Një ateist thotë: Nëse Allahu është një “gjë”, atëherë Ai është i krijuar apo se si Ai ka dy llojë!

Një ateist thotë: Nëse Allahu është një “gjë”, atëherë Ai është i krijuar apo se si Ai ka dy llojë!

0 3080

Pyetja: A është Allahu diç, bazuar një fjalën e Tij “dhe, prej çdo gjëje kemi krijuar çifte, që të meditoni ju!.”

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.

Çdo gjë që ekziston mund të përshkruhet si një “gjë” (shej’un); që është, është diçka që ekziston në gjithësi.

Allahu, qoftë Ai i lartësuar, ka realitetin e vërtetë që ekziston, kështu që Ai mund të quhet (një gjë), sikurse në ajetin në të cilin Ai thotë:

“Thuaj:” Ç’gjë është dëshmi më e madhe? “Thuaj: “Allahu është dëshmitar midis meje dhe jush.” Sureja Enamë, 19.

Pra, fjala (gjë) mund t’i referohet të përjetshmit (el-Kadim, në kuptim për Allahun) dhe për qenien e krijuar, për qenien e domosdoshme (atë që duhet të ekzistojë, për Allahun) dhe për qenien e kushtëzuar (atë që mund të ekzistojë).

Në fakt, konceptet mund të quhen edhe (gjëra) sepse ato ekzistojnë në mendje dhe ajo që nuk ekziston mund të quhet diçka në dijen e Allahut, edhe pse kjo nuk është gjë në ekzistencë.

Imam Buhariu (Allahu e mëshiroftë) në Sahihun e tij (9/124) ka thënë:

Kapitulli mbi ajetin: “Thuaj:” Ç’gjë është dëshmi më e madhe? “Thuaj,” Allahu … ” Sureja Enamë, 19; Allahu qoftë i lartësuar, e emërtoi Veten si një “gjë” (shej’), dhe Pejgamberi (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) e quajti Kur’anin një “gjë”, ndërsa Kur’ani është një nga atributet e Allahut. Allahu thotë: “Çdo gjë do të shkatërrohet përveç fytyrës së Tij.” Sureja Kasasas, 88.

Shejh Abdullah el-Gunejman (Allahu e ruajttë) thotë:

Ajo që ka thënë Buhariu këtu është se Allahu, qoftë i lartësuar, mund të quhet (një gjë) dhe e njëjta vlen edhe për atributet e Tij, por kjo nuk do të thotë se “shej’un” (gjëja) është një nga emrat e Tij të bukur. Përkundrazi Ai, na informon se mund Ai është “gjë”, dhe kështu për atributet e Tij mund të quhen “gjëra”, sepse gjithçka që ekziston mund të quhet si një “gjë”.[1]

Bazuar në atë, “shej’un” (gjëja) nuk është një nga emrat e Allahut, por është informin për Të, dihet që çështjet e informimit janë më të gjera sesa temat ku flitet për emrat dhe atributet e Allahut. Pra, kur flasim për Të, mund të themi (gjë), që ekziston, i përjetshëm, ekzistues nga përjetësia dhe kështu me radhë, por këto nuk janë emra të Allahut, të madhëruar.

Në lidhje me ajetin: ” dhe, prej çdo gjëje kemi krijuar çifte, që të meditoni ju!” Sureja Dharijat, 49.

Çfarë do të thotë se Allahu, qoftë i lartësuar, i krijoi gjërat në dy palë të kundërta: mashkull dhe femër, të nxehtë dhe të ftohtë, natën e ditën, e kështu me radhë.

Ibn Xheuzi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Fjala e Allahut: “dhe, prej çdo gjëje kemi krijuar çifte“, pra dy  çifteve ose  dy llojeve, si p.sh. mashkull dhe femër, tokë dhe det, natë dhe ditë, e ëmbël dhe e hidhur, dritë dhe errësirë, e kështu me radhë. “që të meditoni ju!” do të thotë: që të kuptoni se Krijuesi i këtyre palëve është Një.[2]

Ky ajet flet për gjërat e krijuara dhe pohon se Allahu i krijoi ato në dy palë të kundërta.

Shembuj të tjerë përfshijnë ajetet në të cilat Allahu, qoftë i lartësuar, thotë:

Dhe se Ai (Allahu) krijon çifte, mashkull dhe femër.” Sureja Nexhm, 45.

Dhe, prej tij i bëri çiftet: mashkullin e femrën.” Sureja Kijame, 39.

Dhe thotë për Nuhun (alejhi selam): “Ngarko në anije nga çdo lloj gjallese nga një palë (një mashkull e një femër).” Sureja Hud, 40.

Atëherë, ç’ka ka të bëjë kjo me faktin se Allahu, qoftë i lartësuar, tregoi për Veten e Tij që është (diçka)? Pos nëse një ateist thotë se: për sa kohë që Allahu është një “gjë”, atëherë duhet të ketë dy prej Tij!

Këtij personi të devijuar dhe injoranti duhet t’i thuhet: Përkundrazi, Allahu po fliste për ekzistencën e çifteve të gjërave të krijuara. A ka kuptim për ju – nëse keni mend që të logjikoni – që Krijuesi, i madhëruar, na tregoi në këtë ajet se Ai krijoi dy krijues të tjerë përveç Tij, sepse Ai thotë se Ai krijoi gjithçka në çifte?

A kështu mendoni dhe e kuptoni?!

Ajeti, në mënyrë të qartë dhe të shkurtër, flet për fuqinë e Allahut, të madhëruar, dhe se si Ai e kontrollon universin dhe se nga manifestimet e fuqisë, madhështisë dhe njëshmërisë së Tij është se Ai ka krijuar gjithçka në çifte.

Ibn Kethiri (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Dhe prej gjithçkaje që kemi krijuar çifte” do të thotë: të gjitha gjërat e krijuara janë në çifte: qielli dhe toka, nata dhe dita, dielli dhe hëna, toka dhe deti, drita dhe errësira, besimi dhe mosbesimi, vdekja dhe jeta, dënimi dhe lumturia, Xheneti dhe Xhehenemi. Edhe kafshët, xhinët dhe njerëzit, janë meshkuj dhe femra, dhe bimët.

Prandaj Allahu thotë: “që të meditoni ju “, që do të thotë: kështu që ju do të dini se Krijuesi është Një, pa rival ose shok.[3]

Krijuesi është vetëm Një. Nuk është e mundur që të ketë dy krijues, e të ketë stabilitet në univers, sepse njëri prej tyre do të dominojë tjetrin dhe kështu të bëhet i vetmi zot, ashtu siç thotë Allahu:

Allahu nuk ka marrë për Vete fëmijë, dhe s’ka me te kurrfarë zoti (sikur të kishte) atëherë çdo zot do të merrte atë që ka krijuar dhe do të ngritej njëri mbi tjetrin. Qoftë i pastër Allahu nga ajo që ia përshkruajnë Atij.” Sureja Muminun, 91.

Ibn Kethiri (Allahu e mëshiroftë) në Tefsirin e tij ka thënë:

Kjo do të thotë; nëse supozojmë se ka një numër perëndish, secili prej tyre do të mbante kontrollin e asaj që kishte krijuar, kështu që nuk do të kishte rend në univers. Por ajo që shohim është se universi është në mënyrë të përsosur dhe në harmoni; të dyja sferat e sipërme dhe të poshtme janë të lidhura me njëri-tjetrin në mënyrën më të përsosur. “ti nuk vëren në krijesat e Mëshiruesit kurrfarë disharmonie.” Sureja Mulk, 3.

Pastaj, secili prej tyre do të përpiqet të shtypë të tjerët dhe t’i kundërshtojë ata, dhe kështu disa prej tyre do të mbisundojë të tjerët.”

Ndoshta një injorant tjetër mund të thotë: Nëse Allahu është një gjë, atëherë Ai përfshihet në fjalët e tij: “Allahu është Krijues i çdo gjëje dhe Ai është mbikëqyrës i çdo gjëje.” Sureja Zumer, 62.

Ne themi: Allahu është Krijuesi i çdo gjëje të krijuar; kurse Allahu, Ai është Krijuesi dhe Krijuesi nuk mund të krijohet, sepse nëse Ai krijohet dhe i bërë e robëruar, atëherë ai që e krijoi dhe e bëri Atë do të ishte Krijuesi në vend të Tij dhe se ai do të ishte “Allahu”!

Nëse supozojmë se ky i dyti ishte vetë i krijuar, atëherë ai nuk do të ishte as Krijues – dhe kështu me radhë, derisa çështja – sipas kuptimit të përbashkët, arsyetimit dhe logjikës së duhur – do të çonte tek një Krijues i cili ekziston si Qenie, e që nuk paraprihet atij mosekzistimi dhe nuk do të vdes kurrë. Ai është Krijuesi i vetëm, dhe gjithçka përveç Tij është krijuar nga Ai dhe kontrollohet nga fuqia e Tij. I tillë është Krijues i vetëm. Kjo është ajo që njihet nga fetarët e besimtarët, se ai është “Allahu”, Një, i Vetëm, i Përjetshëm.

Në mënyrë të ngjashme, nëse dikush do të thoshte se Allahu ekziston dhe çdo gjë që ekziston është krijuar nga Allahu, ne themi: gjithçka që ekziston është krijuar; Allahu e krijoi atë dhe është e pamundur që Krijuesi të krijohet, siç u përmend më sipër.

Për ta përmbledhur, fjalën “gjë” (shej’un) dhe “qenia” (mevxhud) janë përshkrime të përbashkëta që mund t’i referohen Zotit të Përjetshëm dhe asaj që është krijuar, Krijuesit dhe asaj që krijohet.

Kur këto fjalë përdoren në terma të përgjithshme, asnjë person i mençur nuk do t’i kuptonte ato si kuptime që Krijuesi krijoi Veten për arsye se Ai është një “gjë” dhe një “qenie” (diçka që ekziston), sepse është e pamundur që Krijuesi të krijojë Veten; se pse kështu do të kombinohen dy gjëra kontradiktore, duke kombinuar një Krijues i cili nuk ka fillim dhe një gjë e krijuar që dikur nuk ekzistonte.

Islamqa.info / albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

[1] Përfundoi nga Sherh Kitab Teuhid marrur nga Sahih el-Buhari (1/343).

[2] Shih: Zadul Mesir (4/172).

[3] Përfundoi nga Tefsiri i Ibn Kethirit (7/424).