NJIHE FENË TËNDE (PJESA – 42 -)

NJIHE FENË TËNDE (PJESA – 42 -)

0 1766

1. Kujt ia fali namazin e xhenazes pejgamberi, alejhi selam, edhe pse xhenazeja e tij nuk ishte prezente aty ?

– Mbretit të Abisinisw, Nexhashiut.

  1. Si e ka emrin e vërtetë Ebu Hanifja?

– Nu’man ibn Thabit.

  1. Kush është për qëllim në fjalën e Allahut: “A nuk ke ndëgjuar ti (Muhamed) për atë që bëri fjalë me Ibrahimin për Zotin e tij”?

– Nemrud bin Ken’ani. (Shiko: El Bekare: 258).

  1. Ishte pejgamber, por djali i tij ishte pabesimtarë, kush ishte ai?

– Nuhi, alejhi selam.

  1. Me cilën pemë e krahasoi pejgamberi, alejhi selam, besimtarin?

– Palmën e Hurmës.

  1. Për kë Allahu zbritit ajetin: “Dikush kërkoi një dënim të shpejtë”?

– Nedr Ibnul Harith. (Shiko: El Mearixh: 1)

  1. Ceke një nga rojet e zjarrit të Xhehenemit?

– Meleku Malik.

  1. Cila ishte gruaja e fundit me të cilën u martua pejgamberi, alejhi selam?

– Mejmunete binti (bija e) Harith.

  1. Cila është sureja nr.79 në Kur’an?

– Sureja en Naziat.

10.Cila është sureja nr. 70 në Kur’an (sipas rradhitjes së sureve)?

– Sureja el Mearixh.

11.Në cilën sure në Kur’an përmendet Sorra?

– Suren el Maide, ajeti nr: 31.

12.Cili është libri më i saktë pas Kur’anit Famëlartë?

– Sahihu i Imam Buhariut,- Allahu qoftë i kënaqur me të.

13.Kush do të jenë njerëzit me qafat më të gjata në ditën e gjykimit?

– Muezinët.

14.Cili nga pejgamberët është përmendur më së shumti në Kur’an?

– Musai alejhi selam.

15.Në cilën sure përmendet emri i Allahut në çdo ajet ?

– Suren el Muxhadele.

16.Nga pijet e banorëve të Xhenetit është edhe….?

– Qumwshti.

17.Pejgamberi, alejhi selam, thotë: ” Dynjaja është kënaqësi, e kënaqësia e saj është….. – si vazhdon hadithi?

– ” Dynjaja është kënaqësi, e kënaqësia e saj është gruaja e ndershme, e mirë.”

Burimi: albislam.com

AUTOR: FET-HU RRAHMAN MUHAMED HASAN EL XHEMIL

NGA ARABISHTJA: SUAD BURHAN SHABANI.

 

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 854

0 1059