KËSHTU KUPTOHET FEJA!!

KËSHTU KUPTOHET FEJA!!

0 684

Një grua dëgjoi se Abdullah ibën Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, i mallkoi ato gra që e ndryshojnë natyrshmërinë e tyre të krijimit, si, shkuljen e vetullave, ndarjen mes dhëmbëve për zbukurim, etj.

Gruaja u nis drejt tij dhe e pyeti për këtë çështje, dhe ibën Mesudi iu përgjigj:

E pse unë të mos i mallkoj ato gra, kur i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i mallkoi dhe poashtu kjo ndalesë është në Librin e Allahut?!

Gruaja e habitur i tha: Unë e kam lexuar krejt Kuranin, mirëpo nuk kam hasur në ndonjë ajet që aludon në ndalesën e këtyre gjërave.

Këtu u paraqit urtësia e një dijetari të mençur, i cili e kupton fenë shumë mirë dhe i tha: A nuk e lexove ajetin: “Çfarëdo që t’ju japë i Dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj”. Hashër 7.

Gruaja iu përgjigj: Po.

Atëherë edhe Kurani e ka ndaluar një gjë të tillë, i tha Abdullah ibën Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com