EDUKATA E QËNDRIMIT NË XHAMI

EDUKATA E QËNDRIMIT NË XHAMI

0 1879

Meditime Profetike! – 20

Transmeton Buhariu dhe Muslimi dhe të tjerët nga Enes ibn Maliku, radijAllahu anhu, se: ”Një beduin hyri në xhami dhe u strehua në një anë të xhamisë, e pastaj urinoi. Sahabët u nervozuan nga kjo vepër dhe e ndaluan atë duke i bërtitur atij.
Mirëpo, i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem, i ndaloi sahabët e tij që t’i bërtasin këtij personi dhe ju tha: “mos e ndaloni” që d.m.th. mos e ndërpritni, lëreni ta kryej urinën.
Kur beduini e kreu urinën e tij, Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, urdhëroi që mbi urinën të hedhet një kovë me ujë, pastaj e thirri beduinin dhe i tha atij: “Në xhamia nuk lejohet të bëhen kësilloj punë të fëlliqura. Xhamitë janë për namaz, për lexim të Kur’anit dhe për ta përmendur Allahun, xhele ue ala.

Disa dobi nga hadithi;
1. Morali, edukata e lartë e resulullahut, salallahu alejhi ue selem! , dhe urtësia e tij në mësimin e njerëzve dhe në largimin e të keqes.
2. Mjafton pastrimi i vendit ku ka papastërti me ujë pa e përsëritur disa herë pastrimin, përpos nëse ka shumë papastërti, atëherë para hedhjes ujit largohet papastërtia dhe pastaj hidhet uji në te.
3. Kujdesi për xhamitë, për mirëmbajtjen, pastrimin dhe largimin e gjërave të papastra prej tyre.
4. Obligohemi të pastrojmë menjëher vendin në xhami dhe ta largojmë papastërtinë nëse ka urinuar dikush aty, siç janë fëmijët, etj.
5. Kush shpeshtohen dëmet dhe nuk mund të iket prej tyre, jipet përparësi dëmi i vogël para dëmeve të mëdha.
6. Duhet kihet butësi dhe urtësi kur duam t’i mësojmë ata që nuk dinë ose ata që gabojnë.
7. Kryerja e nevojave fiziologjike duhet të kryhen aty ku e kanë vendin dhe sa ma larg shikimit të njerëzve.
8. Xhamiat janë vende ku adhurohet Allahu, me namaz, dhikër, lexim Kurani, e jo vende ku ngritet zëri, etj.

Nga arabishtja;
Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM