EDUKATA E VESHMBATHJES

EDUKATA E VESHMBATHJES

0 1168

Meditime Profetike! – 22

Transmeton Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem! , ka thënë;
ما أسفل من الكعبين من الإزار ففي النار.
” Të gjitha rrobet(që i mbathin meshkujt) që janë të gjata, saqë bien posht zogut të këmbës, do jenë në zjarr.”
(Buhariu).

Disa dobi nga hadithi;
1. Tërheqja e vërejtjes e veshjes së rrobeve që janë të gjata, saqë kalojnë posht zogut të këmbës(pantolona, palltot e hatibave, pixhamat e meshkujve, trenerkat sportive, theubet(veshjet e meshkujve arab), etj.
2. Tërheqja e vërejtjes nga mendjameadhësia dhe lavdërimi, mburrja para të tjerëve.
3. Nxitja për modesti dhe thjeshtësi.
4. Besimtari nuk i zgjat rrobet e tij posht zogut të këmbës.
5. Llojet e ndryshme të dënimeve në zjarrin e Xhehenemit, pra ka dallim në mes atij që e bën zgjatjen e rrobeve me mendjemadhësi dhë në mes atij që nuk e bën me mendjemadhësi, i pari ka bërë haram dhe e pret zjarri, kurse i dyti ka bërë haram(mëkat), por që nuk do të dënohet sikurse i pari, por më pak.
(Shënim nga përkhyesi; Shumë prej dijetarëve të Kufës, të medh’hebit hanefij edhe disa të tjerë të medh’hebeve të tjera, thonë; Për qëllim në hadithe është ai që zgjat rrobet posht zogut të këmbës me mendjemadhësi, kurse ai që e bën pa mendjemadhësi ka bërë mekruh që meriton të qortohet(nëse e neglizhon dhe e bën vazhdimishtë) e jo të dënohet me zjarr në ditën e gjykimit për këtë vepër.
Zoti e di më së miri).
6. Kjo gjë nuk vlen për femrat muslimane, pra vlen vetëm për meshkujt.

Shkroi; Halid Ibn Mahmud el Xhuheni
Kontrolloi; Vehid Ibn Abduselam Bali

Nga arabishtja;
Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM