A i përmbledh shehadeti të gjitha llojet e Teuhidit?

A i përmbledh shehadeti të gjitha llojet e Teuhidit?

0 1059

Pyetje: Fjala “La ilahe ilAllah – Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut” a është përmbledhëse e të gjitha llojeve të Teuhidit?!

Përgjigje: Po! Fjala “La ilahe ilAllah” përmbledhë që të gjitha llojet e Teuhidit.
Po e marrim një shembull konkret, në mënyrë që t’i bëhet e qartë pyetësit. Kur një musliman thotë: “Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut!”, kuptojmë dhe vërejmë nga fjala e tij se ai ka për qëllim Teuhudin El-Uluhije (të adhurimit), porse kjo në të njëjtën kohë përmban në vete edhe Teuhudin Err-Rrububije (të zotërimit, të hyjnimit). Pse kështu qëndron çështja?! Ngase askush nuk do të pranonte të adhuronte dikën, përderisa nuk beson në të qenit e Tij Zot. Njashtu fjala: “Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut” ngërthen në vetvete Teuhidin Err-Rrububije dhe të Emrave dhe Cilësive të Allahut. Pra, njeriu e adhuron Allahun, atëherë kur të bindet se Ai e meriton t’i kushtohet adhurimi, e që në këtë rast, bindet nëpërmjet Emrave dhe Cilësive të Allahut, -xhele ue ‘ala!-! Vini re! Pikërisht për këtë çështje Ibrahimi, -alejhis-selam!-, ka thënë:

إِذْ قَالَ لِأَبِيهِ يَا أَبَتِ لِمَ تَعْبُدُ مَا لَا يَسْمَعُ وَلَا يُبْصِرُ وَلَا يُغْنِي عَنكَ شَيْئًا

“…Kur i ka thënë babës së tij: “O babai im, përse adhuron atë, që, as nuk dëgjon, as nuk sheh, e as që mund të të sjellë ndonjë dobi?”
Pra, Teuhidi i adhurimit, njashtu përmban në vetvete edhe Teuhidin Err-Rrububije dhe të Emrave e të Cilësive të Allahut, -azze ue xhelë!-.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Burimi në gj. shqipe: albislam.com