EDUKATA E PASTRIMIT

EDUKATA E PASTRIMIT

0 1202

Meditime Profetike! – 21
Transmetohet nga Aisheja, radijAllahu anha, se ka thënë;
كان النبي صلى الله عليه وسلم يعجبه التيمن في تنعله وترجله وطهوره وفي شأنه كله
” Të dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selem! , gjithnjë i pëlqente të fillonte nga e djathta, kur mbathte këpucët, kur krihej, kur merrte abdes ose kur lahej si dhe në të gjitha veprimet e tij (I jepte përparësi të djathtës).”
(Buhariu dhe Muslimi).

Disa dobi nga hadithi;
1. Legjitimiteti i fillimit nga e djathta në marrjen e abdesit.
2. Kujdesi për dukjen (pamjen) e bukur tek muslimanët.
3. Dhënia përparësi dorës së djathtë para të majtës.
4. Legjitimiteti i fillimit nga e djathta në mbathjen e këpucëve ose sandalëve.
5. Legjitimiteti i fillimit nga e djathta në krehjen dhe rregullimin e flokëve.
6.Legjitimiteti i fillimit nga e djathta në çdo gjë, pos në gjërat që ka veçuar legjislacioni Islam të kryhen dhe fillojnë me të majtën.
7. Legjitimiteti i fillimit nga e djathta në veshmbathjet (rrobat).
8. Feja e pastër nuk vjen me diçka pos asaj që është në të mirën e njerëzve dhe t’i ruaj ata nga gjërat që i bëjnë dëm atyre.
9. Përpikshmëria e sunetit të resulullahut, salallahu alejhi ue selem! , për pastër dhe pamje të bukur, siç është; krehja apo rregullimi i flokëve.
10. Legjitimiteti i fillimit nga e djathta në marrjen e guslit.

Nga arabishtja;
Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM