FSHEHTËSIA E KËNAQËSISË NË NAMAZ

FSHEHTËSIA E KËNAQËSISË NË NAMAZ

0 2253

Nëse dëshiron të shijosh kënaqësinë e namazit, të falesh me koncentrim dhe frikrespekt ndaj Allahut atëherë përdore  metodën e mëposhtme duke filluar prej namazit të parë që do ta falësh sonte. Do të vërejsh se namazi yt do të ketë shije tjetër dhe do të dallon tërësisht nga namazet që i ke falur deri sot.

Kur të marish tekbirin fillestar, vendos me zemrën tënde që çdo fjalë që do ta thuash përgjatë namazit t’ia thuash Allahut, t’i drejtohesh të Madhërishmit në namaz, të jesh i bindur se Ai të sheh, të dëgjon dhe Fytyrën e Tij të bukur e ka kthyer kah ti. Ti bisedon me Allahun dhe Ai bisedon me ty, i flet dhe të përgjigjet. Gjatë faljes turpërohu prej Tij. Nëse e fal namazin në këtë mënyrë do të shijosh kënaqësi e plotë gjatë namazit tënd.

Transmetohet prej Ebu Hurejres se i Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ve selem) ka thënë:

“Allahu i Madhëruar ka thënë: Namazin e kam ndarë  mes meje dhe robit Tim në dy pjesë dhe robit Tim i takon ajo që ka kërkuar.

Kur robi thotë: Falënderimi i takon Allahut. Allahu thotë: Më falënderoi robi Im.

Kur robi thotë: Mëshiruesi, Mëshirëbërësi. Allahu thotë: Më lavdëroi robi Im.

Kur robi thotë: Sunduesi i ditës së gjykimit. Allahu thotë: Mē madhëroi robi im.

Kur robi thotë: vetëm ty të adhuroj dhe vetëm prej teje ndihmë dhe falje kërkoj.
Allahu thotë: Kjo është mes meje dhe robit tim, dhe robit i takon ajo që lutet dhe kërkon.

Kur robi thotë: Na udhëzo në rrugën e drejtë, në rrugën e atyre të cilët i begatove me të mira, jo të atyre që e meritojnë hidhërimin (çifutët) e as të atyre që kanë humbur (të krishterët).
Allahu thotë: Kjo i takon robit tim, dhe ai e meriton atë që lutet dhe kërkon.”

(Në një transmetim tjeter: E kam ndarë namazin mes meje dhe robit tim në dy pjesë, një pjesë i takonë robit tim dhe një pjesë më takon mua.)

Hadithin e ka shënuar Imam Muslimi.

E lusim Allahun e Madhërishëm që ta bëjë për ne namazin kënaqësinë më të madhe në këtë botë.

Amin

Pregatiti Hoxhë Ismail Asllani

GJITHASHTU NË ALBISLAM