Kush është përkufizimi i teuhidit dhe cilat janë llojet e tij?

Kush është përkufizimi i teuhidit dhe cilat janë llojet e tij?

0 2182

        Pyetje: Kush është përkufizimi i teuhidit dhe cilat janë llojet e tij?

Përgjigje: Teuhidi gjuhësisht rrjedh prej foljes “vehhade-ju­veh­hidu” d.m.th. veçoritë dhe cilësitë e një objekti a subjekti i ka bë­rë një. (njësoi, e bëj të njësuar një gjë unifikoi, Fjalori i shqipes sot­me, fq. 885)

Kjo nuk arrihet përveç se me mohim dhe pohim, mohimi i dis­pozitës nga çdo gjë tjetër dhe pohimi i të njëjtës për të një­su­a­rin.

Ne themi: Njeriu nuk mund të ketë teuhidin e plotë për­de­ri­sa nuk dë­shmon se nuk ka zot përveç All-llahut, në këtë rast ai mo­hon çdo zo­të­rim e pastaj të njëjtën gjë ia përshkruan All-lla­hut. Sepse mohimi i plotë ësh­të zhdukje e plotë, ndërsa pohimi i plotë nuk pengon edhe pje­së­marr­jen e dikujt tjetër në zotërim.

Sikurse nëse thotë: “Filani është në këmbë”, ti këtu ke pohuar se ai ësh­të në këmbë, por nuk do të thotë se vetëm ai është në këm­bë, e nëse tho­të: “Asnjëri nuk është në këmbë”, këtu ke mo­hu­ar plotësisht d.m.th., se askush nuk është në këmbë, e kur tho­të: “Asnjëri nuk është në këmbë për­veç Zejdit”, këtu ti e ke ve­çu­ar Zejdin se vetëm ai është në këmbë, sep­se ke mohuar se dikush tje­tër është në këmbë. Kështu është kuptimi i Te­uhidit. Besimi

Pra, kuptuam se teuhidi nuk mund të quhet teuhid përderisa në të nuk ka mohim dhe pohim.

Llojet e teuhidit bëjnë pjesë në një përkufizim të për­gjith­shëm, ai ësh­të: “Njësimi i All-llahut, subhanehu ue teala, gjërat të veçanta për Atë.”. Llojet e teuhidit sipas asaj që i kanë për­men­dur dijetarët janë tre:

  • Teuhidi rububijeh (i krijimit, i sundimit dhe i zotërimit)
  • Teuhidi uluhijeh (i ibadetit)
  • Teuhidi i cilësive dhe emrave të bukur të All-llahut.

Këtë e kanë kuptuar gjatë leximit, përcjelljes dhe vëzhgimit në ajete dhe hadithe, ku edhe kanë parë se këto mund të jenë llo­jet e teuhidit dhe i kanë ndarë në këtë mënyrë.

  • Teuhidi rububijeh: Ky është: “Njësimi i All-llahut, sub­ha­ne­hu ue teala, në krijim, sundim dhe rregullim”, sqarimi i kësaj ësh­të kështu:

E para: Sa i përket njëshmërisë së Tij në krijim, ajo është: All-lla­hu Ve­të është krijues i çdo gjëje dhe nuk ka krijues përveç Tij.

All-llahu subhanehu ue teala, ka thënë: “A ka krijues përveç All-llahut që ju furnizon prej Qiellit dhe Tokës, nuk ka zot përveç Tij…”. (Fatir 3); po ash­tu ka thënë duke na qartësuar të kotën e zotërave të pabesimtarëve: “Atëherë pra, a është Ai që krijon njësoj, sikurse ai që nuk krijon? A nuk po men­doni?” (en-Nahël, 17).

Vetëm All-llahu, subhanehu ue teala, është Krijues, Ai ka kri­ju­ar çdo gjë dhe ka caktuar çdo gjë.

Krijimi i Tij përfshin çdo gjë, krijimin që ai e bën drej­të­për­së­drej­ti dhe veprat e krijesave të Tij.

Pikërisht për këtë shkak edhe imani plotësohet atëherë kur të be­sosh se All-llahu është Krijues i veprave të robërve të Tij, si dhe ka thënë: “All-llahu ju ka krijuar juve dhe atë që veproni”. (es-Saffat 96).

Si mund të jetë ndryshe, kur dihet se vepra e njeriut është prej ci­lë­si­ve të tij, e njeriu është krijesë e All-llahut, pra Krijuesi i një gjëje është edhe Krijues i cilësive të tij, si dhe çështja se vepra e njeriut ndodh me fu­qinë dhe dëshirën e plotë të njeriut, ndërsa kë­to të dyja (dëshira dhe fu­qia) janë krijesa të All-llahut, e dihet se Krijuesi i shkakut është edhe Kri­jues i rezultatit.

Nëse dikush thotë: Si mund të pajtojmë këtë (njëshmërinë e All-lla­­­hut, subhanehu ue teala, në krijim) kur krijimi ndonjëherë i përshkruhet edhe tjetërkujt përveç All-llahut, sikurse ajeti: “I Lar­tësuar qoftë më i Miri i kri­juesve”, (el-Mu’minun 14), si dhe fjala e Resulull-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, për pik­to­rët: “…e do të ju thuhet atyre: jipuni shpirt kë­tyre që i krijuat”[1]?

Përgjigje: Se çdokush përveç All-llahut nuk krijon ashtu si kri­jon All-lla­hu, ngase ata nuk munden të shpikin gjë nga ajo që nuk ekziston, e as ta ngjallin të vdekurin.

Krijimi i njeriut nuk bëhet ndryshe vetëm se nëpërmjet tran­sfor­mi­mit apo ndryshimit të cilësive të një gjëje, e ajo në të vër­te­të, prapë është kri­jesë e All-llahut, subhanehu ue teala.

Piktori p.sh. nëse vizaton diçka, ai nuk ka bërë asgjë të re, gjë­në më të madhe që ka bërë është se ka transformuar diçka në diç­ka tjetër, ashtu si­kurse dheun e bën në formë të devesë apo zo­gut si dhe me ngjyrosjen e tij e transformon ngjyrën dhe fletën e bardhë në një vizatim të ngjyrosur, e në realitet, edhe ngjyra, edhe fleta e bardhë janë krijesa të All-llahut, sub­hanehu ue teala.

Ky është dallimi mes atij krijimi që i përshkruhet All-llahut dhe atij kri­jimi që i përshkruhet dikujt tjetër. Pra, vetëm All-lla­hu është i Vetmi që mund të krijojë.

E dyta: Njësimi i All-llahut me sundim. Ai është i Vetmi Sun­dues, Ai tho­të: “Qoftë i lartësuar Ai në dorë të të Cilit është sun­dimi, Ai është i Plotëfuqishëm mbi çdo gjë”(el-Mulk 1); po ash­tu ka thënë: “Thuaj: Në dorë të kujt është mbisundimi i gjith­çka­je? Ai mbron çdo gjë, ndërsa kundër Atij nuk ka asnjë mbroj­tës…”. (el-Mu’minun 88).

Sunduesi i plotë që përfshin çdo gjë në Gjithësi është All-lla­hu, sub­ha­nehu ue teala.

E nëse sundimi i përshkruhet edhe dikujt tjetër, ky sundim ësh­të sun­dim sipërfaqësor, sikurse thotë All-llahu, subhanehu ue te­a­la: “…ose aty ku ju i sundoni çelësat…” (en-Nur 61); po ash­tu ka thënë: “Përveç me bashkëshortet e tyre ose ato që i kanë nën sundimin (pronësinë) e tyre” (el-Mu’minun 6), e kështu me ra­dhë, ku aludohet se edhe dikush tjetër paska sundim (pronësi).

Por ky sundim nuk është i plotë sikurse sundimi i All-llahut, sub­ha­ne­hu ue teala, ai është sundim i mangët dhe i kufizuar.

Kur është e mangët atëherë ajo nuk përfshin çdo gjë. Pasuria që ësh­të nën sundim të Zejdit nuk mund ta ketë edhe Amëri dhe ajo që është nën sundim të Amërit nuk mund ta ketë Zejdi.

Po ashtu thamë se ky sundim është edhe i kufizuar, ngase nje­riu nuk mund të bëjë me atë që sundon përveç asaj që ia ka le­juar All-llahu, azze ue xhel-le, në të.

Për këtë shkak Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka nda­luar te humbet pasuria për së koti dhe All-llahu, subha­ne­hu ue teala, ka thënë: “Dhe mos e leni në dorë të mendjelehtëve pa­surinë, të cilën All-llahu e ka bërë mjet jetese për ju…”. (en-Ni­sa 5).

Këto janë argumente se sundimi i njeriut është i mangët dhe i ku­fi­zu­ar, në dallim me sundimin e All-llahut, azze ue xhel-le, sun­dim që ësh­të i përgjithshëm që përfshin çdo gjë dhe sundim që është i paku­fi­zu­ar, sepse All-llahu, azze ue xhel-le, bën me të ç’të dojë dhe nuk do të py­e­tet për të, ndërsa ne do të pyetemi.

E treta: Zotërimi. All-llahu, subhanehu ue teala, është i Vet­mi që zo­të­ron. Ai i zotëron krijesat e Tij, Ai zotëron Qiejt dhe To­kën, ashtu si ka thë­në: “Ja, vetëm Atij i takon krijimi dhe zo­të­rimi, i Lartë është All-llahu, Zoti i botërave”. (el-A’raf 54).

Ky zotërim është i plotë, pa të nuk bëhet gjë dhe atë nuk e kun­dër­shton gjë.

E zotërimi që është te disa njerëz, sikurse zotërimi i njeriut mbi pa­su­rinë, fëmijët, shërbëtorët etj., është zotërim i ngushtë, i ku­fizuar dhe i për­caktuar.

Me këtë që sqaruam deri këtu po shohim vërtetësinë e fjalës to­në për te­u­hidin se ai është: “Njësimi i All-llahut, subhanehu ue te­ala, në krijim, sundim dhe rregullim”.

Lloji i dytë. Teuhidi Uluhijeh: Ai është: “Njëshmëria e All-lla­hut, azze ue xhel-le, me adhurim (ibadet)”.

Në atë mënyrë që njeriu të mos marrë tjetër përveç All-lla­hut, sub­ha­­nehu ue teala, për ta adhuruar dhe për t’u afruar tek ai ashtu si adhu­ron All-llahun dhe afrohet tek Ai.

Në këtë lloj teuhidi kanë devijuar idhujtarët, të cilët i ka luf­tu­ar Re­su­lull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem…

Ky është teuhidi me të cilin janë dërguar pejgamberët, me të ci­lin ja­në zbritur Librat bashkë me dy llojet e tjera, teuhidin rububijeh dhe atë të emrave të bukur dhe cilësive të All-llahut, sub­hanehu ue teala.

Ky është ai lloj i teuhidit për të cilin janë munduar më së shum­ti pej­gam­­berët me popujt e tyre, janë munduar që ta më­soj­në njeriun se nuk gu­xon të drejtohet me ndonjë lloj prej iba­de­teve dikujt tjetër përveç All-lla­hut, xhel-le she’nuhu. Nuk gu­xon t’i drejtohet as ndonjë meleku të afërt, ndonjë pejgamberi të dër­guar, ndonjë evlijasë dhe askujt prej kri­je­save.

Ngase adhurimi nuk është i vërtetë përveç se për All-llahun, az­ze ue xhel-le, e kush e len këtë pas dore ai është mushrik (idhuj­tar) dhe kafir (pa­besimtar), edhe nëse e pranon teuhidin ru­bubijeh dhe teuhidin e em­rave dhe cilësive të All-llahut, xhel-le she’nuhu.

Po qe se dikush beson se All-llahu është krijues, sundues, zo­të­rues i çdo gjëje dhe beson se ato emra dhe cilësi i përkasin ve­tëm Atij, por ai përveç All-llahut adhuron edhe dikë tjetër, këtij nje­riu nuk i bën dobi be­simi i tij në atë që thamë.

Nëse një njeri e beson teuhidin rububijeh dhe atë të emrave dhe cilësive të All-llahut me një besim të plotë, por shkon te ndo­një varr dhe e lut atë, ose ther kurban për të me qëllimin e af­rimit tek ai, dije se ky njeri është mushrik, kafir dhe do të jetë për­gjithmonë në Zjarr.

All-llahu, subhanehu ue teala, ka thënë: “Ai që i ka bërë All-lla­hut shok, All-llahu ia ka ndaluar këtij Xhennetin, e vend i kë­tij është Zjarri, atë ditë zullumqarët nuk do të kenë ndihmëtarë”(el-Maide 72).

Atë e di kushdo që lexon Librin e All-llahut, azze ue xhel-le, se idhujtarët gjakun e të cilëve e kishte lejuar Resulull-llahu, sal-la­ll-llahu alejhi ue sel-lem, si dhe pasurinë e tyre, po ashtu edhe ro­bërimin e grave dhe familjeve të tyre, të njëjtit besonin se All-lla­hu është Krijues i Vetëm dhe nuk dyshonin në të, por nga shka­ku se ata adhuronin edhe dikë tjetër për­veç All-llahut, i bën ata idhujtarë dhe merituan atë që merituan.

Lloji i tretë, teuhidi i emrave të bukur dhe cilësive (Teuhidul es­mai ue sifat).

Ky është: “Njëshmëria e All-llahut, xhel-le she’nuhu, me atë që e ka emër­tuar apo cilësuar Veten në Kur’an apo në Sunnetin e Resulull-lla­hut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.

Kjo bëhet ashtu që të pohojmë çdo emër dhe cilësi, të cilën e ka vër­te­tuar All-llahu pa kurrfarë ndryshimi, mohimi, për­ngja­simi apo për­shkrimi të mënyrës”.

Është e domosdoshme të besohet ajo me të cilën All-llahu, sub­ha­ne­hu ue teala, e ka emërtuar ose cilësuar Veten në më­ny­rën e vërtetë si kup­tohen ato emra dhe cilësi e jo si alegori, dhe kjo pa kurrfarë për­shkri­mi të mënyrës e pa asnjë lloj përngjasimi.

Në këtë lloj Teuhidi kanë devijuar shumë njerëz nga ky um­met, të ci­lët drejtohen nga Kibla dhe të cilët thonë se janë mus­li­ma­në.

Devijimi i tyre është në disa aspekte: ka prej tyre që e kanë tep­ruar në mohim apo “pastrim”[2], me të cilën gjë dalin edhe prej Is­lamit, ka prej ty­re të cilët janë mesatarë dhe ka që janë afër Eh­lu Sunnetit[3].

Besimi i Selefit[4] në këtë lloj Teuhidi është: All-llahu emër­to­he­t dhe ci­lësohet me atë që Ai Vetë e ka emërtuar apo cilësuar Ve­ten, du­ke i kup­tu­ar ato emra dhe cilësi në kuptimin e drejtë të ty­re pa kurr­farë ndry­shi­mi, mohimi, përngjasimi apo përshkrimi të më­ny­rës.

Shembull për këtë: All-llahu, subhanehu ue teala, e ka emër­tu­ar Ve­ten e Tij “el-Hajjul Kajjum” (I Gjalli i Përjetshmi), e ne e kemi de­tyrim të be­sojmë se “el-Hajj” është emër prej emrave të All-llahut, azze ue xhel-le, siç e kemi detyrim të besojmë në atë që kuptohet prej këtij emri d.m.th. kuptojmë Jetën e plotë, të cilës nuk i ka paraprirë asgjë dhe nuk e pret mbarimi.

Po ashtu i Lartësuari e ka emërtuar Veten me “Semiië” (Dë­gju­es), e ne e kemi detyrim të besojmë se “Semiië” është emër prej emrave të All-lla­hut, xhel-le she’nuhu, dhe të besojmë në të njëj­tën kohë se dëgjimi ësh­të edhe cilësi prej cilësive të Tij.

Kjo është ajo që kuptohet prej këtij emri dhe kësaj cilësie, e ai që tho­të se është Dëgjues pa dëgjim ose ka dëgjim, por nuk dë­gjon, kjo është diç­ka jonormale, krahaso edhe vetë!!

Shembull tjetër: All-llahu subhanehu ue teala thotë: “Jehuditë thanë ‘dora e All-llahut është e shtrënguar’. Qofshin të lidhura duart e tyre dhe qofshin të mallkuar për atë që u nxorri goja, përkundrazi Dy Duart e Tij janë gjerësisht të shtrira…”. (el-Maide 64).

Këtu All-llahu, subhanehu ue teala, thotë: “Dy Duart e Tij ja­në gjë­rë­sisht të shtrira…”, d.m.th. ia vërtetoi Vetvetes dy duar që qenkan të shtri­ra, e shtrirja në këtë rast ka për qëllim dhu­ri­min e Tij të pamat­shëm.

Neve gjithsesi na bëhet detyrim të besojmë se All-llahu, azze ue xhel-le, ka dy duar me të cilat dhuron shumë të mira, ku edhe e kemi de­ty­rim që me zemrat tona të mos bëjmë paramendime e as të mos flasim diç­ka rreth atyre duarve, sikurse të tregojmë më­ny­rën e atyre duarve apo t’i përngjasojmë me duart e krijesave, sep­se All-llahu, xhel-le she’nuhu, tho­të: “Atij nuk i përngjason gjë, Ai është ‘Semiië’(dëgjues) dhe ‘Besiir’ (që sheh çdo gjë)”. (esh-Shu­ura 11); Po ashtu thotë: “Thuaj: ‘Zoti im ndaloi ve­tëm të kë­qi­jat e turpshme, qofshin haptas apo fshehtas. Ndaloi mëkatin, nda­loi shtypjen e tjetrit pa të drejtë, ndaloi t’i mvishni All-llahut shok pa patur kurr­farë argumenti dhe ndaloi të thoni për All-lla­hun atë që nuk e dini”. (el-A’raf 33); si dhe thotë: “Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, sepse të dë­gjuarit, të pa­mu­rit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi”. (el-Isra 36).

Ai që mundohet t’i përngjasojë këto dy duar, ai e ka për­gë­nje­shtruar aje­tin: “Atij nuk i përngjason gjë, Ai është ‘Se­mi­ië’(dëgjues) dhe ‘Besiir’ (që sheh çdo gjë)”. Dhe e ka kun­dër­shtu­ar urdhërin e Zotit, xhel-le she’nuhu, ku thotë: “Mos shpik­ni përngjasime për All-llahun…”. (en-Nahël 74).

Ai që dëshiron të tregojë mënyrën e këtyre duarve, çfarëdo më­nyre qof­të ajo, ky ka thënë për All-llahun atë që nuk di dhe i ësh­të qasur asaj për të cilën nuk ka njohuri.

Po sjellim një shembull tjetër lidhur me cilësitë e All-llahut, azze ue xhel-le: qëndrimi i Tij mbi Arsh (Fron). All-llahu ka vër­te­tuar se Ai qënd­ron mbi Arsh, duke e përmendur këtë gjë shtatë he­rë në Kur’an, me fjalën: ‘Isteva’ (qëndroi, u ngrit) dhe fjalën: ‘alel Arsh’ (mbi Arsh).

Kur të kthehemi në gjuhën arabe e shohim se kur fjalën ‘is­te­va’ e pa­son pjesëza ‘ala’ kuptimi është lartësi dhe ngritje. Ashtu që kuptimi i fja­lës së All-llahut: “I Mëshirshmi që u ngrit mbi Arsh” (Taha 5) dhe gjitha aje­tet si ky, është se All-llahu, sub­ha­ne­hu ue teala, është ngritur me një ngrit­je që është e veçori ve­tëm për Të, jo si ajo e njohur për ne.

Kjo ngritje e All-llahut në kuptimin është ngritje reale ashtu siç e nën­kupton fjala, dhe themi: Ai është i ngritur me një ngritje që vetëm Atij i përkon, nuk i përngjan ngritjes së njeriut mbi shtra­tin e tij, as lar­të­sisë së tij mbi kafshët e as ngritjes së tij mbi ani­je, të cilën e ka për­men­dur All-llahu, xhel-le she’nuhu, ku tho­të: “… dhe ka sjellë për juve anije dhe bagëti mbi të cilat udhë­toni, me qëllim që ju të hipni në to të sigurtë dhe pastaj që të përkujtoni Mirësinë e Zotit tuaj, kur të hipni në to dhe të tho­ni: ‘Lav­di i qoftë Atij që e ka nënshtruar këtë për ne dhe ne ku­rrë nuk do të mund ta kishim atë. Me të vërtetë që te Zoti ynë do të kthehemi”. (ez-Zuhruf 12-14).

Pikërisht për këtë, ngritja e një krijese mbi diçka nuk mund t’i për­ngja­sojë ngritjes së All-llahut, subhanehu ue teala, ngaqë Atij nuk i për­ngjet asgjë.

Ka gabuar shumë ai që thotë se kuptimi i fjalës ‘isteva’ (u ngrit) është ‘is­tevla’ (e mbisundoi), sepse kjo është ndryshim i fja­lëve nga vendi i du­hur dhe kundërshtim i konsensusit të sho­kë­ve të Muhammedit, sal-lall-lla­hu alejhi ue sel-lem, dhe Tabi­i­në­ve (pasuesit e sahabeve).

Pastaj nga kjo tjetërsohen edhe shumë gjëra, të cilat nuk mund t’i nxje­rrë goja e besimtarit kur është fjala për All-llahun, az­ze ue xhel-le.

