhëruar thotë: “Për shkak të veprave (të këqia) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të kësaj të keqeje që e bënë, ashtu që tërhiqen (nga të këqijat).” (Rum:41)
Këto sprova kanë një qëllim të mirë e që është: kthimi tek Allahu duke lënë mëkatin dhe duke iu kthyer Allahut, kështu e caktuara në këtë rast është sherr ndërsa caktimi është hajr.
Pra, Allahu mund të caktojë një sherr për një urtësi të përkryer e të lavdëruar.

Burimi: Durus ue FetavalHarem El-Mekkij, viti 1408, Ibn Uthejmin. / albislam.com

Përktheu nga gjuha arabe: Agim Bekiri

0 1161

Ebu Umame el Bahilij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell e thotë: i thashë të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem: O i dërguari i Allahut! Më urdhëro për një gjë, që do e marr prej teje, me të cilën do të më bëjë dobi Allahu mua. I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, i tha: “Përmbaju agjërimit, ngase nuk ka të ngjashëm me agjërimin”.

Në një transmetim: “nuk ka të barabartë me të”. E shënon Ahmedi, Nesaiu, Bejhakiu me zingjir të transmetimit autentik.

Raxhe ibn Hajvete, i cili transmetoi hadithin nga Ebu Umame, thotë: Nuk i kemi parë, as Ebu Umamen, as gruan e tij, e as shërbetorin, në gjendje tjetër, vetëm se agjërueshëm. Në shtëpinë e Ebu Umames nuk shihej tymi gjatë ditës, përveç nëse kishin mysafir, pra, nëse shihej tym në shtëpinë e tyre dihej se në shtëpinë e tyre kishte një mysafir.

SHPJEGIM I HADITHIT

Ky hadith madhështor na nxit që të shpeshtojmë agjërimin, pasi që nuk ka të barabartë në shpërblim me asnjë prej veprave tjera të mira, siç theksoi i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem.

Njëjtë, nuk ka të ngjashëm me agjërimin në përmirësimin e zemrave dhe pastrimin e shpirtrave, nuk ka të ngjashëm në mundjen e djajve, prej xhinëve dhe njerëzve, nuk ka të ngjashëm në ngritjen e gradave dhe shlyerje të mëkateve, nuk ka të ngjashëm në prezencën e mëshirimit tek muslimanët mes njëri-tjetrit, nuk ka të ngjashëm në edukimin e individëve e në përmirësimin e shoqërive, barazimit mes njerëzve, nuk ka të ngjashëm në përmirësimin e trupave, ruajtjen prej sëmundjeve dhe sigurinë e shëndetit, e shumë gjërave tjera.

Imam Menaviu në librin e tij ‘Fejdul Kadir’ duke u argumentuar me këtë hadith thotë: “Pasi që agjërimi forcon zemrën dhe mendjen, shton mprehtësinë mendore dhe moralin e lartë. Kur njeriu agjëron mësohet të ushqehet më pak, stabilizohen epshet e tija, ngrihen prej tij çdo materje e mëkatit nga rrënjët e saj, kështu që futet në mirësi në çdo aspekt, dhe rrethohet me të mira nga çdo anë”.

Imam Sindi në shpjegimin e tij të ‘Sunen Nesai’ ka thënë: “Nuk ka të ngjashëm me agjërimin në thyerjen e epshit, ngase e shtyen nefsin, i cili e tërheq në vepra të këqija dhe e shtyen shejtanin, apo, nuk ka të ngjashëm në shpërblimin e madh që ka…, mund që me fjalën agjërim të nënkuptohet; pengimi i vetes nga gjëra që nuk i kanë hije, dhe agjërimi është devotshmëri e plotë, dhe Allahu i Madhëruar, thotë: “Më i lavdërueshëm te Allahu është ai që i druan më së shumti Atij”. Huxhurat, 13.

Sahabët e nderuar dhe tabiinët, kanë shënuar shembuj shembullorë në përfitimin nga shkolla e agjërimit, Ebu el Mutevekil, ka thënë: “Ebu Hurejra dhe shokët e tija, kur agjëronin qëndronin në xhami”.

Shabiu ka thënë: “Omeri ka thënë: Agjërim, nuk është vetëm agjërim prej ushqimit e pijes, por njëkohësisht është ajgërim nga gënjeshtra, nga e kota, dëfrimi e betimi i rrejshëm”.

Kethir ibn Hisham përcjell nga Xhaferi i cili ka thënë: “Kam dëgjuar Mejmunin duke thënë: Agjërimi më i lehtë është braktisja e ushqimit e pijes”.

Shabiu përcjell nga Aliu të ketë thënë: “Agjërim nuk është vetëm agjërim prej ushqimit e pijes, por njëkohësisht është agjërim nga gënjeshtra, nga e kota, e nga dëfrimi”.

Muxhahidi ka thënë: “Dy cilësi kush i ruan, shpëton agjërimi i tij; përgojimi dhe gënjeshtra”.

T’i ushtrojmë shpirtrat tonë të agjërojnë, e le të jetë ky agjërim si agjërimi i të parëve të këtij umeti, e të arrijmë me agjërim atë që ata e arritën, e të na begaton Allahu, e të jemi prej atyre që hynë në xhenet përmes derës ‘Rejan’.

POROSI DHE UDHËZIME PROFETIKE

HADITHI I NJËZETË

Përktheu nga gj. arabe: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË