Kush janë dhëndërit e Profetit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të)?

Kush janë dhëndërit e Profetit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të)?

0 90

Pyetja: Kush janë dhëndërit e Profetit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) të cilët u martuan me bijat e tij?

Përgjigjja: Falënderimi i qoftë Allahut.

Ai (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) kishte katër vajza, të gjitha ishin të lindura nga Hadixhja (Allahu qoftë i kënaqur me të), ato janë:

1 – Zejnebeja (Allahu qoftë i kënaqur me të); ishte vajza më e madhe. Ajo u martua me Ebul-As ibn el-Rabia (Allahu qoftë i kënaqur me të), dhe ajo lindi Aliun dhe Umamen. Vdiq në vitin e 8 hixhri.

2 – Rukajah (Allahu qoftë i kënaqur me të). Së pari, ajo u martua me Utbah ibn Ebu Lehebin,  ai e shkurorëzoi ate para natës së martesës, kur Allahu i zbriti fjalët: “Mallkuar qofshin dy duart e Ebu Lehebit” Sureja Mesed, 1.

Pastaj ajo u martua me Uthman ibn Afanin (Allahu qoftë i kënaqur me të) dhe emigroi me të për në Abisini, pastaj deri në Medine. Ajo u sëmurë në kohën kur Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) doli për në Bedr dhe urdhëroi që Uthmani (Allahu qoftë i kënaqur me të) të qëndrojë me të, e i caktoi atij pjesën e luftës, dhe e shpërbleu atë sikur të ishte i pranishëm në betejë. Kur erdhi lajmi i mirë i fitores së muslimanëve në Bedr, ata sapo kishin mbaruar varrosjen e saj (Allahu qoftë i kënaqur me të). Ajo lindi Abdullahun i cili vdiq kur ishte gjashtë vjeç.

3 – Umu Kulthum (Allahu qoftë i kënaqur me të). Së pari ajo u martua me Utejbeh ibn Ebu Lehebin, i cili e shkurorëzoi atë para natës së martesës, njejtë si vëllai i tij Utbah. Kur Rukaja vdiq, Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) e martoi Umu Kulthumin me Uthmanin (Allahu qoftë i kënaqur me të). Ajo vdiq në vitin e 9 hixhri, dhe nuk pati asnjë fëmijë.

4 – Fatimeja (Allahu qoftë i kënaqur me të). Ajo ishte më e vogla nga bijat e Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të). U martua me Ali ibn Ebu Talibin, në muajin Sefer të vitit 2 hixhri. Fëmijët e tyre ishin Hasani, Husejni, Umu Kulthumi dhe Zejnebja. Fatimeja (Allahu qoftë i kënaqur me të) vdiq gjashtë muaj pas Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të). Ishte anëtari i parë i familjes që vdiq pas tij, ashtu siç edhe kishte lajmëruar vetë ai (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të).

Marrur nga: Tefsiri i ibn Kethirit 5/321. Dhe Zad el Mesir 1/100.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

NUK KA KOMENTE

KOMENTO