A të ther kurban për Bajram apo të ther akika për vete ?!

A të ther kurban për Bajram apo të ther akika për vete ?!

0 1964

Pyetja: A të ther kurban për Bajram apo të ther akika për vete ?!

Një grua 39 vjeçare dëshiron të ther një kurban. I është thënë asaj se ajo duhet të bëjë akika (therje e cila bëhet pas lindjes së një fëmije) për veten e saj së pari, se i ati i saj nuk ka therë për të, kur ajo kishte lindur. Burri i saj nuk ka therë akika për fëmijët e tyre, ata kanë një vajzë dhe një djalë. A duhet ajo të ther akika për fëmijët e saj dhe veten? Apo akika e fëmijëve duhet të kryhet nga babai i tyre? Vajza ka tani 15 vjet e djali është 16 vjeç. A është akika obligim, apo bie nga obligimi në qoftë se fëmija arrin moshën madhore (bylykut)?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.

Së pari:

Akika është sunet i fortë (Suneh mu’ekedeh) sipas mendimit të saktë. Kjo është shpjeguar në përgjigjen e mëhershme (Dispozita rreh akikës). Atij që i drejtohet urdhri këtu është babai; e nuk është kërkesë drejtuar nënës apo fëmijëve.

Akika nuk bie edhe kur fëmija arrin moshën e pjekurisë. Nëse babai ka mundësi të ther, atëherë është e rekomandueshme që ai të therë akika për fëmijët e tij, për të cilët ai ende nuk ka therur akika.

Në qoftë se babai nuk ka therur akika për fëmijën e tij, a është obligim për fëmijën apo për dikë tjetër të ther akika për veten tij? Fukahatë janë ndarë në mendime, por mendimi më i sakt është se kjo është e lejuar dhe është mustehab (e preferuar).

Ibn Kudameh, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij el-Mugni (9/364) ka thënë: “Në qoftë se akika nuk është therur asnjëherë dhe fëmija arrin moshën e pjekurisë dhe përfiton pasuri, atëherë ai nuk duhet të ther akika. Imam Ahmedi u pyet në lidhje me këtë çështje dhe ai tha: Kjo vlen vetëm për babain, dmth, ai nuk duhet të ther akika për veten e tij; veprimi i sunetit është përgjegjësi e dikut tjetër (dmth prindit).

Atai dhe el-Hasen thonë: “Ai mund të ther akika për veten e tij, sepse ai është peng i saj dhe për këtë shkak se është e lejuar për të të lirojë veten”.

Ne mendojmë se kjo është përgjegjësi për babanë dhe askush tjetër nuk duhet ta kryejë atë.” Fund i fjalës së Ibn Kudames.

Ibn Kajim, Allahu e mëshiroftë, në Tuhfat al-Maudud fi Ahkam el-Maëlood ka thënë: Kapitulli nëntëmbëdhjetë: Vendimi për atë të cilin prindërit e tij nuk kanë therë akika për të; a duhet të ther akika për veten e tij, kur ai arrin moshën e pjekurisë? Al Halali ka thënë: Kapitulli rreth asaj që është e rekomanduar për një për të cilin akika nuk është bërë kur ka qenë i vogël, të ther akika për veten e tij, kur ai të arrijë moshën e bylykut. Pastaj ai citoi disa çështje të Ismail ibn Se’id el-Shalinxhi i cili ka thënë: E pyeta Ahmedin për një njeri të cilit i ati i tregon se atij nuk i kishte therur akika, a të ther akika për veten e tij? Ai tha: Kjo është detyra e babait.

Shejh Ibn Bazi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Pikëpamja e parë është më e saktë, e cila është se kjo është e pëlqyeshme që të ther akika për vete, për shkak se akika është sunet i konfirmuar, por babai nuk e ka therur, kështu që është bërë e lejuar për atë që ai të ther në qoftë se ai ka mundësi. Kjo është për shkak të kuptimit të përgjithshëm të haditheve, siç janë fjalët e Pejgamberit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: “Çdo fëmijë është peng i akikës së tij, e cila duhet të theret për të në ditën e shtatë, të rruhet koka e tij dhe të emërtohet”. Transmeton Imam Ahmedi dhe autorët e katër Suneneve nga Samurah ibn Xhundub, Allahu qoftë i kënaqur me të me isnad sahih.

Dhe hadithi i transmetuar nga Um al-Karaz al-Ka’bijeh se Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, urdhëroi që akika të bëhet për një djalë me dy dele dhe për një femër me një dele, siç është transmetuar nga pesë autorët. Tirmidhiu ka transmetuar dhe është klasifikuar si sahih. I ngjashëm është transmetuarnga Aisheja. Kjo nuk i drejtohet vetëm babait; por ajo gjithashtu përfshinë edhe fëmijën, nënën dhe të afërmit e tjerë e të porsalindurit”. Nga Mexhmu ‘Fetaua Shejh Ibn Baz (26/266).

Në bazë të kësaj, mund të thuhet se motra e cila parashtron këtë pyetje: Ju mund të therni akika për veten, ose për fëmijët tuaj, nëse babai i tyre nuk ka therur akika për ta.

Çështja tjetër që ka të bëjë me këtë, është; nëse njeriu dëshiron të ther për Kurban Bajram, a lejohet që me një kurban të bëjë nijet edhe therjen e akikas.

Për më shumë ndiqeni përgjigjen në linkun e mëposhtëm…

A lejohet që të therë një kafshë me qëllim të therjes për Bajram dhe për akika?

Islamqa.info

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM