GRUAJA NË ISLAM!

GRUAJA NË ISLAM!

0 2576

Transmetohet nga Ebu Musa el Esh’arij, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem! , ka thënë;
أيما امرأة استعطرت فمرت على قوم ليجدوا ريحها فهي زانية، وكل عين زانية
” Çdo femër e cila parfymoset dhe kalon para njerëzve (burrave që nuk i ka mahrem), me qëllim që ata t’i dëgjojnë (nuhatin) erën e parfumit të saj, ajo e ka mëkatin sikurse të zinaqares(gruasë e cila kryen imoralitet) dhe çdo sy që shikon haram ka mëkatin e zinasë. ”
Tirmidhiu
(Hadithi sahih).

Disa dobi nga hadithi;
1. Ndalohet rreptësishtë të dal nga shtëpia e saj gruaja e parfymosur.
2. Lejohet të vendosë parfym guraja nëse ai nuk ka erë ose era e tij nuk nuhatet nga të tjerët, qoftë ai deodorant, etj.
3. Gruaja edhe nëse del nga shtëpia e saj nuk lejohet të dal e zbuluar por duhet të jetë e mbuluar.
4. I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem! , e ngjasoi gruan e cila del nga shtëpia e saj vetë dhe e parfymosur me femrën e pamoralshme (Zinaqare), tha kështu, si lloj kërcënimi dhe masë preventive për të e jo që realishtë ajo është imorale.
5. Zinaja e syve është shikimi në haram.
6. Këtu përfshihen të gjitha gratë muslimane.
7. Çdo grua që vepron këtë veprim të ndaluar nga sheriati Islam, ajo veçse është përlyer me një pjesë të mëkatit të shëmtuar të imoralitetit edhe pse ndoshta nuk ka kryer kurrë asnjëherë këtë mëkat të shëmtuar.
8. Çdo mashkëll dhe femër obligohet ta ulë shikimin në gjëra të ndaluara.

Nga arabishtja:
Hoxhë Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM