NESAIU – BIOGRAFI E SHKURTËR

NESAIU – BIOGRAFI E SHKURTËR

0 1543
  1. Ebu Abdurrahman Ahmed Ibën Shuajb Ibën Alij el Horanasi en Nesai. (Tabakat Ulema el Hadithi: 2/418, Tehdhibul Kemal: 1/328).
  2. Lindja e tij: Hafidh Nesaiu lindi në Nesa të Horasanit (qytet afër Iranit), në vitin 215 Hixhrij. (Tabakat Ulema el Hadithi: 2/418, Tehdhibul Kemal: 1/328).

Filloi kërkimin e diturisë në moshën e tij të re, mësoi tek Kutejbe Ibën Seid, një vitë e dy muaj. (Tabakat Ulema el Hadithi: 2/418, Tehdhibul Kemal: 1/328).

  1. Mësuesit e tij më të njohur: Is’hak Ibën Rahuja, Ahmed Ibën Muni, Amër Ibën Alij el Felas, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. (Tehdhibul Kemal; 1/332)
  2. Nxënësit e tij më të njohur: Ebu Auane, Dulabi, Ebu Xhafer et Tahaui, Ebu Alij en Nisaburi, Allahu qoftë i kënqur me të gjithë. (Tehdhibul Kemal; 1/332)
  3. Akideja e tij: Nesaiu, Allahu ia faltë këtë gabim, përputhej në një mesele të Akides me Shijat (sipas pikëpmjeve të disa dijetarëve, dhe të tjerë të cilët e mbrojnë dhe thonë se ai këtë e bëri pë t’iu treguar banorëve të Shamit, dhe që t’i informon ata për veçoritë e Aliut, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, pasi që ishin të dhënë shumë pas Muavijes, Allahu qoftë i kënqur prej tij. Siç edhe e potencon këtë vetë Nesaiu me fjalët: “Hyra në qytetin e Damaskut dhe ata që ishin kundër Aliut ishin shumë, kështu që shkrova libri “Veçoritë” me shpresë që Allahu t’i udhëzojë.” Dhe në librin e tij ‘Menakib es-Sahabeh’ ka përmendur katër halifët sipas renditjes duke filluar prej Ebu Bekrit, Omerit, Othmanit dhe Aliut. që edhe nëse themi se ai ka anuar kah Aliu më tepër, ashtu siç veprun shiat në fillim të devijimit të tyre, pos që për Nesaiun nuk e cenon akiden e tij kjo pikëpmje e tij, ai përsëri është një nga Ehlu suneh vel Xhemeah). (Sijeru A’lami En Nubleai; 14/133).
  4. Fjalët e dijetarëve Islam për të:

Hafidh Ebu Ali en Nisaburi, thotë: “Hafidh Nesaiu na mësoi shkencën e hadithit pa prituar fare.”

Hafidh Darekutni, thotë: “Nesaiu ishte fekihu më i njohur në kohën e tij, dhe i njohur me vlerësimet e hadithet dhe transmetuesit e tyre.” (Tehdhibul Kemal: 1/338).

Hafidh Dhehebiu, thotë: “Imami, hafizi, hoxha i islamit dhe dijetari i squar i hadithit.” (Sijeru A’lami En Nubelai: 14/125).

  1. Librat e tij më të njohura; 1. Sunen en Nesai(Një nga gjashtë koleksionet më të sakta të Hadithit). 2. Tefsirul Kur’an. 3. Sunen el Kubra ues Sugra. 4. Kitab Duafa uel Metrukin. 5. Kitab Duafa es Sagir. 6. Tarih es Sagir. (Es Sijer: 14/133).
  2. Vdekja e tij: Hafidh Nesaiu, Allahu e mëshiroftë, vdiq në Palestinë, në datën 13 të muajit Safer, të vitit 303 Hixhrij. (Es Sijer: 14/133).

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com