EDUKATA JONË ME ALLAHUN E MADHËRUAR

EDUKATA JONË ME ALLAHUN E MADHËRUAR

0 1486

Lavdi i takon Allahut, Ai është i lavdëruari e i adhuruari në çdo kohë, nga dija e Tij nuk fshihet asnjë vend, e as që Atë e preokupon diç nga diç tjetër, larg çdo ngjasimi e rivali është Ai, urdhrin e Tij e detyroi për gjithë robërit e Tij, Atë nuk mund ta përshkruajnë në fizionomi mendjet, e as që mund ta parafytyrojnë: “Asgjë nuk i shembëllen Atij. Ai i dëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha.” Sureja Shura, 11.

Atij i takojnë emrat e bukur dhe atributet e larta, “Bamirësi i Gjithmbarshëm (Perëndia), që qëndron mbi Arsh, (si i takon Madhërisë së Tij). Atij i përket ç’ka në qiej dhe ç’ka në Tokë dhe ç’ka në mes tyre dhe gjithçka gjendet në tokë! E, nëse ti flet me zë (të lartë), Ai, me të vërtetë, di fshehtësinë dhe atë që ti vetëm mendon! Allahu është (Një), s’ka zot tjetër përveç Tij. Ai ka emrat më të bukur.” Sureja Taha, 5-8.

Dija e Tij ka përfshirë çdo gjë, Ai mbisundon me krenarinë dhe urdhrat e Tij çdo krijesë, Ai ka përfshirë çdo gjë me mëshirën e dijen e Tij. “Ai di ç’ka para tyre dhe ç’ka pas tyre; e ata, nuk mund ta ngërthejnë dijeninë e Allahut – me dijeninë e tyre.” Sureja Taha, 110.

Ai është i cilësuar me atë që e përshkroi Veten në Librin Fisnik, dhe në gjuhën e profetit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të).

Nga edukata me Allahun e Madhëruar është:

  • Të besuarit me zemër dhe shqiptimi me gjuhë se; Allahu është Zoti i Vetëm, nuk ka zot tjetër pos Tij, Atij nuk i ngjason asgjë, e as që ka rival, nuk ka fëmijë e as atë, nuk ka shoq e as bashkqeverisës.

Ai është pa fillim, Ai është pa fund, Atë nuk mund ta përshkruajnë njerëzit, e as që mund të përfshijnë punëte Tija mendjet e njerëzve, ata i shohin shenjat (argumentet) e Tija, por nuk arrijnë të kuptojnë saktësinë e Qenies së Tij, “Por, njerëzit, nuk dinë asgjë nga dijenia e Tij, përveç asaj që Ai ka dashur t’ua tregojë. Froni (Madhëria) e Tij përfshin qiejt dhe Tokën.” Sureja Bekare, 255.

  • Të besuarit në atë që Ai e përshroi Veten e Tij në Kuran, dhe sikur që e përshrkoi i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), pa i ndryshuar, e as mohuar, pa ngjasuar e formësuar.
  • Të besosh në lajmet që i rrëfen në Kuranin Famëlartë, apo në gjuhën e profetit të Tij (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), për emrat dhe atributet e Tija, për botën tjetër, dhe se Ai ka krijuar xhenetin, dhe ka përgatitu një vend të përhershëm për të devotshmit, dhe ka krijuar zjarrin dhe ka përgatitur vend të përhershëm për atë që e mohoi Atë dhe nuk u besoi argumenteve librave e profetëve të Tij, ata i pengoi nga të shikuarit e Allahut.
  • Të kryhen adhurimet me sinqeritet vetëm për hir të Tij, i Cili është i pashoq në adhurimet që i kushtohen Atij, Ai nuk ka të ngjashëm e as rival, andaj prej edukatës është të njësohet Allahu, dhe sinqeriteti ndaj Tij, e prej edukatës së keqe është t’i bëhet shirk, e adhurimet t’i dedikohen dikujt tjetër pos Tij, Allahu thotë: “Zoti yt ka urdhëruar që ta adhuroni vetëm Ate.” Sureja Isra, 23.

Xhindët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” Sureja Dharija, 56.

e janë urdhëruar ata që t’i luten vetëm Allahut, që sinqerisht, si besimtarë të vërtetë.” Sureja Bejineh, 5.

Na çdo populli i kemi dërguar nga një pejgamber. (Ata u thonin atyre): “Adhuronie Allahun, e shmanguni nga djalli!.” Sureja Nahl, 36.

  • Përulësia dhe modestia, dëshira e droja, dëgjueshmëria, Allahu thotë: “Me të vërtetë, ata (pejgamberët) nxitonin në vepra të mira dhe Na u luteshin, duke shpresuar (mëshirën Tonë), dhe duke druajtur (nga dënimi Ynë), dhe ishin të përulur ndaj Nesh.” Sureja, Enbija, 90.
  • Frika dhe shpresa, mbështjetja, Allahut thoë: “Vetëm djalli i frikëson miqët e vet (për të mos shkuar në luftë). Ju mos iu frikoni atyre! Por frikohuni prej Meje, nëse jeni besimtarë!.” Sureja Ali Imran, 175.

kushdo që mbështetet te Allahu, Ai i mjafton atij.” Sureja Talak, 3.

  • Veprimi i urdhërave dhe largimi prej ndalesave, duke marrë gjykimin e Tij në çdo gjë, e duke iu nënshtruar Atij për çdo gjë, e që njeriu të frikohet për gabimet e mëkatet e tija, të pranon mangësitë, e paaftësitë e keqpërdorimin e vetes.
  • Të turpërohemi pre Tij, e të braktisen të shëmtuarat e mëkateve, duke mos i neglizhuar urdhrat e të drejtat, e duke pohuar begatitë e dhuntitë e Tija, duke ruajtur ato në fshehtësi e në opinion, i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të): “I gjithë turpi është hajr.”[1]
  • Të lavdërohet e të falënderohet, i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Allahu dëshiron prej robit që kur ai të han ushqim ta falënderon Atë, dhe kur të pij diç ta falënderon Atë.”[2]
  • Madhërimi i ligjit dhe fesë së Tij, Allahu thotë: “Këto (janë dispozitat). E, kush respekton dispozitat e Allahut, kjo është më mirë për të, te Zoti i tij.” Sureja Haxh, 30

Po, kështu është kjo. E, kush respekton dispozitat e Allahut (kurbanin), ky (respektim) është prej zemrave të tyre që i druajnë Allahut.” Sureja Haxh, 32.

Lusim Allahun të na ruaj nga risitë dhe sprovat, të na bëjë të jetojmë me islam dhe sunet, e prej atyre që i përkushtohen me edukatë Allahut, prej atyre që pasojnë sunetin e të dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), të na ringjall në shoqërinë e tij, me mëshirën dhe bagitnë e Tij.

Përktheu: Shpend Zeneli

[1] E shënon Muslimi (37).

[2] E shënon Muslimi (2735).

GJITHASHTU NË ALBISLAM