PREJ CILËSIVE TË GRUAS SË NDERSHME

PREJ CILËSIVE TË GRUAS SË NDERSHME

0 2465

Gruaja e ndershme është prej dhuntive të Allahut ndaj njeriut.
I dërguari ynë Muhamedi, alejhi selam, na ka sqaruar se në çfarë baza duhet zgjedhur gruan. Na ka bërë me dije se ajo martohet për: pasuri, bukuri, prejardhje dhe fenë.

Në fund na ka sqaruar se ai që marton një femër për fenë e saj ka fituar, Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Kjo botë është kënaqësi dhe kënaqesia më e madhe e kësaj bote është gruaja e ndershme”.
A ke menduar ndonjeherë pse gruaja e ndershme është më e bukura e kësaj bote edhe nëse nuk është e hijshme dhe me farefis të njohur?
Përgjigjen e ke këtu: Sepse gruaja e ndershme i frikësohet Allahut gjatë sjelljeve me ty, e nëse e hidhëron ia kujton fjalën e Allahut ku thotë:… “të cilët mposhtin hidhërimin dhe i falin njerëzit…”. Ali Imran 134. Të falë dhe është e kënaqur me ty për hirë të Allahut.
E nëse i bën padrejtë, ajo bën durim duke shpresuar në shpërblimin e Allahut, e nese e thërret për në shtrat nuk të refuzon, sepse frikësohet nga hadithi i Muhamedit, alejhi selam, frikësohet që të vdes duke qenë burri i saj i hidhëruar në atë, kështu që shtrin dorën për të kënaqur burrin e saj.
Kur ti del dhe udhëton: E ruan nderin, pasurinë , fëmijet dhe kufijtë e Allahut.
Ajo zbukurohet dhe kujdeset për elegancën e saj vetëm për ty , po ashtu përgatitë atë që ti dëshiron nga ushqimet dhe pijet vetëm e vetëm për të arritur kënaqesinë e Allahut.
Ajo bën kujdes në shfrytëzimin e pasurisë duke u frikësuar se mos po e shkapërderdhë dhe nëpërkëmbë atë, dhe çdo herë kujton se ajo që është tek Allahu është më e mirë.
Ajo të ndihmon në fenë tënde, të kujton nëse harron, dhe të nxitë nëse priton, të kapë drejt sukseseve me ambicje të larta ashtu që së bashku ta fitoni Xhenetin.
Që të jeni meritorë për gruan e tillë meditoni rreth ajetit: “…ndërsa të ndershmet janë për të ndershmit, edhe të ndershmit janë për të ndershmet…” Nur 26.
O Allahu ynë! Na dhuro bashkëshorte të ndershme. Amin.

Pershtati: Hoxhë Valdet Kamberi

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 2574