EDUKATA E RËNIES NË GJUMË

EDUKATA E RËNIES NË GJUMË

0 2085

Meditime Profetike!

Transmetohet nga Hudhejfe, radijAllahu anhu, se ka thënë:
كان النبي صلى الله عليه وسلم إذا أخذ مضجعه من اليل وضع يده تحت خده ثم يقول: اللهم باسمك أموت وأحيا، وإذا استيقظ، قال: الحمد لله الذي أحيانا بعد ما أماتنا وإليه النشور.
” Kur i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem! , binte të flinte natën, e vendoste dorën e tij(të djathtë) nën faqen e tij dhe thoshte:
Me emrin Tënd! O Allahu im, vdesë dhe jetoj! Ndërsa, kur zgjohej prej gjumit, thoshte;
I tërë falënderimi qoftë për Allahun, i Cili na ngjalli pasi na bëri të vdesim(pasiqë gjumi llogaritet si vdekje e vogël) dhe tek Ai është ringjallja. Shënon Imam Buhariu në sahihun e tij; nr.6314

Disa dobi nga hadithi;
1. Duhet që robi i Allahut kur të bëhet gati për të fjetur gjithnjë ta përmend dhe kujtoj Allahun, le të jetë kjo si lloj përgatitje për vdekjen dhe si një lloj përfundimi i mirë i veprave të tij, ngase nuk e di robi se a do zgjohet më prej gjumit apo jo!
2. Falënderimi i Allahut për mirësitë duhet të jetë gjithnjë në jetën e besimtarit, posaqërisht kur robi zgjohet prej gjumit, ta falënderoj Allahun si she ta kujtoj ringjalljen pas vdekjes.
3. Duhet ta dijë besimtari që të gjitha krijesat do rikthehen një ditë tek Allahu apo rikthimi i tyre i pashmangshëm është tek Allahu.
4. Allahu është më meritori të falënderohet nga krijesat e Tij me të gjitha llojet e falënderimeve.
5. Urtësia e Allahut tek gjumi, e bëri pushim dhe qetësi për trupin e robërve të Tij, në mënyrë që ditën të jenë të fuqishëm për adhurim dhe punë.
Pra, e bëri natën pushim kurse ditën angazhim.
6. Zgjuarja nga gjumi ia rikujton çdoherë besimtarit ditën e ringjalljes(nga varrezat) pas vdekjes si dhe ia vërteton jobesimtarit që kështu do ringjalleni pas vdekjes ashtu siç po ju ngjalli pas rënies në gjumë.

Nga arabishtja:
Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM