Falem, lutem, mirëpo imanin e kam të dobët, ç‘më këshilloni!

Falem, lutem, mirëpo imanin e kam të dobët, ç‘më këshilloni!

Pyetje: ç’far duhet të veproj njeriu në rast të dobësimit të imanit, edhe pse ai lexon e dëgjon çdo ditë Kuran, agjëron 2 ditë në çdo javë, fal 5 kohë namaz edhe pse në namaz mundohet të jetë më i vëmendshëm por nuk mundet për shkak të dobësimit të imanit, zemra është e zbrazur megjithëse edhe mëkate nuk bën. A është kjo gjë që ju ndodh të gjithë besimtarëve apo është sprovë sepse ky dobësim i imanit ta humb gëzimin për çdo gjë, pra me saktë çka do që bën në këtë botë nuk të gëzon dhe të duket e kot!  Një përgjigje apo këshill nëse keni mundësi. selamu alejkum!

Përgjigje: bismilah, elhamdulilah…

Mendoj se duhet të merresh më tepër me zemrën tënde. Shkaku që dëgjimi i Kuranit, namazi, agjërimi nuk ndikojnë në forcimin e imanit dhe lumturinë tënde duhet të të nxit të shikosh çfarë pengesash ekzistojnë mes teje dhe kënaqësisë së adhurimit. Shiko si e diagnostifikon një asket gjendjen kur njeriu nuk ndien lezetin e ibadeteve, ai thotë: “sëmundja e trupit është me dhimbje kurse sëmundja e zemrës është me mëkate. Ashtu siç nuk e ndien lezetin e ushqimit trupi i sëmurë, ashtu nuk e ndien lezetin e adhurimit zemra mëkatare” (Dhunnun Misrij)

Pra, sipas meje, duhet të kërkosh shkaqet që të dobësojnë imanin pastaj t’i mënjanosh. Merru më shumë me leximin e Kuranit, me meditimin e asaj që thuhet aty, me tregimet e ndryshme që përmenden sepse ai është shërim. Allahu thotë: “Ne të shpallim Kur’anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim.” (Isra:82)

Po i përmend disa prej shkaqeve që e dobësojnë besimin:

1. Mosnjohja e emrave dhe cilësive të Allahut, gjegjësisht mosnjohja e Allahut

2. Mos meditimi në ajetet e Allahut

3. Veprimi i mëkateve, qoftë me gjymtyrë, gjuhë apo zemër. Shumë njerëz mendojnë se mëkatet përkufizohen vetëm në vjedhje, alkool, zina, mirëpo nuk e dinë se mëkatet e zemrës janë më të mëdha sikur: mendimi i keq për Allahun, zilia, mllefi, e tjerë

4. Braktisja e shumë adhurimeve

Burimi; albislam.com