PROPOZIME DHE IDE RRETH -NDERIMIT TË PRINDËRVE-

PROPOZIME DHE IDE RRETH -NDERIMIT TË PRINDËRVE-

0 4020

Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Gjithmëshirshmit

Të nderuar vëllezër

“Nderimi i prindërve”, është një temë shumë herë e shtjelluar, është dëgjuar shumë dhe është lexuar shumë rreth saj …

Jam menduar me kujdes … dhe pashë një çrregullim të dukshëm e të qartë , se si disa prej nesh dëgjojnë për “nderimin e prindërve”, por ai nuk di se si t’i nderon!

Kështu që mu dha një ide  për të shtjelluar këtë temë në një mënyrë tjetër , mendoj se kjo do na shpien në realizimin e qëllimit, që u vëndua lart, e që është dëgjuar dhe lexuar.

Unë po e shtjelloj në formën e ideve dhe propozimeve që fusin gëzim tek prindërit, i rehatojnë, i bëjnë të hareshëm,  e ata të dy do të jenë të kënaqur me ty, me lejen e Allahut.

Mund që disa prej këtyre ideve të mos jenë të përshtatshme për ty, e disa po, merr çafrë të përshtatet e lëri ato që ti do.

Këto ide janë rezultat i meditimit, kisha për qëllim të mos cek diç që zakonisht përmenden në ligjëratat, hytbet, e të tjera, gjëra të cilat ju i keni dëgjuar edhe më herët, andaj të mos më fajësojnë vëllezërit e mi.

Qëllimi është që prindërit tanë të jenë të kënaqur me ne, e me këtë të fitojmë edhe kënaqësinë e Allahut.

Nuk e di, as nuk e kupton e nuk do ta kupton vlerën e prindërve pos atij që i kanë vdekur prindërit e tij, atëherë ai do të thotë: “Mjer për mua!! Por nuk i bën dobi. Si ka mundësi të shpëton ndokush që sillet keq me prindërit, i hidhëron ata? Allahu na ruajt.

E lusim Allahun t’i mëshiron të vdekurit tanë e të gjallëve t’u jep jetë të gjatë e vepra të mira, të na udhëzon të jemi të edukuar ndaj tyre, të kryejmë detyrat dhe obligimet që kemi ndaj tyre, të na bashkon të gjithëve së bashku me pasardhësit tanë me të dërguarin tonë Muhamedin, sal-Allahua lejhi ve selem, në xhenetin e lartë.

NJË: Lutja.

            Prej gjërave më obligative, më të rëndësishme, më primare ndaj prindërve është lutja për ta. Bëje përmendjen e tyre dhe lutjen për ta të vazhdueshme, të mos hiqet nga mendja jote.
Kujtoi ata në sexhde, në namazin e vitrit, në lutjet e përgjithshme, në haxh, në umre, në tavaf, kur imami të hy në xhami për hytbën e xhumasë, në orët e fundit të ditës së xhuma, mes ezanit dhe ikametit, e kohëra të tjera në të cilat pranohet lutja.

Lutu për ta që:

-Allahu t’i mëshiron.
-Allahu t’i fal.
-T’u jep shëndet.
-Përfundim të mirë.
-T’u jep jetë të gjatë përplot vepra të mira.
-T’i udhëzon e t’i përmirëson.
-T’u ndihmon.
-T’i fut në xhenet, e ti mbron nga zjarri i xhehenemit.
-T’i shëron nga sëmundjet që mund t’i kenë.
-T’u ndihmon në edukimin e vëllezërve e motrave tua.
-T’u jep risk hallall.
-T’i shpërblen ata me atë që është më e mirë, për mundin që kanë dhënë.

Prej gjesteve më të bukura, që fusin gëzim tek ata, që ti nuk e paramendon është t’i informosh për vlerën e tyre tek ti, dhe se ti lutesh për ta, në çdo kohë e në çdo vend.

Mund të habitesh, pasi t’ua thuash këtë, mund që njëri prej tyre të qaj, posaqërisht nëse ndokush prej nesh më herët nuk ka pasë raporte të mira me prindërit.
Allahu na e përmirësoftë gjendjen tonë.

DY: Të japësh lëmoshë për ta.

Është një prej veprave më madhështore, të lësh vakëf për ta, apo t’i bësh pjesmarrës në vperat bamirëse, por mund edhe të bësh ndonjë vepër të veçantë për ta.

Le të marrin pjesë në ndërtimin e xhamisë, hapjen e bunareve, botimin e mus’hafeve, e të tjera.

Një prej bamirësve thotë: kam investuar në një projekt të madh bamirës, që përfshin një xhami të madhe, një shkollë për mësimin e Kuranit, etj, e këtu e kam futur në hise edhe prindin tim së bashku me mua, e isha shumë i gëzuar, kur faleja në atë xhami, apo kaloja pranë saj, ngase më kujtohej se unë dhe prindi im kemi investuar në ndërtimin e tyre.

Bëri ata pjesmarrës në sadaka qoftë edhe me pak, e mos thuaj se atë që e jap nuk kthehet, atë që e dhuroj si sadaka nuk ka ndikim, sepse ti je në tregti me Allahun, më Bujarin, i Lartësuar dhe Madhëruar është Ai, si dhe peshoret e ditës së ahiretit nuk krahasohen me peshoret e dynjasë.

TRE: T’i marrësh me vete në ndonjë udhëtim.

Mund të jetë e përshtatshme që të kërkosh prej prindërve që të vijnë me ty në ndonjë udhëtim, në ndonjë vend të bukur, në ndonjë kopsht prej kopshteve të ndryshme.

Merr me vete të gjitha nevojat e udhëtimit, merr ushqimet që ata i preferojnë, qoftë edhe  pije. Nëse të kërkojnë që me ju të vijë edhe një prej vëllezërve tu, thuaju atyre: Po, dëgjoj dhee respektoj! Dhe realizo dëshirën e tyre.

Të bësh që të ndihen të rehatshëm në udhëtim, t’i shërbesh ata, t’ua përgatisësh çajin, ushqimin, e të ndezësh zjarrin, të vendosish një pengesë që të mos i godet era e fortë. Ec me ta së bashku, e bisedo me ta për ato tema që ata kanë dëshirë të bisedojnë, si kanë kaluar në të kaluarën? Si janë martuar? Si ka qenë fëmijëri jote dhe e  vëllezërve? Raste të vështirësisë, raste të gëzimin e rastë të pikëllimit.

Shënoe këtë udhëtim në regjistrin tënd, le të jetë ky udhëtim një prej ditëve më të bukura që ke kaluar me prindërit tu.

KATËR: Ftoi ata në shtëpinë tënde.

Kjo ide ka një ndikim të hatashëm, sa mund që të habitesh.

Kjo ide është që ti t’i gostisësh prindërit e tu, qoftë në shtëpi, qoftë në një prej restoraneve. Porosit për ta ushqimet që ata i pëlqejnë, do të ndjesh një jetë të re, një lumturi që buron nga zemra jote, duke i gëzuar ata dy.
Padyshim që, t’i ftosh në shtëpinë tënde është më mirë.

Do të përmend një tregim të çuditshëm, që tregon për ndikimin e gostisjes së prindërve.

Thotë personi i cili ka përjetuar tregimin: Pas 21 vitesh martesë, gjeta shkëlqim të ri të një dashurie. Para një kohe fillova të dal me nënën time, ishte ide e gruas sime, e cila fillimisht më porositi duke thënë: “Unë e di mirë se sa shumë ti e do.” Nëna ime ishte e vejë që 19 vite. Por, preokupimet, puna, jeta ime e përditshme, me tre fëmijë, përgjegjësitë e ndryshme, më bënë që të mos e vizitoj vetëm se ndonjëherë!
Një ditë i telefonova, dhe e ftova në darkë, më pyeti: “A je mirë?!”, sepse nuk ishte adaptuar në telefonatat e vonshme, e brengosej për këtë, e i thash asaj: “Po! Jam shumë mirë, por dua të të vizitoj për një kohë.” Tha: “Vetëm ne?” u mendua një moment, e tha: “Dua edhe unë.” E ditën e enjte, pasi përfundova orarin e punës, kalova kah ajo dhe e mora me vete, kur arrita, ajo më priste tek dera, e mbuluar me mantil të bukur, më dukej se ishte sendi i fundit që ia kishte blerë prindi im para se të vdiste. Ajo më buzëqeshi, e më tha: “Ju tregova të gjithve se do dal sot me djalin tim, e të gjithë u gëzuan, presin t’u tregoj se si kam kaluar.”
Shkuam në një restoran, të bukur e të qetë, më kapi për krahun tim e hyrëm brenda, pasi që u ulëm , fillova të lexoj menynë e ushqimeve, sepse ajo nuk mund të lexon shkronjat e vogla. Në atëkohë sa unë lexoja, ajo më shiqonte me një buzëqeshje të madhe, e më tha: “Isha unë ajo që të lexoja kur ti ishe i vogël.” Iu përgjigja:  “Tash erdh koha të kthej një pjesë të vogël të borxhit tim, je rehat.”
Biseduam një kohë të gjatë, nuk ishte diç jo normale, por biseda rreth ngjarjeve të vjetra e të reja, saqë kishim haruar se koha kishte kaluar mesnatën!
Kur u kthyem, arritëm tek dera e shtëpisë së saj, e tha: “Dua që herën tjetër të dalim së bashku, por në llogari timen.”
E putha dorën e saj, dhe e përshëndeta.
Pas disa dtësh, nëna ime vdiq, nga një sulm në zemër, ndodhi shumë shpejt, e pas disa ditësh më arriti një letër nga restoranti ku ne kishim drakosur, aty kishte shkruar: “Kam paguar më herët faturën, e dija se mund të mos jem unë aty, me rëndësi është që unë pagova darkën për dy persona, për ty dhe gruan tënde, sepse nuk mund ta paramendosh sa vlerë kishte ajo natë për mua. Të dua djali im.”
Në këtë momënet e kuptova se çfarë do të thotë “dashuri” apo fjala “të dua”.

