Arhiva DitoreOct 2, 2017

0 1607

Peytje: Nëse gruaja gjatë ditës së nëntë, dhjetë e të njëmbëdhjetë të muajit Muharrem ka qenë me menstruacione, a lejojet për të që ta kompensojë atë ditë pasi që të pastrohet?

Përgjigjja: Lavdfalënderimi i takon Allahut.

Kush nuk arrin të agjërojë ditën e Ashures, ai nuk e kompenson atë ditë, për arsye se nuk ka bazë ky veprim. Dhe se shpërblimi është i ndërlidhur me agjërimin e ditës së dhjetë të muajit Muharrem, dhe realisht ajo ditë ka kaluar.

Dijetari i njohur ibn Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, është pyetur:

Nëse një grua në ditën e Ashures është me menstruacione, a duhet që ta kompensojë atë ditë? A ekziston ndonjë rregull fetar rreth agjërimit vullnetar që kompensohet, dhe cili nuk kompensohet? Allahu ju shpërbleftë me të mira.

Ai u përgjigj: Nafilet (veprat vullnetare) janë dy llojesh:

  1. Lloji i parë janë nafilet që janë me shkas, dhe
  2. Lloji i dytë ato nafile që veprohen pa ndonjë shkas.

Lloji i parë i nafileve që janë me shkas përfundojnë me përfundimin e shkasit dhe nuk kompensohet. Si përshembull; falja e dy reqateve namaz përshëndetëse në xhami. Nëse një person vije në xhami dhe ulet për një kohë të gjatë, më pas dëshiron të ngrihet e të fal ato dy reqate përshëndetëse të xhamisë, në fakt ato dy reqate nuk konsiderohen si përshëndetëse të xhamisë, sepse ky namaz është me shkas, e në momentin që shkaku humbet humb edhe ligjësimi i atij namazi.

Njejtë me këtë, edhe agjërimi i ditës së Arafatit dhe ditës se Ashures, nëse njeriu e vonon agjërimin e ditës se Arafatit apo ditës së Ashures pa arsye, padyshim se nuk i kompenson, qoftë edhe nëse i kompenson nuk përfiton, pra nuk ka arritur shpërblimin e agjërimit sikur të jetë dita e Arafatit apo dita e Ashures.

Saqë, qoftë edhe nëse njeriu nuk ka arritur të agjëron, me arsye, si gruaja me mentruacione, apo në kohë të lehonisë, apo njeriu i sëmurë, -ajo që dihet qartë është se- ata nuk duhet t’i kompensojnë ato ditë, ngase agjërimi është veçuar me një ditë të caktuar, mbaron dispozita e saj me përfundimin e asaj dite.” Marrur nga libri: Mexhmu’ el fetava ibn Uthejmin. 20/43.

Por, ai i cili ka arsye për mosagjërimin e ditës së Ashures, si; gruaja me mentruacione, apo në lehoni, i sëmuri, apo udhëtari. Dhe se ka qenë zakon i tyre agjërimi i kësaj dite, apo kanë pasur nijetin që ta agjërojnë këtë ditë, ata do shpërblehen, mbështetur në hadithin që e shënon Buhariu nga Ebu Musa, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili na përcjell se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kur njeriu të sëmuret apo të jetë udhëtar, i regjistrohet (shpërblimi) njejtë sikur që ka vepruar kur ka qenë në vendin e tij dhe i shëndoshë.”

Ibn Haxheri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Fjala e tij (i regjistrohet njejtë sikur që ka vepruar kur ka qenë në vendin e tij dhe i shëndoshë), ky hadith ka të bëjë me atë person i cili ka qenë duke vepruar një adhurim, e njëherit është penguar nga ai adhurim, dhe nijeti i tij ka qenë që të vazhdon me atë adhurim, po të mos pengohej.”