Kur’ani Famëlartë padyshim se ka zbritur në gjuhën arabe, All-llahu, sub­hanehu ue teala, thotë: “Ne e kemi bërë atë Kur’an në arabisht, ashtu që ju të mendoni”. (ez-Zuhruf 3).

Kuptimi i fjalës për të cilën po flasim, në gjuhën arabe e ka kup­timin e ngrit­­jes dhe përqëndrimit. Kuptimi i fjalisë: “isteva alel Arsh” d.m.th. u ngrit mbi të me një ngritje që i përkon ve­tëm Madhërisë dhe Lartësisë së Tij.

Ai që thotë se ‘isteva’ është me kuptimin e ‘istevla’, siç thek­su­am më lart, ky ka ndryshuar fjalën nga vendi i duhur sepse e ka mo­huar kup­ti­min në të cilin aludon gjuha e Kur’anit – që është lar­tësimi – dhe ka vër­te­tuar kuptim tjetër të kësaj fjale, kuptim që është i kotë.

Pastaj tri gjeneratat e para të Islamit (Selefi) janë të një men­di­mi për kup­timin e kësaj fjale dhe nuk transmetohet as një shkro­një prej tyre ku e kundërshton këtë kuptim që treguam ne.

Kur në Kur’an na vjen një fjalë dhe nga komentimi i Selefit nuk tran­sme­tohet se ajo kuptohet ndryshe, atëherë ajo kuptohet ash­tu si është, sep­se edhe ata e kanë kuptuar në atë mënyrë.

E nëse thotë dikush: A ka ndonjë fjalë të qartë prej selefit ku e ka­­në ko­mentuar fjalën ‘isteva’ me ‘ngritje’?

Themi:  Po, ka transmetime të tilla, mirëpo edhe po të mos kish­te pa­sur, thelbi është se Kur’ani dhe Sunneti kuptohen sipas gju­hës arabe dhe mund të thuhet, se kështu e kanë kuptuar edhe Se­lefi.

Sa i përket asaj nëse thuhet se ‘isteva’ e ka kuptimin e ‘is­tev­la’, rrje­dhi­misht tjetërsohen edhe gjëra tjera, duke lënë të kup­to­hen gjëra të ko­ta:

  1. Se Arshi para krijimit të qiejve dhe Tokës nuk paska qenë pro­në e All-llahut, azze ue xhel-le, sepse All-llahu ka thënë: “Me të vërtetë Zoti juaj, All-llahu që krijoi qiejt dhe Tokën për gja­shtë ditë, e pastaj ‘isteva’ (u ngrit)… ” (el-A’raf 54), d.m.th. All-llahu, xhel-le she’nuhu, nuk paska qenë Sundues i Arshit para kri­jimit të qiejve dhe Tokës.
  2. Sipas kësaj atëherë kemi të drejtë të themi se All-llahu u ngrit mbi Tokë (me kuptimin se e mbisundoi) apo mbi çkado qof­të prej kri­je­sa­ve të Tij, e kjo padyshim se është kuptim i pa­ba­zë dhe nuk i përkon All-lla­hut, subhanehu ue teala.
  3. Është ndryshim i fjalëve nga vendi i duhur.
  4. Është kundërshtim i konsensusit të Selefit –All-llahu qoftë i kënaqur me ta.

Shkurtimisht për këtë lloj teuhidi – teuhidit të emrave dhe ci­lësive – e kemi detyrim të përshkruajmë për All-llahun, sub­ha­ne­hu ue teala, atë që ia ka përshkruar Ai Vetes ose ia ka për­shkru­ar Muhammedi, sal-lall-lla­hu alejhi ue sel-lem, duke i kup­tu­ar ato në kuptimin e vërtetë pa kurr­farë ndryshimi, mohimi, për­ngjasimi apo përshkrimi të mënyrës së tyre.

Muham­med bin Salih el-Uthejmin

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

[1] Buhariu (2105) dhe Muslimi (2106)

[2] Duke menduar se disa emra dhe cilësi nuk përkojnë me All-llahun, azze ue xhel-le, (sh.p.)

[3] Pasuesit e Sunnetit të Resulull-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, sipas kuptimit të tre gjeneratave më me vlerë (sh.p.)

[4] Tri gjeneratave të para të Islamit të cilët e kanë ditur Islamin më së miri ngase kanë qenë më afër kohës së Resulull-llahu sal-lall-llahut alejhi ue sel-lem  (sh.p.)