PESË: Dalja së bashku në piknik:

  • Vizita e të afërmve.
  • Vizita e vendeve antike, të kërkosh që ata të shpjegojnë , se si kanë qenë shtëpitë në të kaluarën, e si janë shndërruar, si ishin njerëzit atëherë, e si janë tani.
  • Vizita e tregjeve të vjetra.
  • Vizita e monumenteve historike.
  • Mund që prindërit të gëzohen nëse vizitohen fqinjët e mëhershëm të tyre.

Të jetë një shëtitje e shkurtër, që bën prindërit të ndihen se je me ata, afër tyre, gëzohesh kur ata janë me ty, dhe gëzohesh më tepër kur sheh buzëqeshje në fytyrat e tyre.

Mos haro, të ndalesh në ndonjë lokal të blesh ndonjë pije apo ndonjë lloj ushqimi që ata preferojnë gjatë shëtitjes.

Njashtu në kthim merr diç, qoftë edhe pak, kur të hynë ata në shtëpi, t’i gëzojnë fëmijët.

Kujdes: kur jemi me shokë, nuk lodhemi duke qëndruar me ta, e duke shëtitur në shoqërinë e tyre. Ndërsa me prindër orët na duken të shumta, e na duket gjendje shumë e rëndë. Allahu na i zbutë zemrat tona.

GJASHTË:  Puthja e kokës së prindit.

Prej nderimit ndaj prindërve është edhe puthja e kokës dhe duarve të tyre.

Puthja e kokës së prindit, nuk mund të paramendojmë çfarë efekti dhe ndikimi ka.

Ke mundësi të njohësh këtë, në fytyrën e prindërve dhe në sjelljen e tyre ndaj teje.

Disa hamenden në pythjen e kokës së prindërve, por asesi nuk hamendet e as që do hamenden të puthin kokën e një dijetari. Haku i prindërve nuk është i barabartë me asnjë të drejt të ndokuj tjetër.

Dhënia përparësi të së drejtës së tyre është prej obligimeve më të mëdha pas obligimeve ndaj Allahut.

Nëse prindërit shprehin dëshirë që t’ua puthësh dorën, atëherë praktiko atë që ata preferojnë.

SHTATË: Lavdërimi dhe falënderimi i tyre.

Prej gjërave që i gëzon dhe i zbut prindërit është lavdërimi dhe falënderimi i tyre.

Falënderoi, krenohu me ta, trego që ndihesh i nderuar që je djal i tyre, prano se mirësit janë prej tyre, pas Allahut.

Nëse ke korrë sukses në studime, thuaj: Këtë sukses e kam prej Allahut e pastaj nga edukata e prindërve të mi.

Nëse ke sukses në punë, thuaj: Këtë sukses e kam nga Allahu pastaj nga kujdesi i prindërve.

Nëse ngrihesh në pozita të larta të punës, nëse funizohesh me pasuri, nëse martohesh, nëse të tjerët të lavdërojnë, kujdesu që t’i lavdërosh ata.

Kur ata të dy vinë tek ti thuaj: Çështë kjo dritë që na u shfaq?!

Kur të afrohen tek ti thuaj: Mirë se vini, sytë na i kënaqët.

Kur ti shohësh ata thuaj: Falënderimi i takon Allahut që më dhuroi prindër si ju.

Kur të ulesh me ta thuaj: Ai që nuk ka prindër si ju, si mund të jeton?!

TETË: Përmendja e të mirave të tyre.

Është vepër e mirë që fëmija të përmend të mirat e prindit, e t’i falënderon.

T’ua përmend në prezënc të tyre, e të shpreson të njëjtat për veten, që Allahu ta furnizon me sinqeritet sikur sinqeriteti i prindërve, me moral të mirë si morali i prindërve, ta duan njerëzit siç i duan prindërit e tij, të jetë modest, i butë, i përkujdesur ndaj namazit, të ruan gjuhën, të ketë bujarinë, guximin, mençurinë, menjdemprehtësinë, tolerancën e prindërve, e të tjera.

NËNTË: Të tregosh interes ndaj tyre dhe të kryesh nevojat e tyre.

Atë që shumë herë mund të anashkalojmë është të tregojmë interes për prindërit tanë, të kryerjmë nevojat e tyre, edhe kur ata nuk kanë nevojë për këtë. Të mos e konsiderojmë gjë të vogël.

Mundohu të kuptosh se çfarë duan prindërit, pyeti, pastaj thuaj: Po! Dëgjova! Urdhëro! Tani! Të përgjigjem! Etj.

Kur prindi dëshiron të ulet, e sillet djathtas e majtas, atëherë shpejto gjej një vend, apo karrikë e afroja atij.

E gjen prindin duke u menduar, pyete: Çfarë dëshiron?

Ndaje ushqimin që ke afër me ata, afroji atë që  e kanë më larg, nga ushqimi, e pijet, edhe në ndejat me të tjerë, je afër prindit, leje që ai të ulet në krye të vendit, afroja atij çajin e kafen, e njohtoe me shokët e tu.

DHEJTË: Konsultohu me ata.

Konsultohu me prindërit, realizo idetë e tyre, si dhe falënderoi ata para, gjatë dhe pas kryerjes së donjë detyre. Qoftë edhe në gjëra të vogla, qoftë edhe në përzgjedhjen e studimeve fakultative, po edhe në zgjedhjen e bashkëshortes, për emrat e fëmijëve që do t’i emërtosh, për disa probleme me të cilat ballafaqohesh në punën tënde, në gjërat që mund të të godasin ty, apo fëmijët e tu, sëmundje apo të ngjashme, konsultohu me ta në çështjet politike, shoqërore, ekonomike, etj.

NJËMBËDHJETË: Bëhu i dëgjueshëm.

Drejtohu kah ata me fytyrë, tregohu optimist gjatë bisedës, dëgjoi, qoftë edhe nëse tregimet e tyre janë që i ke dëgjuar më herët, e mos thuaj: Po, e kam dëgjuar këtë më herët!

Nëse të tregojnë ndonjë dobi, lutu për ta, dhe trego se sa ke përfituar prej tyre.

Nëse të tregojnë ndonjë tregim, trego interesin tënd, dhe ndikimin e atij tregimi, dhe se ti do ua tregosh të tjerëve këtë tregim.

Të kemi kujdes nga shkujdesi, gjatë këtyre lëvizjeve që nuk e parashikojmë vlerën e tyre, siç e njohin prindërit tanë.

DYMBËSHJETË: Telefonoi.

Telefonoi prindërit e tu çdo ditë, apo çdo dy ditë, nëqoftë se nuk ke mundësi t’i vizitosh, e të ulesh me ta. I tërheq vërejtjen vetes dhe vëllezërve të mi nga anashkalimi i një gjëje të këtillë. Mos thuaj se pridënrit nuk hidhërohen nëse nuk u telefonoj, apo vonohem në telefonim. Mos u mundo ta bindësh veten në këtë mënyrë.

Prindërit gëzohen dhe ndjejnë kënaqësi kur dëgjojnë zërin e fëmisë, andaj mos e privo veten nga kënaqja e prindërve.

Gjithashtu provo të shkruash një porosi përmes telefonit, ku në të do përmendësh një lutje, një falënderim, e dobi që do i gëzosh kur ata do ta lexojnë.

TREMBËDHJETË: Përgjigjja e thirrjeve telefonike, sado që je i preokupuar.

Nuk është e panjohur për ju të nderuar, tregimi për atë dijetarë i cili ishte ulur në një prej ndejave të dijes, duke u shpejguar nxënësve të tij, i erdhi nëna e tij në atë ndejë e thiri prej së largu e i tha: “O filan, merri kokrrat dhe ua hudh pulave”, ai iu përgjigj, u ngrit të veproi atë që e kërkoi nëna e tij! Pa asnjë vështirësie!

Them: Mund që të na vijnë thirrje prej ndonjërit prej prindërve, e ne të jemi në vendpune, apo në ndejë të dijes, apo ndejë të përgjithshme, apo në ndonjë ceremoni, etj, e të ndihemi të sikletuar që t’i përgjigjemi! Është për çudi gjendja jonë!