Burimi: islamqa.info / albislam.com

Përktheu nga gj.arabe: Shpend Zeneli

0 3210

O Allah kërkoj të më mbrosh nga zemra e cila nuk frikësohet, nga lutja e cila nuk dëgjohet, nga shpirti i pangopshëm dhe nda dija qe nuk bën doni. Më mbro nga këto katër gjëra.[1]

اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنْ قَلْبٍ لاَ يَخْشَعُ، ومِنْ دُعَاءٍ لاَ يُسْمَعُ، وَمِنْ نَفْسٍ لاَ تَشْبَعُ، وَمِنْ عِلْمٍ لاَ يَنْفَعُ، أَعُوذُ بِكَ مِنْ هَؤُلاَءِ الأَرْبَعِ

(Allahume ini eudhu bike miin kalbin la jesha’, ve min duain la jusma’, ve min nefsin la tushba’, ve min ilmin la jenfa’. Ve eudhu bike min haulei el erba’)

Komenti i lutjes

Fjala e tij: “O Allah kërkoj të më mbrosh nga zemra e cila nuk frikësohet“. O Allah, Ty që të takojnë të gjitha emrat e Tua të bukur dhe atributet e larta, më mbro nga ajo zemër e cila nuk i frikësohet përkujtimit dhe këshillës Tënde, e nuk lë gjurmë këshillimi tek ajo, e kjo zemër është zemër e ngurtë. Allahu thotë: “A thua a është i (njëjtë) ai të cilit Perëndia ia ka hapur zemrën për islamizëm, e ai është në dritën e Zotit të vet…? Mjerë për ata që e kanë zemrën të pandishme kur përmendet Allahu; të tillët janë në humbje të qartë!“. Sureja Zumer, 22.

Fjala e tij: “Nga lutjeja e cila nuk dëgjohet“, kërkoj të më mbrosh nga ajo lutje e cila nuk përgjigjet. Dhe atë; të jetë prej lutjeve që i urren Allahu, pasi që ajo lutje përmban mëkat apo braktisje të lidhjeve farefisnore. Ose lutësi nuk i ka përmbushur parakushtet e pranimit të lutjes, si; sinqeriteti, ushqimi e pija të jenë hallall, etj.

Dhe, kujt Allahu nuk i përgjigjet në lutje, ka humbur dhe ka dështuar, ngase ai është përjashtuar nga dera e cila përfitohen mirësitë, e nuk përfitohen nga askund tjetër. Sepse, Allahu i Madhëruar është Bujar, Dëgjon dhe është afër, i përgjigjet lutjes. Ai i cili është privuar nga kjo, padyshim se është privuar nga çdo mirësi, Allahu na ruajtë.

Fjala e tij: “Nga shpirti i pangopshëm“, kërkoj mbrojtjen Tënde nga shpirti i cili nuk kënaqet me atë që i dhurove prej mirësive e dhuntive, nuk ngopet me grumbullimin e mëkateve, harameve, e nuk ngopet nga të ushqyerit e tepër, dhe dhuntive të cilat e shpiejnë atë deri në lakmi.

Fjala e tij: “dhe nga dija që nuk bën dobi“, më mbro nga dija me të cilën nuk veproj, nuk përfitoj prej saj, dhe nuk e mësoj dikë tjetër me atë dije, dhe nga ajo dije e cila nuk pastron moralin, veprat dhe fjalëte mia. Ngase dituria e dobishme është ajo e cila shton frikën ndaj Allahut të Madhëruar, shton njohjen e robit me të metat e tija, me veprat, dhe e bën më asket atë në dynja.

Fjala e tij: “Më mbro nga këto katër gjëra“, një rikonfirmim që tregon për rëndësinë e kërkimit të mbrojtjes nga kto katër gjëra.

Përktheu nga gj. arabe: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Tirmidhiu me numër, 3482. Ebu Davudi me numër 1549. Nesaiu me numër 5470. Ahmedi 11/120 me numër 6561. Ibn ebi Shejbeh 10/192. Abdurrezaku 10/439. Dijetari i njohur Muhamed Nasirudin Albani e vlerësoi sahih në librin e tij ‘Sahih Ebu Davud’ me numër 1384-1385.

NA NDIQNI NË