A mund t’i dhurohet të vdekurve shpërblimi i veprave të mira?!

A mund t’i dhurohet të vdekurve shpërblimi i veprave të mira?!

0 1953

           Pyetje: A mund t’i arrijë të vdekurit shpërblimi i dhuruar i adhurimeve, e për të cilat nuk ka ndonjë tekst sheriatik, siç është çështja e leximit të Kuranit, dhikrit dhe istigfarit?!

            Përgjigje: Për istigfarin (kërkimfaljen) ka tekst që dëshmon se arrin shpërblimi: “O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh”[1] “Kërko falje për mëkatet tua dhe për besimtarët e besimtaret.”[2] “O Zoti ynë, më fal mua dhe prindërit e mi dhe besimtarët – në Ditën kur do të jepet llogari!”[3] “O Zoti im, falmë mua dhe prindërit e mi, dhe ata të cilët hynë në shtëpinë time si besimtarë, dhe besimtarët e besimtaret”[4]. Njashtu edhe duaja, -me lejen e Allahut-, bën dobi! Gjithashtu sadakaja, haxhi dhe umreja. Për këto të sipërpërmendura ekzistojnë argumentet, të cilat dëshmojnë se shpërblimi i mbërrin të vdekurit, në qoftë se e pranon Allahu, -azze ue xhelë!-. Kurse krahas këtyre veprave, nuk ka kurrfarë argumenti, e që këtu hyn edhe leximi i Kuranit, pra nuk ka ndonjë argument se sevapi i leximit mund t’i dhurohet të vdekurit.

            Shejh Dr. Salih El-Fevzan[5]

            Nga arabishtja: Mirsim N. Maliqi

            Medine, 16.04.13

[1] Kurani, El-Hashër: 10

[2] Kurani, Muhamed: 19

[3] Kurani, Ibrahim: 41

[4] Kurani, Nuh: 28

[5] Nga faqja zyrtare e shejhut.