Çfarë na pengon që t’i përgjigjemi, të shpejtojmë me “selam”. Miliona njerëz shpresojnë qoftë edhe një telefonatë, nga njëri prej prindërve, e ne e anashkalojmë këtë gjë, nuk i përgjigjemi, duke u argumentuar se telefonatat në të shumtën e rasteve për ne janë të parëndësishme, edhe pse janë të rëndësishme dhe prioritare për ata dy!

KATËRMBËDHJETË: Dhuro dhurata, e bëje për ta surpriza.

Dhurata ka një ndikim të dukshëm, e të papërshkruar, sado që ajo dhuratë të jetë e vogël apo e madhe, mos e nënvlerëso dhuratën ndaj prindërve, atyre ju mjafton se është prej teje, se ti çdoherë i kujton ata. Mënyra e si ti e shikon dhuratën dallon nga mënyra se si ata e vështrojnë, dhuroji atyre atë që ata e duan, sado që të kushton.
Mund që këtë dhuratë ta bësh në formë surprize për ta.

PESËMBËDHJETË: Organizim i një tubim për ta.

Ditët e bukura përsëriten, tubimet e gëzimit janë të shumta, dallojnë për nga shkaku i manifestimit të tyre, ku ftohen prindërit, nderohesh me arrdhjen e tyre, për ndonjë qëllim të caktuar, organizo një tubim për ta.

Qoftë nëse prindëri ka përfunduar leximin e Kuranit, e të ftosh atë që ti dëshiron për një drekë apo darkë të përbashkët, si një gëzim për këtë vepër.

Apo kur prindi shërohet –Allahu i ruajt nga çdo e keqe – e të ftosh mysafirë, nga gëzimi për shëndetin e tij.

GJASHTËMBËDHJETË: Botimin e Kuranit apo të ndonjë libri në emër të tyre.

Në mënyrë që kjo të jetë lëmoshë rrjedhëse për prindërit e tu.

Kush ulet dhe lexon këtë shkrim për “Nënën, e babanë” le të shfrytëzon ditët që i kanë mbetur prindërve të tij, e të mos jetë një ditë ku nuk i gjen e as që gjen kush i zëvendëson ata.

Nëna edhe nëse është plakë, e sëmurë, apo e bezdisur me kërkesat e saja, përkujto se nëse ajo ka nevojë për ty sot, një ditë ti ishe edhe më nevojtar për atë, nëse ajo të kërkon që t’i japësh nga pasuria jote, ajo ty të ka dhuruar prej shpirtit dhe trupit të saj, të ka bartur në barkun e saj, e ishe një gjymtyrë e gjymtyrave të saja që ushqehej me gjakun e saj, e pastaj të lindi me padëshirën e saj, i nxjerrur prej saj ashtu siç nxirret shpirti.

A nuk ke parë një grua shtatëzënë në muajin e nëntë, se si barku i saj arrin deri në fyt, nuk mundet të ecë nga bara e madhe e as që mund të fle?!

Edhe nëse nuk ke parë grua duke lindur, a nuk ke dëgjuar të britmat e saja nga dhimbjet që i shkaktohen?!

A nuk të kanë treguar se çfarë ajo përjeton ?!

Nëse një njeriu të shkakton të dhjetën e këtij ndëshkimi, do të ikje prej tij e do të izoloheshe, kjo nëse ti je i butë me të e nuk i hakmeresh e as që e dëmton, por nëna harron dhimbjet e saj pas disa çasteve të daljes së fëmiut, pastaj e afron në gjoksin e saj, e ndjen që sikur shpirti i saj gati se dëshironte të dilte tani iu kthye, e i jep të pijë nga gjiri i saj, e ai fëmijë forcohet e nëna dobësohet.

Përkujto se nuk ke kaluar një ditë të jetës tënde vetëm se u është pakuar atyre një ditë e jetës, ti nuk ke arritur rininë tënde pos pasi ata kanë humbur rininë e tyre, dhe se nuk ke arritur këtë fuqi derisa ata nuk i kaploi dobësia.

Ai i cili ë do ty, si person, sado që ndrrohet gjendja yte, është prindi.

Ai i cili ka nënën apo ka babanë, i është hapur atij dera e xhenetit, e kush ai i cili kalon përreth derës së hapur të xhenetit dhe nuk hyn në të?!

Ishte një gjest shumë i këndshëm atë që e kishte shkruar një njeri në veturën e tij; (SA E MADHE QË JE OJ NËNA IME)

829

Sami Al Musejtir

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 2574