Tallkini për të vdekurin !

Tallkini për të vdekurin !

0 4491

Pyetje: Nëse vdes dikush nga antarët e familjes, a lejohet t’ia themi tallkinin duke i thënë: Nëse të vinë dy melaike thuaj; kështu e kështu?

Përgjigje: Ajo çka transmetohet në hadithe është t’ia thuash tallkinin (t’ia përkujtosh) atij që është në prag të vdekjes që ta thotë shehadetin.

Afrohesh afër tij, duhet t’ia freskosh gjuhën me ujë nëse ka vështirësi të folurit dhe t’i thuash: Thuaj : La ilahe ilAllah (Nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Allahut).

Nëse e thotë njëherë mjafton, kurse nëse nuk e thotë shehadetin por thotë ndonjë fjalë për dynja, atëherë afrohu prap afër tij dhe përkujtoja tallkinin të vdekurit duke i thënë: Thuaj : La ilahe ilAllah.

Sepse, Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: “Kush vdesë duke qenë fjala e tij e fundit (para daljes shpirtit) La ilahe ilAllah ka hyrë në Xhenet.” (Ebu Davudi: 3116, Ahmedi: 22128,22034. Hakimi: 1/351).

Mundohu, t’ia thuash tallkinin para se të vdesë, në mënyrë që fjala e fundit e tij e daljes nga kjo dynja të jetë kjo fjalë madhështore: LA ILAHE ILALLAH.

Kurse, fjala që është përhapur tek njerëzit pas vdekjes tek varri i tij ose tek shtëpia e tij, duke i thënë: O Rob i Zotit: Nëse të vinë dy melaike, e të pyesin….etj. Kjo gjë nuk vërtetohet nga pejgamberi alejhi selam as nga selefi të jetë vepruar.

Allahu i madhëruar për ata që kanë besuar, thotë: Allahu besimtarët i forcon me fjalë të qëndrueshme, në këtë botë dhe në botën tjetër, kurse zullumqarët i shpie në humbje; Allahu punon ç’të dojë“. (Ibrahim: 27).

“Përkujtojani të vdekurëve tuaj (në prag të vdekjes) fjalën La ilahe ilAllah.” (Muslimi: 916,917).

“Kush vdesë duke qenë fjala e tij e fundit (para daljes shpirtit) La ilahe IlAllah ka hyrë në Xhenet.” (Ebu Davudi: 3116, Ahmedi: 22128,22034. Hakimi: 1/351).

Shejh Abdullah el Humejdi, rahimehullah

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com