TË PËRGËZUARIT ME XHENET – TALHA IBN UBEJDILAH

TË PËRGËZUARIT ME XHENET – TALHA IBN UBEJDILAH

0 2435

Ai është Talha ibn Ubejdilah ibn Uthman ibn Umer ibn Ke’ab ibn ibn Sa’d ibn Tejm ibn Murreh El-Kurejshi Et-Tejmij, nofka e tij ishte Ebu Muhamed dhe ishte i njohur me emrin Talha i mirë dhe dorëdhënësi për shkak bujarisë dhe mirësisë së tij.  Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ishte shkaktari i konvertimit të tij (Talha ibn Ubejdilahit) në Islam bashkë me katër të tjerë, gjithashtu ishte nga tetë të parët që kishin hyrë në Islam dhe prej dhjetë të përgëzuarve me Xhenet. Transmetohet nga AbduRrahman ibn Aufi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Dhjetë në  Xhenet janë: Ebu Bekri në Xhenet, Umeri në Xhenet, Uthmani në Xhenet, Aliu në Xhenet, Zubejri në Xhenet, Talha në Xhenet, Ibn Aufi në Xhenet, Sa’di në Xhenet, Sejidi në Xhenet, Zejdi në Xhenet dhe Ebu Ubejdete ibn Xherraf në Xhenet.“

[Hadith sahih, e shënon Ibn Hibbani].

Si dhe ai Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ishte me të Dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ve sel-lem, kur dridhi kodra dhe i  Dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ve sel-lem, tha për të: “Ai që dëshiron të ketë kënaqësinë për të parë një njeri që ecën mbi faqen e dheut dhe që e ka vënë në jetë zotimin e dhënë, le ta shikojë Talha ibn Ubejdilahin.” [E shënon Shejh Albani në ‘Es-Silsileh Es-Sahihah’, nr. 126].

U betua me një betim të kënaqur, ishte dëshmitar i shumë ngjarjeve, madje në një betejë ishte mbrojtës i të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ve sel-lem, që mos ta godisnin shigjetat dhe gjithashtu është transmetuar se Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ve selem.) i ishte thyer dhëmbi i syrit, i ishte gërvishur balli dhe i ishte lënduar buza e gjaku i rridhte nëpër fy­tyrë. Pejgamberin (sal-lAllahu alejhi ve selem.) e kishte kapur lodhja, kurse Talha sul­mon­te politeistët gjersa i zmbrapste e pastaj kthehej te Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ve selem.) dhe i ndihmonte Atij për t’iu ngjitur kodrës pak nga pak, e mbësh­teste atë dhe përsëri i sulmonte politeistët.

CILËSITË E TALHA IBN UBEJDILAHIT

I biri i tij, Musa ibn Talha e përshkroi atë, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se kishte një fytyrë të bukur, e bardhë-kuqalashe, këmbë të gjata, me gjoks të gjërë dhe shpatulla të gjëra. Kishte shumë flokë, nuk ishte kaçurrel dhe as i pakujdesur (për dukjen e tij).

VDEKJA E TALHA IBN UBEJDILAHIT

Historianët shkruajnë se ushtria e Mervan ibn Hakim El-Emeveij e vrau Talha ibn Ubejdilahin në vitin e tridhjetë e gjashtë hixhri, thuhet se ai u vra në ditën e therjes së deveve, në një pjesë të luginës ku thereshin ato, kur Aliu, Allahu qoftë i kënaqur orej tij, e pa të shtrirë në tokë, zbriti, i pastroi mjekrën nga pluhuri dhe tha: “Krenohem që të shoh të shtrirë në lëndinë nën yjet e qiellit o Ebu Muhamed.”

Pastaj ai e largoi fytyrën e tij nga toka dhe e mbuloi atë, e ai (Talha ibn Ubejdilahi) ishte gjashtëdhjetë e dy vjeç kur u vra.

Shkruar nga: Sherin Ahmed

Përktheu dhe përshtati nga gj. arabe: Amir Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM