Arhiva MujoreApril 2024

0 245

Amr ibën Asi (radijAllahu anhu) transmeton se i dërguari (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) ka thënë:

“Vërtet Imani vjetërohet në kraharorin e çdokujt prej jush, ashtu siç vjetërohet rroba. Prandaj, kërkojini Allahut që t’jua ripërtërijë Imanin në zemrat tuaja”

Grada e hadithit:
E shënon Hakimi dhe Taberani, hadithi është autentik.

Kuptimi i hadithit:

Besimi i njeriut vjetërohet, dobësohet, e humbet, dhe atë për shkak të neglizhencës, plogështisë në adhurime, e zhytjes në mëkate e pasimit të epsheve, E që duhet herë pas here ta lusim Allahun ta ripërtijë besimin tonë, duke u penduar, me istigfar, vepra të mira, e largim nga mëkatet.

Dobi nga hadithi:

01 – Imani shtohet e forcohet me vepra të mira, e dobësohet me mëkate.
02 – Rëndësia e lutjes, që Allahu ta ripëtrijë imanin-besimin.
03 – Shembulli i dhënë, për të qenë sa më e qartë e më e kuptueshme.

Përkthim hoxhë Shpend Zeneli

0 306

Një nga dijetarët e mëdhenj prej tabiinëve, Mek-hul ibën Abdullah, thotë:”Kush i posedon katër gjëra, do të jenë në favor të tij, e kush i posedon tre tjera do të jenë në dëm të tij;Katër që janë në dobi për të janë: imani, falënderimi, duaja dhe istigfari;01) Allahu thotë për imanin e falënderimin: ﴿ مَا يَفْعَلُ اللَّهُ بِعَذَابِكُمْ إِنْ شَكَرْتُمْ وَآمَنْتُمْ ﴾ [النساء: 147]”Përse t’ju ndëshkojë Allahu, nëse ju e falënderoni dhe e besoni?! Allahu është Mirënjohës dhe i Gjithëdijshëm.” Nisa, 147.02) Allahu thotë për istigfarin:﴿ وَمَا كَانَ اللَّهُ مُعَذِّبَهُمْ وَهُمْ يَسْتَغْفِرُونَ ﴾ [الأنفال: 33]، “Por Allahu nuk do t’i ndëshkonte ata, përderisa ti ishe në mesin e tyre dhe, Allahu nuk do t’i ndëshkojë ata, përderisa ata i kërkojnë falje Atij.” Enfal, 33.03) Allahu thotë për lutjen:﴿ قُلْ مَا يَعْبَأُ بِكُمْ رَبِّي لَوْلَا دُعَاؤُكُمْ ﴾ [الفرقان: 77]”Thuaj: “Zoti im nuk do t’ju përfillte, sikur të mos ishte lutja juaj. Por ju (i) keni përgënjeshtruar (Shpalljet e Tij), andaj dënimi për ju do të jetë i pashmangshëm”. Furkan, 77.E tre tjerat që janë në dëm të tij janë: mendjemadhësia, dredhia, mosmbajtja e fjalës, e padrejtësia.01) Allahu thotë për mosmbajtjen e premtimit:﴿ فَمَنْ نَكَثَ فَإِنَّمَا يَنْكُثُ عَلَى نَفْسِهِ ﴾ [الفتح: 10]”Ai që e prish betimin, e prish në dëm të vetes”. Fet’h, 10.02) Allahu thotë për mendjemadhësinë, dredhinë e mashtrimin:﴿ وَلَا يَحِيقُ المَكْرُ السَّيِّئُ إِلَّا بِأَهْلِهِ ﴾ [فاطر: 43]”Ata u sollën me mendjemadhësi në Tokë dhe me dredhi të shëmtuara, të cilat godasin vetëm atë që i bën”. Fatir, 43.03) Allahu thotë për padrejtësinë: ﴿ إِنَّمَا بَغْيُكُمْ عَلَى أَنْفُسِكُمْ ﴾ [يونس: 23]”Vërtet, padrejtësia që bëni për t’u kënaqur në jetën e kësaj bote, vetëm ju dëmton”. Junus, 23.Përkthim hoxhë Shpend Zeneli

0 299

Verifiko përgjigjen e lutjes ti vet, para se të mendosh për Allahun e Plotfuqishëm se nuk të përgjigjet. Sepse Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe kur robërit e Mi të pyesin ty për Mua, unë jam afër, i përgjigjem thirrjes së lutësit kur ai më thërret” [Bekare: 186]

Po, por, plotëso ajetin: “Prandaj, le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë.” [Bekare: 186].

Një nga emrat e Allahut të Madhëruar është: (الْمُجِيبُ) “Ai i Cili përgjigjet”, vallë, ti a e ke plotësuar dhe merituar përshkrimin e atyre që ju përgjigjet Allahu ?!

Besimtari i mençur është ai që drejton fjalët kundër vetes së tij, dhe e pastron zemrën dhe gjuhën e tij nga mendimi i gabuar ndaj Allahut, subhanehu ve teala!

Sa bukur është t’ia nënshtrosh vullnetin tënd vullnetit të Allahut të Plotfuqishëm! Ti e di se ndër emrat e Zotit të Plotfuqishëm, është (الْحَكِيمُ) i Urti, Ai që është i Urtë, Mëshirëplotë, Ai zgjedh për ty në dhënie dhe në përgjigjen e lutjes atë që është në të mirën tënde për sa i përket kohës dhe vendit. Pra, qetëso shpirtin tënd, fli qetë dhe me ndërgjegje të pastër!

Sa bukur është të lartësosh Allahun, e të mos i atribosh Atij; harresën, padrejtësinë, shkujdesjen dhe neglizhencën! Po, vërtet Ai të jep kohë që të mund të kthehesh në rrugën e Tij, të qëndrosh para dyerve të Tij dhe të shijosh shijet e lutjeve dhe thirrjeve drejtuat Atij, por Ai nuk neglizhon! Allahu, Lavdia i qoftë Atij, kur jep, të habit, e nuk ka kufij për dhënien e Tij, por, edhe kur Ai llogarit, llogaritja e Tij është e drejtë dhe precize! Pra, jini të durueshëm dhe të kujdesshëm ndaj Allahut, A nuk ka thënë Allahu i Madhëruar: “Dhe Allahu ju paralajmëron që t’i ruheni Vetes së Tij” [Al Imran: 28].

Allahu i Plotfuqishëm është me ju; Është ai që tha: “Dhe Ai është me ju kudo që të jeni” [El-Hadid: 4]

Por, kur do të jemi me Të?!

I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Unë jam me robin Tim përderisa ai më kujton Mua dhe buzët e tij më përmendin Mua”.

Përkthim: hoxhë Shpend Zeneli

0 432

Allahu thotë: “e kush i fal gjynahet përveç Allahut?”. (Ali Imran, 135)

Allahu i Madhëruar është el Gafur (Falës), Et Tevab (që pranon pendimin) er Rahim (Mëshirues), dhe Ai thërret në pendim, me fjalët: “Thuaj: “O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti”. (Zumer, 53)

Allahu i Plotfuqishëm u ka dhuruar robërve të Tij besimtarë gjëra që do t’ua shlyejnë atyre veprimet e këqija dhe do t’i pastrojnë ata nga mëkatet, në jetën e kësaj bote… aq sa kur të dalin para Tij, të Plotfuqishmit dhe të Madhërishmit, në Ditën e Kijametit, ata do të dalin para Tij me regjistra të pastra dhe me peshore të rëndë (të punëve të mira) dhe do të hyjnë në Xhenet, pa u dënuar, me një premtim prej Tij, i Madhëruar qoftë Atij.

Ibën Kajim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Për mëkatarët janë tre lumenj të mëdhenj me të cilat pastrohen në këtë botë; nëse nuk arrijnë të pastrohen, do të pastrohen në lumin e xhehenemit në Ditën e Kijametit, ato janë: lumi i pendimit (teubes) të sinqertë, lumi i veprave të mira që i fshijnë gjynahet që e rrethojnë dhe lumi i sprovave të mëdha që i shlyejnë ato. Pra, nëse Allahu i dëshiron të mirën robit të Tij, Ai do ta pastrojë atë në njërën nga këto tre lumenjë. Ky person del Ditën e Kijametit i freskët dhe i pastër, kështu që nuk do të ketë nevojë për pastrimin e katërt.” (Medarixh es-Salikin).

Këto pra janë gjërat që i shlyejnë mëkatet dhe i largojnë veprat e këqija: pendimi i sinqertë, shumë vepra të mira dhe fatkeqësitë apo sprovat me të cilat goditet robi besimtar. Sa i përket (pendimit të sinqertë), ai është pendimi i sinqertë dhe i pastër, dhe që synohet që robi të pendohet për mëkatet e tij dhe të vendosë që të mos kthehet më në mëkat.

Hasan El-Basriu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Kjo do të thotë që njeriu të ndjejë keqardhje për atë që ka bërë më herët dhe është i vendosur se nuk do ta bëjë më.”

Ky pendim duhet të bashkohet me katër gjëra, të cilat janë: “kërkimi i faljes me gjuhë, largimi me trup (fizikisht), vendosmëri të mos kthehet më, dhe shpërngulja nga shoqëria e keqe.” (Medarixh es-Salikin).

Për të qenë një pendim i sinqertë, pra i dëlirë dhe vetëm për Allahun e Madhëruar, duhet të përfshijë tre gjëra:

E para: përgjithësimi i të gjitha mëkateve dhe përfshirja e tyre në atë mënyrë që të mos lihet asnjë mëkat pa u përfshirë.

E dyta: vendosmëria dhe sinqeriteti i plotë në lidhje me të, në atë mënyrë që nuk mbetet asnjë hezitim, asnjë fajësim për dikë tjetër, asnjë pritje e dembeli, por përkundrazi e bashkon vullnetin dhe vendosmërinë, për të përshpejtuar në pendim.

E treta: largimin e papastërtive dhe të metave që e pengojnë sinqeritetin e pendimit, dhe shfaqjen e saj që të jetë vetëm për shkak të frikës ndaj Allahut, drosë ndaj Tij, dëshirës për atë që Ai ka dhe frikës nga ajo që Ai ka.” (Madarixh es-Salikin).

Ky është lumi i parë për pastrimin e mëkateve në këtë botë dhe është e nevojshme që secili prej nesh të pendohet me atë pendim të sinqertë, siç na ka urdhëruar Allahu i Madhëruar, duke thënë: “Ai do t’ju shpjerë në kopshtet nën të cilët rrjedhin lumenj.” (Tahrim, 8).

Kushdo që pendohet, me këtë pendim është një premtim nga Allahu se Ai do t’ia shlyejë mëkatet e tij dhe do ta futë në Xhenet me bujarinë dhe fisnikërinë e Tij.

Sa i përket (veprave të mira që shlyejnë të këqijat), është thënia e Allahut të Madhëruar: “Vërtet, veprat e mira i fshijnë ato të këqijat.” (Hud: 114)

Veprat e mira të shumta fshijnë shumë vepra të këqija dhe ngrenë gradat njeriut; Veprat më të mira që i afrohet njeriu Allahut të Madhëruar janë obligimet (farzet) me të cilat Ai na ka ngarkuar, si; namazi, agjërimi, zekati dhe haxhi. I dërguari, paqja e mëshira e Allahut qofshin mbi të, tha: “Çfarë mendoni nëse në derën e njërit prej jush do të ishte një lumë në të cilin ai lahej pesë herë në ditë, a do të mbetet ndonjë gjë nga papastërtia e tij? Ata thanë: Nuk mbetet asgjë nga papastërtia. Kështu njejtë janë pesë namazet ditore; përmes tyre Allahu i fshin mëkatet” (Buhariu dhe Muslimi).

Sa i përket (fatkeqësive, sprovave shlyese), ato janë ato sprova dhe mundime që i ndodhin besimtarit dhe ai bën durim me to, duke e pastruar kështu nga mëkatet dhe veprat e tija të këqija dhe xheneti është shpërblimi i tij, siç ka thënë Allahu Madhëruar: “Ky virtyt u dhurohet vetëm atyre që durojnë dhe vetëm atyre që kanë një fat të madh.” (Fussilet: 35). I dërguari, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Madhështia e shpërblimit është me madhështinë e sprovës, dhe nëse Allahu i Madhëruar e do një popull, Ai e sprovon atë, kush është i kënaqur do të jetë Ai i kënaqur me të, e kush është i pakënaqur do të ketë zemërimin.” (Sahih El-Xhami’).

Besimtari nuk tregohet i pakënaqur me caktimin dhe gjykimin e Allahut, por përkundrazi pajtohet me sprovat, sepse në të ka të mira, siç na ka thënë Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, kur tha: “Sa e çuditshme është çështja e besimtarit; Të gjitha punët e tij janë të mira dhe kjo nuk vlen për askënd përveç se për besimtarin. Nëse e godet një e mirë, ai është mirënjohës (falënderon) dhe kjo është e mirë për të, e nëse e godet ndonjë e keqe, ai bën durim dhe kjo është e mirë për të.” (Muslim: 2999).

Njeriu i suksesshëm është ai, të cilin Allahu e udhëzon në ata tre lumenj, kështu që ai noton dhe lahet te të gjitha ato për t’u pastruar nga mëkatet e tij në këtë botë para se të dënohet për to në Ditën e Kijametit në Xhehenem. Ai, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Çdo gjë që e godet besimtarin: sëmundje, lodhje, mërzi, lëndim, pikëllim saqë edhe gjëmbi me të cilin shpohet, është shkak që Allahu t’ia shlyej mëkatet.”

Përkthim hoxhë Shpend Zeneli

0 389

I dërguari (alejhiselam) ka thënë: “Banorët e Xhenetit (do të rreshtohen) në njëqind e njëzet rreshta, tetëdhjetë prej të cilëve janë nga ky umet dhe dyzet nga të gjitha umetet e tjera.”

Transmetues: Burejde ibn El-Husejb el-Eslemi |Burimi: Sahih El-Tirmidhi, numri: 2546 | Vlerësimi i hadithit: Sahih

Allahu i Plotfuqishëm e nderoi umetin islam dhe i dhuroi mirësi dhe mëshirë, dhe për të nderuar të dërguarin e Tij, e bëri këtë umet me numrin më të madh të njerëzve që hyjnë në Xhenet.

Në këtë hadith, i dërguari i Allahut (alejhi selam), thotë: “Banorët e Xhenetit janë njëqind e njëzet rreshta, prej të cilëve tetëdhjetë janë nga ky umet”, që do të thotë: tetëdhjetë rreshta nga umeti islam, dhe dyzet prej umeteve tjera”, që do të thotë: dyzet rreshta nga popujt e tjerë, duke rritur kështu numrin e umetit islam nga gjysma deri në dy të tretat e rreshtave të përgjithshëm që hyjnë në Xhenet.
Një nderim nga Allahu i Madhëruar për këtë umet.
Një nga komentet thotë: Tetëdhjetë rreshta janë të barabartë me dyzet rreshta, kështu që umeti do të jetë gjysma e numrit, edhe sikur të shtohej numri në rreshta, (por që numri i përgjithshëm të jetë gjysma e tjerëve) sikur që shpresonte i dërguari i Allahut të ishte numri i umetit të tij; Si në një hadith tjetër, ku thotë: “A do dëshironit të jini një e katërta e banorëve të xhenetit? Ata thanë: dhe bëmë tekbire. A dëshironi të jini një e treta e banorëve të xhenetit? Ata thanë: dhe bëmë tekbire. Pastaj tha: un shpresoj të jini gjysma e banorëve të xhenetit, dhe do t’ju tregoj për këtë, muslimanët në mesin e jobesimtarëve do të jenë si një qime e bardhë tek kau i zi, apo si qimja e zezë tek kau i bardhë.”

Por, ajo që duket është se rreshtat janë të barabartë me njëri-tjetrin.
Njashtu thuhet: se shpresa e Pejgamberit (alejhi selam) ishte që numri i umetit të arrijë gjysmën e banorëve të xhenetit, e Allahu i dha atij më shumë seç shpresonte. Begati nga Allahu i lart Madhërishmit.

Allahu na bëftë prej tyre

Përkthim Hoxhë Shpend Zeneli

NA NDIQNI NË