NJIHU ME FENË TËNDE (PJESA E PARË)

NJIHU ME FENË TËNDE (PJESA E PARË)

0 3097

1.Sa është numri i përgjithshëm i kaptinave në Kuran?

1 Numri i përgjithshëm i kaptinave në Kuranin Famëlartë është gjithsej 114.

2. Cila kaptinë përmban më shumë ajete në Kuranin Famëlartë?

2. Kaptina e cila përmban më shumë ajete në Kuranin Famëlartë është kaptina (sureja) el Bekare.

3. Sa vite zgjati zbritja e Kuranit Famëlartë?

3. Zbritja e Kuranit Famëlartë zgjati gjithsej njëzet e tre vite.

4. Cilët janë muajt e shenjtë në kalendarin islamik?

4. Muajtë e shenjtë në kalendarin islamik janë: Dhul Ka’de, Dhul Hixhe, Muharrem dhe Rexheb.

5. Cili nga sahabët ishte më i dalluar për nga leximi i Kuranit  Famëlartë?

5. Më i dalluari prej sahabëve për nga leximi i Kur’anit famëlartë ishtë Ubej Ibn Ka’bi Allahu qoftë i kënaqur me të.

6.Sa është numri i pejgamberëve që janë cekur në Kuran?

6.Numri i pejgamberëve që janë cekur në Kur’anin Fisnik është 25.

7. Me cilin popull Allahu xhele shanuhu është i hidhëruar dhe cilin popull e ka emëruar si të devijuar nga rruga e drejtë?

7. Allahu xhele shanuhu është i hidhëruar me popullin e Jehudëve, kurse si të devijuar nga rruga e drejtë e ka emëruar popullin e krishterë.

8.Sa është vlera e një namazi në xhaminë e profetit alejhi selam?

8.Vlera e një namazi në xhaminë e profetit alejhi selam është sa një mijë namaze.

9.Cilat janë kaptinat të cilat quhen “Lulet ndricuese”(që përmbajnë në veten e tyre udhëzim), në Kuranin e madhërishëm?

9.Kaptinat të cilat quhen “Lulet ndricuese” në Kuranin e madhërishëm janë: Bekare dhe Ali Imran.

10.Cili namaz nuk ka as ruku e as sexhde?

10. Namazi i cili nuk ka as ruku e as sexhde është namazi i xhenazes.

11.Cila kaptinë në Kur’an quhet  “Seb’ul Methani” (Shtatëshja e përsëritur)?

11. Kaptina e cila quhet “Seb’ul Methani” (Shtatëshja e përsëritur) është kaptina el Fatiha.

12.Cila është dispozita e sexhdes në leximin e Kuranit Famëlartë?

12.Dispozita e  sexhdes në leximin e Kuranit Famëlartë është sunet (si për lexuesin ashtu edhe për ndëgjuesin).

13.Cilët janë llojet e haxhit?

13.Llojet e haxhit janë:Haxhi Temetu, Kiran dhe haxhi Ifrad.

14.Sa zgjat Ideti (periudha kohore në të cilën gruas së ve  i ndalohet martesa)?

14. Kohëzgjatja e Idetit është 4 muaj e 10 ditë.

15.Sa zgjat Ideti i gruas së shkurorëzuar gjatë fazës së shtatzënisë ?

15.Idëti i kësaj gruaje zgjat deri sa të lind fëmiu i sajë.

16.Cila ditë është ditë më me vlerë gjatë periudhës së haxhit?

16.Dita më me vlerë gjatë periudhës së haxhit është dita e kurban bajramit.

17.Cili vend emërohet si  “Umul Kura”?

17. Umul Kura është Mekja e bekuar.

18.Sa sexhde të leximit  përmban Kurani Famëlartë?

18 Kurani Famëlartë përmban 14 sexhde të leximit.

19. Cili është çelësi i xhenetit?

19. Çelësi i xhenetit është (Dëshmia):”La ilahe il-Allah Muhamedun Resulu-Allah (Nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Allahut).

20. Cilat janë tre xhamitë tek të cilat i lejohet muslimanit të bëjë vizitë speciale?

20.  Ato xhami janë: Mesxhidil Harami (Qabja e bekuar) 2. Mesxhidi Nebevije (Xhamia e pejgamberi alejhi selam në Medine ) 3. Mesxhidil Aksa (Xhamia në Palestinë ).

 

Burimi: albislam.com

Autor: Fet-hu Rrahman Muhamed Hasen Xhemil

Nga arabishtja : Suad B. Shabani

 

 

 

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 857

0 1061