Prindërit më pengojnë në praktikimin e disa obligimeve fetare?

Prindërit më pengojnë në praktikimin e disa obligimeve fetare?

Pyetje: jam një tetëmbëdhjetëvjeçar dhe posa kam filluar të fal namaz, mirëpo prindërit më ndalojnë nga praktikimi i disa obligimeve fetare siç është lëshimi i mjekrës, ç‘më këshilloni?

Përgjigje: Falënderimi I plotë I takon Allahut të madhëruar. Lavdia e Tij qoftë mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij:

Me prindërit sillu mirë, çka do që të thonë e të bëjnë duhet të jesh i moralshëm me ta. Nëse të urdhërojnë në gjynah mos e ço në vend urdhrin e tyre mirëpo prapëseprapë sillu mirë. Nëse të urdhërojnë të mos e kryesh ndonjë obligim, mos e ço në vend urdhrin e tyre dhe sillu mirë me ta. Allahu i madhëruar thotë: “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of – oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese). Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël.” (Isra:23,24), po ashtu thotë: “e kemi obliguar njeriun me punë të mira ndaj prindërve të vet, e nëse ata të dy përpiqen të shpijnë ty që të më përshkruash Mua shok (zot tjetër) për çka ti nuk di asgjë, atëherë ti mos i respekto ata. Kthimi juaj është tek Unë, e Unë do t’ju njoftoj për atë që keni vepruar.” (Ankebut: 8)

Mjekra është një detyrim dhe kjo duhet respektuar. I Dërguari ka urdhëruar meshkujt muslimanë t’i lëshojnë mjekrat dhe t’i shkurtojnë mustaqet, ka thënë: “lëshoni mjekrat, shkurtoni mustaqet dhe kundërshtoni idhujtarët” (Buhariu)  po ashtu i Dërguari ka thënë: “nuk respektohet krijesa duke i bërë mëkat Krijuesit” (Ahmedi)

Burimi; albislam.com