A mund të lutemi për vepruesit e shirkut dhe bidateve pasi që ata të vdesin?

A mund të lutemi për vepruesit e shirkut dhe bidateve pasi që ata të vdesin?

0 1447

Nëse dikush i drejtohet të vdekurve (eulijave siç i quajnë) me lutje, ai i ka bërë shirk Allahut të madhëruar. Një veprim i këtillë është i përhapur shumë tek tarikatet e sufijve. Mirëpo, ata, këtë veprim e konsiderojnë legjitim me interpretimet (te’vilet) e tyre kryesisht të gabuara.
Dijetarët nuk kanë qëndrim të unifikuar ndaj këtyre muslimanëve. Disa prej tyre këtë veprim bashkë me vepruesit i konsiderojnë të dalur nga Islami. Disa të tjerë janë të përmbajtur (Albani, Uthejmini, etj.)
Mua gjithmonë më janë dukur më bindës dijetarët të cilët janë të përmbajtur karshi tyre, pra, arsyetimi i tyre me te’vil, injorancë dhe ngjashëm.
Këtë qëndrim e kishte edhe Muhamed b. Abdulvehabi. Ai, kur u akuzua se e bënte tekfir masën e gjërë të muslimanëve për shkak shirkijateve të tyre, tha:
الرسائل الشخصية 11/ 64
وقال الشيخ محمد بن عبد الوهاب:
(وإن كنا لا نكفر من عبد الصنم الذي على قبر عبد القادر، والصنم الذي على قبر أحمد البدوي، وأمثالهما، لأجل جهلهم وعدم من ينبههم).
“Ne nuk e bëjmë tekfir as atë që adhuron idhullin mbi varrin e Abdulkadirit si dhe idhullin mbi barrin e Ahmed Bedeviut dhe të tjerëve të ngjashëm, për shkak injorancës dhe mosekzistimit të dikujt që ua sqaron (gabimin).”
Nisur nga kjo pikëpamje, kur vdes një musliman i cili ka vepruar gabime të rënda si ky që përmenda më lartë, nuk është e ndaluar që t’ua falim atyre xhenazen, të lutemi për ta që Allahu t’i falë etj, mirëpo me kujdes të madh që masa e gjërë e muslimanëve të mos i i merr si të mirëqena gabimet (shirkijatet, bidatet) e tyre.

Përgatiti: Agim Bekiri